KRYETARI MUSTAFA NË GJILAN: NE NUK BËJMË DALLIME SIKUR - TopicsExpress



          

KRYETARI MUSTAFA NË GJILAN: NE NUK BËJMË DALLIME SIKUR PUSHTETARËT AKTUALË Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë në Gjilan se me fitoren e LDK-së sivjet në shumicën e komunave dhe vitin e ardhshëm në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, nuk do të ketë dallime në trajtimin e komunave, siç po bëjnë pushtetarët aktualë, por do të ketë trajtim të barabartë dhe dinjitoz të të gjithë qytetarëve të Kosovës. “Nuk kam ardhur këtu që t’ju premtoj para, siç po bëjnë disa, thuajse ato janë para të tyre private, por kam ardhur t’ju them se ne bashkërisht mund ta bëjmë fitoren në Gjilan dhe në Kosovë. Ne nuk jemi sikur këta që janë në pushtet, ne do të respektojmë çdo komunë, çdo fëmijë, çdo të moshuar, invalidët e luftës, veteranët e luftës, do të respektojmë punën për ta ndërtuar ardhmërinë e Kosovës”, tha kreu i LDK-së. Mustafa i ka dhënë mbështetje të fortë kandidatit të LDK-së, për Gjilanin, Lutfi Hazirit dhe këshilltarëve për Kuvendin Komunal. “Jam shumë i bindur se Lutfi Haziri do të jetë kryetar i komunës, sepse kjo është zgjidhja më e mirë për qytetarin e Gjilanit, është një njeri i cili ka qenë kryetar i suksesshëm i kësaj komune, i cili ka lënë vepra në komunë, ka qenë ministër i suksesshëm, ka qenë Zëvendëskryeministër i suksesshëm dhe tani është deputet i suksesshëm”, ka thënë Mustafa. Ai ka shtuar se është fat për LDK dhe qytetarët e Gjilanit, që kemi një kandidat të tillë për kryetar komune dhe kam besimin shumë të madh se kandidatët për këshilltar të komunës së Gjilanit që ju i keni propozuar janë kandidatët të cilët në mënyrën më të mirë do t’ju përfaqësojnë në qeverisjen e ardhshme. “Me këta këshilltarë ju do të arrini ta realizoni planin e paraqitur nga Lutfi Haziri si kryetar i ardhshëm i komunës së Gjilanit. Gjilani është shembull i kultivimit të traditës familjare, i respektimit të fesë, i respektimit të punës, i respektimit të Kosovës. Ne do të punojmë bashkërisht që sivjet ta fitojmë Gjilanin dhe komunat tjera, dhe pastaj ta fitojmë edhe Kosovën”, tha kryetari Mustaga. Kandidati i LDK-së, për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se qeverisja e keqe aktuale në këtë komunë po i injoron gjilanasit me arrogancën e pushtetit, me paranë publike, të cilën e ka përvetësuar si kartelë private, klanore, madje edhe më keq me krim të organizuar. “Edhe 27 ditë do të numërojmë prapstë për ta ndërruar këtë pushtet të keqqeverisjes, kësaj partie abuzive që Gjilanin identifikon me depresion ekonomik, me depresion të thellë politik, me mbi 7 milionë euro borxhe dhe me borxhin më të madh ndaj qytetarit të Gjilanit”, ka thënë Haziri. Ai ka thënë se me qeverisjen e tij do të mbrohen bizneset dhe prodhimi vendor, do të ulen taksat komunale dhe do të hiqet taksa për qytetarët e Luginës së Preshevës. “Nga 14 mijë të punësuar në Gjilan, 9000 janë të rrezikuar e të papunë. Në veçanti këto gjashtë vite, janë ato që i kanë dhënë vulën e depresionit ekonomik. Gjilani do t’ju kthehet gjilanasve nga LDK-ja”, ka thënë ai. Një pjesë të madhe të programit të tij zhvillimor Haziri ia ka kushtuar bashkëpunimit ekonomik ndërmjet kësaj komune dhe Luginës së Preshevës.
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 19:55:40 +0000

Trending Topics



yle="min-height:30px;">
Memorial Day Weekend in Las Vegas is making getting tickets more
Its time to get SERIOUS about SATURDAY. Put it in the books!!
Relations of ownership may explain why Soccer federations are so

Recently Viewed Topics




© 2015