Justini I 518-527 Justini ishte me origjinë ilire nga Dardania. - TopicsExpress



          

Justini I 518-527 Justini ishte me origjinë ilire nga Dardania. Prokopi Cezares te “Historia e Fshehtë” na tregon origjinën e tij kur thotë se “Kur Leoni ishte perandor në Bizant, 3 fshatarë të rinj ilirë Zimarhu, Ditivisti dhe Justini nga Bedriana, mbasi luftuan për një kohë të gjatë në atdheun e tyre me vështirësitë e varfërisë, duke dashur të shpëtonin prej tyre, vendosën të hynin në shërbim ushtarak. Ata u drejtuan në këmbë dhe arritën në Bizant me torba në krahë në të cilat kishin futur nga shtëpia vetëm bukë thatë. Ata u pranuan në ushtri dhe perandori i zgjodhi për roje të oborrit se kishin një trup të mrekullueshëm”. Pasi u fut në ushtri, Justini u bë komandant i Gardës perandorake, dhe me zgjedhjen e ushtrisë e miratimin e popullit e Senatit u bë perandor. Kështu, nga një fshatar me një copë bukë thatë në torbë u bë perandor i fuqisë më të madhe ushtarake të botës së atëhershme. Justini nuk dinte shkrim e lexim, por u kujdes shumë që nipi i tij, Justiniani, të merrte të gjithë arsimimin e nevojshëm, dhe e afroi në pushtet sa qe vetë gjallë. Justini uli tensionin midis kishës së lindjes dhe të perëndimit duke hyrë edhe vetë në negociata. Në përgjithësi ishte tolerant për çështjet e fesë, pavarësisht se në perandori kishte shpërthyer një konflikt i madh fetar. Adm. B.SH.
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 06:02:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015