KUPTIMI DHE PËRKUFIZIMI I QEVERISJES LOKALE Qeverisja lokale - TopicsExpress



          

KUPTIMI DHE PËRKUFIZIMI I QEVERISJES LOKALE Qeverisja lokale paraqet një çështje mjaft të ndërlikuar, si nga këndvështrimi i shkencës politike të drejtës publike e asaj kushtetuese, ashtu edhe nga këndvështrimi i realitetit politik e ekonomik. Në shkencat shoqërore e në veçanti në ato ekonomike, juridike e politike, ekzistojnë mendime të ndryshme në lidhje me përmbajtjen dhe kuptimin e qeverisjes lokale. Kjo ndodh, sepse termi me të cilën emërtohet kjo strukturë e organizimit dhe funksionimit të shoqërisë është e ndryshme dhe paraqitet në forma të ndryshme në vende të veçanta. Në literaturën angleze, kjo strukturë dhe dukuria e saj, si rregull quhet vetëqeverisje lokale (local government) dhe jo qeverisje lokale (selfgovernment). Kuptimi “selfgovernment” është më i gjerë se kuptimi “local government”. Nga analist, studiues, ekonomist, politolog përdoret edhe termi “vetadministrim lokal” dhe ky term në gjuhën tonë ka filluar të përdoret vonë. Kurtesh Saliu në lidhje me këtë, në librin e tij, “E drejta kushtetuese”, në kapitullin “Vetëqeverisja” shkruan: “... në bisedimet në Tiranë në vitin 1973, lidhur me “Fjalorin terminologjik juridik serbokroatisht-shqip” (që ishte hartuar në Fakultetin Juridik të Prishtinës), kemi përcaktuar dy termat veç e veç: “vetëqeverisje”-“samoupravljanje” dhe “vetadministrim”-“smaouprava” dhe kjo është bërë më tepër, si rezultat i nevojave tona në Kosovë.” Termi vetadministrim përdoret në fushën e politikës ekonomike dhe shumë rrallë në atë të politikës juridike. Pra, jemi të bindur se termi “vetëqeverisje lokale” është më përshtatshëm dhe në kuptimin politik, mund të përfshihen të gjitha format e paraqitura, përkundër faktit të përdorimit të termit “vetadministrim lokal”. Vetëqeverisja lokale, me rastin e paraqitjes dhe të zhvillimit të saj në Angli, e sidomos më vonë, në SHBA ka nënkuptuar dhe përfshirë, jo vetëm administrimin dhe ushtrimin e punëve lokale, por edhe sferën e rregullimit të jetës në komunitet. Në gjuhën frënge dhe italiane, nuk ekziston termi i përshtashëm për vetëqeverisjen lokale. Termi që përdoret për të emërtuar këtë strukturë dhe dukurinë e saj të organizimit dhe funksionimit të komuniteteve, në Francë e Itali është “Qeveria lokale”, ndërsa në Zvicër “Autonomi lokale”, të cilat, sipas konteksit në fjali përkthehen edhe qeverisje apo vetëqeverisje lokale.
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 11:57:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015