KUR’ANI:Fjalë e Allahut xh.sh. apo vepër e Muhamedit - TopicsExpress



          

KUR’ANI:Fjalë e Allahut xh.sh. apo vepër e Muhamedit a.s. shkruan: Senad Maku “Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të lavdishmit”. (Kur’an: Fssilet 42) “Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket”. (Kur’an: Enbija 18) (1) Prej çështjeve kryesore që kundërshtarët e Islamit janë mundur të hedhin baltë mbi të e të hapin polemika e dyshime rreth saj është çështja e Kur’anit dhe prejardhjes së tij. Disa persona të caktuar me një mendjegushtësi dhe gjykim jo të kthjellët, mundohen që të mbjellin farën e dyshimit mbi autenticitetin (vërtetësinë) e tij si Libër Hyjnorë. Shumë libra dhe revista e paraqesin Kur’anin si një vepër të mendjes njerëzore, krijuar prej një “mashtruesi “të Pejgamberisë. Shpifje dhe keqinterpretime të tilla të fesë Islame hasim edhe në literaturën shqipe. Kohët e fundit janë edhe botimet e shtëpisë botuese “Cakolli” apo “Tenda” e cila luan rrolin e tutorit nga një garniturë antiislame dhe e cila ka botuar një seri librash me përplot shpifje e të pavërteta rreth Kur’anit dhe parimeve të fesë Islame në përgjithësi. Duke i shtuar këtyre edhe një luftë kulturore antiislame nga media të ndryshme etj.. Përpjeket e tyre të jashtzakonshme dhe puna e madhe që kanë kryer ka patur një objektiv të qartë, atë të çoroditjes së njerëzve të thjeshtë e të pafajshëm nën maskën e punimeve shkencore. Shpeshherë qëllimeve të tyre u kanë shërbyer edhe vegla njerëzore që mbajnë emra muslimanë duke u munduar kështu të provojnë se idetë e tyre të krijuara me kaq mund përqafohen edhe prej muslimanëve”të zhvilluar e me horizont”. (2) Disa mundohen të paraqiten përpara masës me maskën Islame, duke menjanuar tekstet e tija, e duke ndryshuar koncepte e parime bazë, për interesa të ndryshme, në shumë raste politike e financiare. Disa të tjerë hedhin dyshime se Muhamedi a.s. duhet të jetë autorë i vetëm i këtij libri, e shumë e shumë shpifje dhe trillime në adresë të Islamit, Kur’anit dhe Muhamedit a.s. Shumë kemi dëgjuar e shumë kemi për të dëgjuar… Kur’ani vet ju përgjigjet këtyrë trillime me një përgjigje të saktë dhe vendimtare, ku Allahu xh.sh. thotë: “Nuk është e logjikshme të mendohe se ky Kur’an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve. Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: “Sillne pra ju një kaptinë të ngjajshme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni”. Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur’anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin dhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve. Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë(Kur’anin), e ka prej tyre edhe asaish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh më së miri kokëfortit”. (Junus 37-40) Teoria më e përhapur midis jomuslimanëve është ajo se Muhamedi është autorë i Kur’anit. Për ta kuptuar pozicionin e tyre është e rëndësishme të mbajmë parasysh se çfarë thotë Kur’ani mbi burimin e tij. Kur’ani tregon qartë, ku thotë: “Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm. Është i zbritur prej Zotit të botëve”. (Vakia 77,80) “E edhe ai (kur’ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili)”. (Shuara 192-193) Por më tepër mënyra se si kjo thuhet të jep përshtypjen se fjalët burojnë nga Krijuesi tek krijesat. Po të shikohen tërë kapitujt, përveç kapitullit 9 fillojnë me formulën: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit. Poashtu arsyeja e cila hedh poashtë tezën se Muhamedi a.s. është autorë i Kur’anit është fakti se ai ishte një njeri analfabet (nuk dinte shkrim-lexim), kjo është edhe një nga gjërat që i