Juventus-Real, tjetër hap përpara për Gonzalo Higuainin Dje, - TopicsExpress



          

Juventus-Real, tjetër hap përpara për Gonzalo Higuainin Dje, rreth orës 16:50 të pasdites, në një nga restorantet luksozë në brendësi të stadiumit “Santiago Bernabeu”, presidentët dhe drejtuesit e lartë të Juventusit dhe Realit të Madridit kanë drekuar për të mbajtur të gjallë mundësinë e një transferimi të Gonzalo Higuainit në Torino. Pas diçka më shumë se një ore, sërish nuk ka pasur asnjë zyrtarizim të kësaj marrëveshjeje të mundshme, por palët duket se kanë bërë një tjetër hap përpara dhe gjatë kësaj vere mund të kenë bisedime të ndryshme në lidhje me objektiva të përbashkët. Për sa i përket çështjes “Higuain”, presidenti bardhezi, Andrea Anjeli, ka treguar këmbëngulje në lidhje me sulmuesin argjentinas, por sërish distanca mes kërkesës së Realit (30 milionë euro) dhe ofertës së Juventusit (22 milionë euro) është ende pak e madhe. Por të dyja palët janë optimiste që gjithçka mund të zgjidhet shpejt, sepse nga ana tjetër, numri një i nënkampionëve të Spanjës e ka pranuar kërkesën e torinezëve që shifrën për Higuainin ta paguajnë në këste të barabarta në katër vitet e ardhshme. Me pak fjalë, teksa Perez pranon që të bisedojë kushtet e pagesës, mundësitë për të parë 25-vjeçarin me fanellën e kampionëve të Italisë sezonin e ardhshëm, janë të mëdha. Por, nga ana tjetër, edhe vetë “bosi” i Realit nuk është ulur në tryezë me Anjelin për të dëgjuar ofertat e tij, pasi madrilenëve u pëlqejnë mesfushorët Arturo Vidal dhe Pol Pogba, por dy juventinët janë të pashitshëm, kundrejt çdo shifre. Në dalje të këtij takimi, që parapriu miqësoren e bamirësisë mes ikonave të së kaluarës së këtyre dy klubeve, drejtori i përgjithshëm bardhezi, Xhuzepe Marrota, ka qëndruar me këmbë në tokë: “Në të ardhmen do kemi të tjera takime me Realin për Higuainin. Për momentin, bisedimet janë pezull, duke qenë që spanjollët janë ende në pritje të trajnerit të ri. Sapo ky rol të ketë një emër zyrtar, atëherë ne do ritakohemi me presidentin Perez, pasi fundja Higuain mund të vendosë të qëndrojë sërish në Madrid, ndonëse ne kemi treguar edhe njëherë tjetër dëshirën tonë të madhe për të blerë futbollistin”.
Posted on: Mon, 10 Jun 2013 18:03:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015