KOSOVA SI ATDHE SERB DHE KOSOVA SI ATDHE TURK (Një koment - TopicsExpress



          

KOSOVA SI ATDHE SERB DHE KOSOVA SI ATDHE TURK (Një koment paszgjedhor) 1. Kush tha se nuk paskan të drejtë serbët dhe turqit ta duan Kosovën? Dhe si e duan?! Si qytetarë të barabartë të Kosovës?! Si atdhedashës të Kosovës?! E po, pas zgjedhjeve u dashka tu kërkojmë falje serbëve (një pakice absolute) dhe turqve (turqit nuk mund të quhen as pakicë, sepse këto nuk kanë qenë e as janë troje të tyre etnike); tu kërkojmë falje Kosovës serbe, si atdhe serb, dhe Kosovës turke, si atdhe turk: Na falni, ne kemi menduar se Kosova është e qytetarëve të saj, se në Kosovë shumica janë shqiptare, prandaj, mbi të gjitha, është shqiptare! Kosova fitoi nëntë komuna me kryetarë serbë, dhe ku zyrtarët serbë nga Serbia haptas e shpallnin: Kosova është Serbi! 2. Me këto parti serbe (me parulla të ngjashme), bënë koalicione të frytshme partitë shqiptare fitimtare, duke i dhënë zjarr patriotizmit serb! Por apetitet ndaj Kosovës erdhën edhe nga Turqia pikërisht në kohën e fushatës, ku Erdogan shpalli: Kosova është Turqi. Dhe në delir masa turke (shqipfolëse), duatrokiti, e entuziazmuar deri në delir, duke u dhënë zjarr patriotik turk thënieve të Erdoganit, duke ia mësyrë për ta marrë Prizrenin (nga kush e ndaj kujt) dhe, bie fjala, ia mësynë për ta marrë edhe Gjakovën (nga kush e prej kujt). Koalicioonet ndodhën me partitë kryesore shqipfolëse serbe-turke-gorane-muslimanoboshnjake. Fitoi dhe ndonjë kryetar turk në një komunë shqipfolëse turke! 3. Kosova u shndërrua në toka të metohos-it (në toka të kishave serbe) dhe në trashëgimi turke (me xhami sulltanësh, pashallarësh e bejlerësh turq, me tyrbe turke, me varre turke, hamame turke e kalldrëme turke). Shqiptarët e Kosovës tashmë janë shpallur qiraxhinj të Kosovës, që jetuakan në trashëgimi të huaj!!! Demokraci është pra, kjo, pash nderën! E ku ka gjë më stë shtrenjtë se atdhedashuria: se atdhedashuria turke e se atdhedashuria serbe?! Prandaj, tiu kërkojmë falje serbëve dhe turqve: Kosovës si atdhe serb dhe Kosovës si atdhe turk, mbasi Kosova është Serbi dhe mbasi Kosova është Turqi. pb
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 14:37:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015