sodit më së tepërmi kritikët e Muhamedit a.s. se ai jetoi mes popullit të tij dyzet vjet pa treguar as edhe një herë ndonjë shenjë diturie të madhe. Si mundet atëherë të shpjegohet që ai arriti të krijojë Kur’anin madhështia e të cilit është e pakrahasueshme? Madje fenomenin e analfabetizmit të Pejgamberit Muhamed a.s. e tregon edhe Kur’ani: “Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit”. (Ankebut 48) Atëher si mund të jetë e arsyeshme dhe a mund të pranojë logjika që një analfabet të jetë autorë i një libri kaq madhështorë, plot dituri e përkushtim dhe sfidues i gjithësisë, si Kur’ani? Një njeri i paarsimuar, pa parë derën e shkollës, të sjellë e të predikojë një sistem individual, familjar, shoqërorë, ekonomik dhe juridik të patëmeta, bie në kundërshtim me aparencën mendore e logjike. E sidomos po të jetë ky sistem aq i shkëlqyer sa të zbatohet për shekuj të tërë nga një sërë kombesh miq e armiq midis tyre e të ruajë gjer më sot freskin e vet! (3) Pa dyshim ashtu si dje, edhe sot, është po ai Person i pa shkrim e i palexim që u ka bërë e u bënë sfidë të gjithave ç‘janë shkruar e thënë dijetarëve dhe letrarëve më të mëdhenjë, në të njëjtën kohë, gjithë njerëzimit! Sot, kur pranohet se shkencat, në një këndvështrim, kanë arritur majat, ai u thotë fizikantëve, kimistëve, astronomëve, mjekëve, sociologëve, poetëve e shkrimtarëve, të gjithë njerëzve të shkencës e të letërsisë, kështu: “Bëhuni bashkë e sillni jo shumë, por vetëm një pjesë sa një sure e Kur’anit!”. (4) Ku Allahu xh.sh. i thotë Muhamedit a.s. që thuaj atyre që pretendojnë se Kur’ani është vepër e njeriut: Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin”. (Isra 88) “E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillnie ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqert (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit)”. (Bekare 23) “Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: “Sillne pra ju një kaptinë të ngjajshme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni”. (Junus 38) Apo, pse ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur’anin)”. Thuaj: “Formuloni pra, dhjetë kaptina si ai (Kur’ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahit, po qe se jeni të drejtë (çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!” (Hud 13) Ndryshimi mes mënyrës së shprehjes së Kur’anit dhe mënyrës së shprehjes së Pejgamberit Muhamed a.s. dallohet mjaft lehtë. Ndërmjet stilit shprehës gjuhësor-letrar të Kur’anit dhe stilit të hadithëve-porosive të Pejgamberit a.s., ka një ndryshim aq të madhë, sa që arabët i gjenin të përshtatshme shpjegimet jashtkur’anore të Pejgamberit a.s. ndaj formave të tyre të bisedës dhe dialogut, kurse përballë Kur’anit se merrnin dot veten nga habia dhe mahnitja. Duke lexuar porositë e Pejgamberit, përvijohet pas tyre imazhi i një njeriu që mendon e bisedon i përvuajtur e i përulur me frikën ndaj Allahut xh.sh. Kurse në zërin e Kur’anit ndihet një guxim i lartë, një vizion tronditës e një tingëllim madhështorë. Ndërkaq, është as e mundur dhe as e pranueshme logjikisht që në shprehjen e një njeriu të sendërtohen aty për aty dy stile aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. (5) Këtu tregohet se Muhamedi a.s. është një njeri si të tjerët me dallimin e vetëm, se atij i shpallet relevatë nga Zoti xh.sh., gjë të cilën e pohon vetë Kur’ani: Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë. (Kehf 110) Sikur autorë i Kur’anit të ishte Muhamedi a.s. përse nuk e dëgjuan asnjëher ta pranonte apo ta theksonte vet, një gjë të tillë? Fakte të tjera që hedhin poshtë tezën që Muhamedi a.s. është autorë i Kur’anit është se vetë Muhamedi a.s. korigjohet