KUJTIM SPAHIVOGLI ….....Nje jetete tere nuk kam per ta - TopicsExpress



          

KUJTIM SPAHIVOGLI ….....Nje jetete tere nuk kam per ta harruar kete njeri se cfare ka bere per mua.Shume e shume hapa ne art i kam prejtije..... ….....Eh,sa e sa kujtime me profesorin,pedagogun,atin tim shpirteror te artit skenik.Me shume e shume si Nand Rada,Fitim Makash,Bashkim Rada,e tjer dhe sidomos me Pellumb Decollin sa kujtime na kan lidhur.Te flasesh per Kujtimin duhet nate e gjate dimri... Por ajo nate qe kalova me te atje ne Fier,ne dhomen e barakes se kantjerit ku realishte ishte internuar,do te me mbetet e pa harruar.Ajo dhome e vogel me dy krevate,kitara e varur ne mure,librat dhe dramat qe kishte shkruar,dhe sidomos ai kazan gjys i kallaisur ku rrinin dy minje te bardhe.Gjithmon e gjithmon me cfaqet para syve ajo kartolin e sajuar nga ai vete per ditelindjen e se bijes.Ditelindje qe ai nuk mundi ta uroi dote. Ehhh.Cfare nuk biseduam ate nate deri ne 5 te mengjezit.Ku nuk shkuan e nga nuk erdhen fjalet, kujtimet,ngjarjet.koherat,njerzit ,studentet,aktoret,koleget dramat,komedit,e sidomos e sidomos enderrat per vajzen e tij qe,sic perseriste me krenari gjithnje”...me ngjan koke e kembe”.Pa le per “te ardhmen”...Ehhh...Ne thellsi te shpirtit,fshehurazi,me pikonte nje pikellim i llahtarshem kur e degjoja se ckish shkruar,sidomos per skenen. Komedi,drama, piketuar teatrot,gjetur skenografet,caktuar aktoret...Si nuk e mbaj mend ate njeri kurr pa entuziazmin e tije feminor dhe te qeshuren bubullitese... .Vetem per tre tema,me heshtjen tij,ndaloi kategorikishte te “shkonte” qofte dhe llafi me i vogel:Per “denimin” e tij,per shoket qe e “anetemuan” dhe per gruan qe e braktisi.Per kete te fundit bile,ne nje moment drejtoi ate gishtin e tij tregues tek ane e majte e ballit dhe sikur donte te trokiste ne nje porte e goditi tre here dhe duke mi ngulur syte peshperiti: ”Degjo Cerme.Ka gjera ne jete qe mendohen gjate por detyrohen te priten shkurt.Gjera qe fatkeqesisht ndahen dhe mjerishte nuk ngjiten dot me”.... . .....Kur u ndame ne 5 te mengjezit sepse vinin puntoret me percolli deri tek porta e kantjerit,me perqafoi dhe me peshperiti:”Ike,ike..Ike se nuk ishte mire te na shohin te dy sidomos per ty o Cerme Elbasani,se mua,me ka marr lumi...Ika dhe nuk e ktheva koken nga pase.Se kisha pare ate njeri te lotuar dhe...nuk doja te shihja... (Me shkurtime) A.Cerma...
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 03:19:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015