Juve përgatit rinovimin për 3 yje Këtë verë mund të - TopicsExpress



          

Juve përgatit rinovimin për 3 yje Këtë verë mund të derdheshin 80 milionë euro kash në arkat e Juventusit. Mjaftonte një miratim i Anjelit dhe Marotës për shitjet e Vodal e Pogba. Reali i Madridit ishte gati të paguante paketën e plotë, ndërsa vetëm për Vidal ishin interesuar në kohë të ndryshme dhe Bajerni i Mynihut, Paris Sent Zhermen dhe Monako, të gjithë me një cek prej 40 milionë eurosh në dorë. Ishte kjo ndoshta dhe goditja e vërtetë në merkaton e kampionëve të Italisë, injorimi i shifrave të tilla në këto kohë duket si dicka në kufijtë e papërgjegjshmërisë, por projekti i Juventusit është dicka serioze, i fortë falë një kaste drejtuese inteligjente në merkato dhe një trajneri si Antonio Konte i aftë të dyfishojë thuajse menjëherë cdo investim në planin teknik. Pa ndihmën e ndonjë shitjeje të bujshme te bardhezinjtë mbërritën Tevez, Llorente dhe Ogbona, përpos një sërë talentesh të rinj ku spikasin Gabiadini dhe Zaza që u dërguan për tu pjekur në provincë. Merkato solide ndoshta ende e pamjaftueshme për të anulluar diferencën me më të mëdhatë e Europës, por me siguri e mjaftueshme për të ruajtur distancat në Itali. Hopi cilësor në nivel ndërkombëtar është parashikuar për verën e ardhshme, kur më në fund edhe Juventusi mund të nënshkuajë një cek prej 30 milionë eurosh për një futbollist. Zgjedhja për të ndaluar cdo sulm ndaj kampionëve të skuadrës mbart me vete edhe një sforco ekonomike. Kjo pasi tani në mënyrë të paevitueshme duhen riparë kontratat e Vidal e Pogba. Kiliani që sot fiton 2.8 milionë euro në sezon do të katapultohet në serinë e futbollistëve me pagat më të larta në skuadër. Një hap të rëndësishëm financiar përpara do të bëjë edhe Pogba i cili vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm dhe nga titulli botëror i 20 vjecarëve me Francën ku ishte protagonist absolut. Vidal i cili ka shënuar 24 gola që nga vera e 2011 deri më tani, por flet me klubin për rinovimin prej disa javësh. Akordi nuk është ende total, por palët janë te detajet dhe lajmërimi zyrtar për rinovimin mund të vijë menjëherë pas Inter-Juve. El Guerrerroia do të përfitojë 5 milionë euro plus bonuset në sezon deri në vitin 20018.
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 13:50:56 +0000

Trending Topics



091508840684">The awful thing is that so many people will not only never
min-height:30px;">
Cou lumelisa WANGA futhi na muzusi.!percy makanise na mpharasi

Recently Viewed Topics




© 2015