Juventus përshpejton negociatat për Menez I hequr nga merkato - TopicsExpress



          

Juventus përshpejton negociatat për Menez I hequr nga merkato dhe më pas i rinxjerrë në shitje në harkun e 24 orëve. Jeremi Menez, të cilit i skadon kontrata me Paris Saint-Germain duket se nuk bën pjesë më në projektin e trajnerit Laurent Blanc. Talenti francez është prej kohësh në krye të listës së merkatos së drejtuesve të Juventus, të cilëve ua preu hovin saktësimi i presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi i cili deklaroi, - “Në janar nuk do të shesim asnjë futbollist, ky është një mesazh për të gjithë klubet, por situata përmbyset krejtësisht me deklaratën e trajnerit të kampionëve të Francës, Laurent Blanc. “ Menez ka një situatë kontraktuale që e favorizon. Nëse dëshiron të largohet, në janar mund të gjejë akordin me cilindo klub”. Për të arritur te Menez Juventusi duhet të mposhtë konkurencën e disa klubeve, ( mbi të gjithë të Liverpulit, ndërsa brenda kufijve të Italisë duhet të bëjë kujdes nga Milani), oferta e Marotës nuk do ti kalojë 3 milion eurot, para që administratori i deleguar i Juventusit shpreson ti rikuperojë me shitjet e të paktën dy prej lojtarëve që ka nxjerrë në merkato, De Ceglie, Peluso, Padoin dhe Isla. Në rast se do të arkëtonte një shumë më të rëndësishme, ( shitja e Islas mund të shtojë 5-6 milionë euro), nuk përjashtohet edhe një tentativë për Lucas. Ndërkohë në Portugali, e përditëshmja (A Bola) flet për një shkëmbim mes Vuçiniç dhe Nanit të Manchester United.
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 11:03:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015