Justifikimi me fjalën: “Për këtë çështje ka ihtilaf" Sot - TopicsExpress



          

Justifikimi me fjalën: “Për këtë çështje ka ihtilaf" Sot vëren shumë njerëz, të cilëve kur t’u thuash se një çështje është e ndaluar, ata thonë: “Ka mendime të ndryshme rreth kësaj.” Ata divergjencat (ihtilafin) e marrin si justifikim për bërjen e veprave që i bëjnë, madje edhe nëse ato janë në kundërshtim me argumentin. Atëherë, cili është dallimi mes njerëzve të këtillë dhe Ehlul Kitabit, të cilët i bënë rabinët dhe murgjit e tyre zota krahas All-llahut?! Këta njerëz e kanë obligim t’i frikohen All-llahut dhe ta dinë se prania e ihtilafit në një çështje nuk ua bën atyre të lejuar ta kundërshtojnë argumentin. Tani sheh shumë injorantë se si hulumtojnë për fjalë të incizuara në kompjuter, të cilat transmetohen nga librat e ihtilafeve, në mënyrë që të përgjigjen (japin fetua) sipas mendimit që pajtohet me ëndjet e tyre, duke mos bërë dallim mes mendimit që ndërtohet mbi argument të vërtetë dhe atij që nuk ka argument. Këtë e bëjnë ose për shkak të injorancës së tyre, ose duke e pasuar ëndjen dhe epshin që e kanë në vete. Injorantit nuk i lejohet të flasë rreth Sheriatit të All-llahut, duke u bazuar në atë që e ka lexuar ose që e ka parë në një video. Ai nuk mund ta dijë se sa është e vërtetë ajo fjalë dhe çfarë mbështetje ka ajo në Kur’an ose Sunnet. Shkroi: Salih ibën Feuzan elFeuzan Anëtar i Komitetit të Dijetarëve të Mëdhenj
Posted on: Sat, 29 Jun 2013 21:06:26 +0000

Trending Topics



kiewicz z Fotopolis.pl perfekcyjnie i ciekawie
DISCO International, Inc. presents: ---New York Career Forum
Hello there future fur-parents :) ♥♥ Zaida
Great is Your Faithfulness Lam 3:20-26 My soul continually
*.:..:.* VALUE WHAT IS YOURS! *.:..:.* The owner of a small
udz4srhwDkahxzfn

Recently Viewed Topics




© 2015