KUR MUND TË SHIHET GJINIA E BEBES SUAJ? nga Dr.Memli - TopicsExpress



          

KUR MUND TË SHIHET GJINIA E BEBES SUAJ? nga Dr.Memli Morina Shumë prindër duan që ta dinë gjininë e bebes së tyre përpara se ajo të lindë. Gjinia mund të shihet qartë në ekzaminimin ultrasonografik të trimestrit të dytë (java 20 e shtatzënisë). Në këtë periudhë shihet qartë dallimi midis bebes djalë dhe bebes vajzë. Më vonë gjatë shtatzënisë ky dallim bëhet akoma më i qartë, sepse shtohet vëllimi i lëngut amnial dhe beba nuk i mban kofshët të bashkuara. Gjinia e bebes përcaktohet nga genet të cilat i trashëgon nga prindërit. Në fazat e hershme të zhvillimit embrional, fryti i gjinisë mashkullore dhe femërore nuk dallojnë mes veti. Në këtë periudhë të gjitha embrionet kanë një të ngritur që quhet protuberanca genitale. Nëse beba është djalë, testosteroni fillon të prodhohet në javën e shtatë të shtatzënisë dhe bën që kjo protuberancë të rritet dhe të zhvillohet në penis dhe skrotum. Tek beba vajzë nga kjo protuberancë do të zhvillohet klitorisi dhe labiet. Ky proces zhvillohet në mënyrë graduale. Dallimi midis dy gjinive mund të shihet rreth javës së 11 të shtatzënisë. Në këtë periudhë të gjitha bebet e kanë një të ngritur, por te djemtë kjo e ngritur është më e shprehur dhe mbyll një kënd më të gjerë se 30º me kurrizin e bebes; te bebet vajza kjo e ngritur është më horizontale dhe këndi është më i vogël se 30º. Ky dallim shihet më qartë kur beba është e shtrirë në kurriz. Fotot e mëposhtme janë bërë në javën e 13 të shtatzënisë. Në të dy fotot shihet protuberanca genitale. Në foton e parë shihet se protuberanca genitale mbyll një kënd më të gjerë se 30º, prandaj gjasat më të mëdha janë që të jetë djalë. Në foton e dytë shihet se protuberanca genitale është më horizontale në raport me trupin e bebes, gati paralel me kurrizin, prandaj në këtë foto beba është e vajzë. Në dy fotot e mësipërme shihet qartë dallimi, por ky dallim nuk është gjithmonë kaq i dukshëm. Foto e rradhës është bërë në një shtatzëni në javën 11 deri 13. Protuberanca është horizontale, paralele më kurrizin, prandaj është vajzë, por nga forma duket më shumë si djalë… nuk është aq e lehtë që të thuhet se a është djalë apo vajzë apo jo? Sipas studimeve të fundit, ultrasonistët mund ta caktojnë në mënyrë të saktë gjininë në 46% të bebeve në javën 12 dhe në 80% në javën 13 të shtatzënisë. Në javën 13, beba do të lëvizë më tepër prandaj edhe mund të jetë e vështirë që të “kapet” këndi i volitshëm për të parë gjininë e bebes. Sido që të jetë, nëse ju tregohet gjinia e bebes dhe më vonë del se ka qenë gabim, kjo mund t’ju shqetësojë, prandaj më mirë është që të pritni deri kah midisi i shtatzënisë.
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 15:44:02 +0000

Trending Topics



iv class="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Happy happy Saturday friends and family!!! SYMPTOMS OF INNER
Black Friday Cyber Monday Deal :: Delta Faucet U495D-RB60-PK

Recently Viewed Topics




© 2015