KALORËSI I KATËRT I APOKALIPSIT SHFAQET NË EGJIPT. Gjatë - TopicsExpress



          

KALORËSI I KATËRT I APOKALIPSIT SHFAQET NË EGJIPT. Gjatë transmetimit të situatës në Kairo, kryeqytetin e Egjiptit, nga kanali EuroNews në 3 Shkurt 2011...mund të shihet një “kalorës” mbi një “kalë” fantazmagorik duke përshkruar manifestuesit në një lëvizje përpjetë. Shumë persona besojnë se bëhet fjalë për kalorësin e katërt të apokalipsit, të përmendur në librin e Apokalipsit, Kapitulli 6 Vargu 7dhe 8 që thotë si më poshtë: Hapja e gjashtë vulave të para 6,7 Kur ai hapi vulën e katërt, dëgjova zërin e qenies së katërt të gjallë që thoshte:”Eja dhe shiko” 6,8 Dhe unë pashë, dhe ja një kalë i zbehtë; dhe ai që e kalëronte emrin e kishte Vdekja, dhe Hadesi vinte pas tij. Dhe iu dha atyre pushtet përmbi një të katërtën e dheut, të vrasin me shpatë dhe me zi buke e me vdekje, dhe nëpërmjet bishave të dheut. Një shpjegim shkencor do të ishte që figura mund të jetë shfaqur që nga brenda një banese nga ndonjë ndërtesë pranë, dhe drita e verdhë që shohim duke lëvizur të jetë reflektimi i xhamit të dritares, por kjo teori nuk është provuar. Kjo shfaqje mahnitëse është krejtësisht një mister tani. Këto imazhe janë shpërndarë pa pohuar ose pa mohuar legjitimitetin e përmbajtjes së tyre. SHËNIM: Hadesi – Ky term në Bibël gjen këtë shpjegim: Hadesi si term do të thotë vend i padukshëm. Është vendi i qëndrimit ose banesa e nëndheshme e të vdekurve deri në kohën e gjyqit. Në latinisht është quajtur infernum (fjalë për fjalë vend nën tokë), dhe në shqip ferr. Hadesi është vendi i përkohshme i vuajtjeve që nga vdekja deri te gjyqi i fundit, i cili është caktuar për të liqtë, të cilët do të flaken pastaj në Gehena (Mateu 5.22:29; 23.15:33; Marku 9.43:45:47 etj.) ose në liqenin e zjarrtë (Apokalipsi 19.20; 20.10:15; 21.8). Sipas shkrimeve të Dhiatës së Re, ka dy vendbanime të përkohëshme për frymët dhe shpirtërat e të vdekurve, në pritje të ringjalljes dhe gjykimit (Apokalipsi 20.5:6:12:13) ata janë: a. Parajsa (Luka 23.43) ose të banosh me Zotin (2 Korintasve 5.8), që është vendi ku janë frymët dhe shpirtërat e të shpëtuarve; b. Hadesi, në kuptimin e ferrit ose vendi i përkohshëm i mundimeve (Luka 16.23). Termi Hades është përdorur katër herë në Ungjijtë dhe gjithnjë nga zoti Jezus ( Mateu 11.23 dhe 16.18; Luka 10.15 dhe 16.23). Ndërsa në dy pjesë të Veprave të Apostujve është thënë se shpirti i Krishtit nuk është lënë në Hades (Veprat 2.27:31). Tek Apokalipsi 1.18 vetë Jezusi pohon se ka çelësat e vdekjes dhe të Hadesit.
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 18:04:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015