"Juventus, Napoli, Milan dhe Fiorentina kanë diçka më shumë se - TopicsExpress



          

"Juventus, Napoli, Milan dhe Fiorentina kanë diçka më shumë se ne, por do të luftojmë me të gjithë. Unë nuk kënaqem me vendin e tretë". Këto janë fjalët e Walter Mazzarri, trajnerit të ri të Inter, i cili i ka premtuar tifozëve zikaltër se në muajin tetor do të shihet puna e tij me ekipin. Në një intervistë për "La Gazzetta dello Sport", Mazzarri theksoi: "Presidenti Moratti nuk më ka vënë asnjë objektiv, nuk më ka kërkuar renditjen në tre vendet e para. Ne kemi për detyrë që të parakalojmë ekipe si Juve, Napoli, Milan e Fiorentina, por deri ku do të shkojmë, të shohim. Unë parimisht nuk firmos për vendin e tretë".
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 13:13:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015