KULTURA DHE PLANIFIKIMI URBAN NË PRIZREN E mërkurë, 23 tetor - TopicsExpress



          

KULTURA DHE PLANIFIKIMI URBAN NË PRIZREN E mërkurë, 23 tetor 2013, në 11:00 – Restaurant Marashi, Prizren EC Ma Ndryshe nis ciklin e debateve “Planifikim urban me pjesëmarrje”. Qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të 28 fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në raport me planifikimin urban. Debatet do të jenë forume të avokimit publik ndaj qeverisë lokale, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të grupit përkatës të komunitetit, komunës, shoqërisë civile, medias, qeverisë qendrore dhe ekspertë të planifikimit urban. Ky cikël i shtatë debateve realizohet në kuadër të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës...” që përkrahet nga Olof Palme International Center, e cila mbështetet nga Qeveria e Suedisë. Debati i gjashtë i ciklit “Planifikim urban me pjesëmarrje” mbahet më 23 tetor 2013 (e mërkurë), në Restaurant Marashi në Prizren duke filluar nga ora 11:00. Fokusi i debatit të gjashtë është gjendja e komunitetit të kulturës në Prizren dhe sfidat e tyre në raport me planifikimin urban. Për të diskutuar mbi temën “Kultura dhe planifikimi urban në Prizren”, EC Ma Ndryshe ka ftuar Z. Veton Nurkollari (Drejtor artistik i Doku Fest-it) dhe Z. në cilësinë e panelistëve. Çështjet për të cilat do të diskutohet në këtë debat janë: planifikimi dhe zhvillimi kulturor, strategjia kulturore, konservimi i integruar/trashëgimia kulturore, zhvillimi ekonomik dhe turizmi kulturor, infrastruktura kreative (artistike). Gjatë debatit do të prezentohet edhe analiza “Planifikim urban për qytetarët”, e cila përmbledh rezultatet e anketës me 500 respondentë në Prizren mbi planifikimin urban. Ju faleminderit për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj. Ju mirëpresim
Posted on: Tue, 22 Oct 2013 15:09:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015