KOMISIONI I MEDIA NIS PROCEDURAT PER SHKARIMIN E ENDIRA - TopicsExpress



          

KOMISIONI I MEDIA NIS PROCEDURAT PER SHKARIMIN E ENDIRA BUSHATIT.SPASTRIME EDHE NE RTSH. Fitorja historike e 23 qershorit do të çlirojë nga militantët e qeverisë Berisha, Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe Radio Televizionin Shqiptar. Në ditën e parë të punës për këtë legjislaturë, Komisioni parlamentar i Medias ka nisur procedurat për shkarkimin e kryetares së AMA, Endira Bushati nga detyra e kreut të AMA si dhe fillimin e procedurës për shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTVSH dhe emërimin e këshillit të ri, nga i cili do të zgjidhet dhe drejtori i RTVSH. Ka qenë deputeti socialist, Alfred Peza, që në mbledhjen e Komisionit të Medias ka kërkuar shkarkimin e Endira Bushati si dhe shkrirjen e KDRTSH. Kërkesa e Pezës vjen pasi anëtarëve të këtyre institucioneve u ka përfunduar mandati, por gjatë punës së tyre janë vërejtur shkelje ligjore. Sa i takon anëtarëve të KDRTSH, pritet të largohen Agron Tufa, Gjergj Xhuvani, Ilir Nikolla, Marjan Brakaj, Besnik Dizdari, Fatmir Braka, Artan Minarolli, të cilëve u ka mbaruar mandati më datën 28/7/2011. Ndërsa anëtarëve Robert Rakipllari, Petrit Ymeri dhe Lorenc Vangjeli u ka mbaruar mandati më datën 27/9/2012. Përveçse AMA ka funksionuar me tre vende vakante, deputeti socialist vë në dukje se kryetarja e AMA duhet të shkarkohet pas ndryshimit të mazhorancës. “Ka edhe një moment tjetër, që ne duhet të bëjmë dhe ndryshimin e kryetares së AMA-s, pasi sipas këtij raporti lind një interpretim juridik, sepse nuk ka përputhje midis balancës së ligjit të ri që kërkohet. Pra, 3 nga shumica dhe 3 nga pakica e anëtarëve të AMA-s dhe kryetari nga mazhoranca”, u shpreh Peza. Gjykimin e tij Peza e bazon në ligj, i cili përcakton që kryetari i AMA-s do të jetë nga mazhoranca, ndërsa nënkryetari nga pakica. Partia Socialiste akuzon Endira Bushatin se ka dhënë licenca në favor të klientëve të pushtetit. “Ajo ka dëshmuar klientelizëm të skajshëm në dhënien e licencave për operatorë afër pushtetit dhe diskriminimin e tregut duke e vënë në kushte të pabarabarta. Disa frekuenca kombëtare u zaptuan dhe legalizuan, të tjerëve u ndalohen dhe licenca lokale duke u vënë në shërbim të një grupi mediatik si ushtarë”, deklaroi Peza.
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 12:27:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015