në veprimet e tija nga Kur’ani. Për këtë do të mjaftonte të përmendej rasti kur Hamza r.a. axha i Pejgamberit a.s. u vra në betejën e Uhudit. Me nxitjen e Hindit, gruas së Ebu Sufjanit trupi i tij u masakrua keq. Kur Pejgamberi a.s erdhi dhe pa çfarë kishte ngjarë ai tha: “Kurr nuk kam ndjerë në shpirt zemërim si ky që po provoj në këto çaste, kur Allahu të më ndihmojë herën tjetër që të fitoj mbi Kurejshët. Betohem se do të masakroj, dërmoj tridhjetë nga të vdekurit e tyre”. Por menjëher pas kësaj atij i erdhi ajeti Hyjnor ku ja tërhjek vërejtjen: “Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë”. (Nahl 126) Dhe është e vërtet se ai nuk e përmbushi kërcënimin e tij, në të kundërtën ai e ndaloi përgjithmon masakrimin e kufomave pas betejës. (6) Në mënyrë të ngjajshme kur Pejgamberi a.s. u plagosë në luftën e Uhudit, ai i mallkoi armiqt duke thënë: “Si mund të begatojë ai popull që plagosë të Dërguarin e Allahut!”. Si përgjigje ndaj këtij mallkimi zbritën ajetet, për tja tërhjekur vëmendjen Pejgamberit a.s. (shih: Ali Imran 128-129) (7) Poashtu shembulli tjetër, kur erdhën disa mushrik të Mekës dhe ia bën disa pyetje rreth ndodhive të padëgjuara në Hixhaz, dhe u zgjodhën për të provuar nëse Pejgamberi a.s. zotronte ndonjë burim diturie mbi gjërat e fshehta dhe të papara. Përgjigja e Pejgamberit a.s. ishte “Nesër do tua them” por ai nuk tha “Po të dojë Allahu”, kur u kthyen ditën tjetër atij iu desh ti largojë dhe kjo gjë vazhdoi 15 ditë më radhë. Atij nuk i ardh asnjë lajm nga Allahu xh.sh., dhe mandej i erdh ajeti që ja tërhjek vërejtjen në form qortimi, nëpërmjet Xhebrailit ku thotë: “Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do të bëj këtë nesër!” Vetëm (nëse i shton): “Në dashtë All-llahu!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)”. (Kehf 23-24) (8) Martin Lings, te vepra e cituar, fq. 77, duke trajtuar domethënien e kësaj pritjeje pak a shumë të gjatë shprehet: “Vonesa e përgjigjes Hyjnore, ndonëse e dhimbshme për Pejgamberin dhe pasuesit e tij, ishte më të vërtet një forcë më e madhe për të. Armiqt e mohuan domethënien e kësaj vonese, por për ata kurejsh që ishin akoma të pavendosur ky fakt ishte një pohim i qartë i asaj se Fjala e Shenjtë i vinte Muhamedit nga Qielli dhe ai as nuk kishte gisht e as nuk mund ta kontrollonte atë. Është e kuptueshme poqëse Muhamedi do të kishte trilluar të gjitha ato çfar kishte thënë më parë, nuk do të ishte vonuar kaq gjatë për këtë trillim të ri, veçanërisht në një çast të tillë ku rreziku qe mjaft i madh”. (9) Në Kur’an, më se 50 vende, Pejgamberit i thuhet “Të pyesin ty për...” dhe i jepen përgjigje që fillojn me urdhërin “Thuaj”. Është krejt e qartë se është Allahu xh.sh. që u jep përgjigje pyetjeve, për çështje të tilla si haramet dhe hallallet e ndryshme, rreth ndodhive të padëgjuara të kaluara, Dhulkarnejni, forma e dhurimit, shpirtit etj.etj., që një njeri e ka krejt të pamundur tu japë përgjigje të specializuara veç e veç, kurr nuk mund të jetë brenda mundësive të një njeriu. Ndërkaq, ndodhte edhe që në rastin e pyetjeve të tilla, Pejgamberi heshte sepse priste ajetin që do ti zbriste si përgjigje. Ndodhte që kalonin ditë të tëra e atij nuk i vinte lajmëtari i qiellit, saqë disa filluan të talleshin me të duke i thënë: “Të la Zoti ty... Hoqi dorë prej teje, etj., derisa zbriti ajeti: “Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur”. (Duha 3) (10) Cili autorë e kërcënon vehten në veprën e vet qoftë edhe në emër të dikujt tjetër ose me gojën e dikujt tjetër? Për më tepër, ndërsa pretendon se flet në emër të Allahut xh.sh., a mund të bëjë ndonjë deklaratë që do t’i sillte dëm pretendimit të vet? Gjithashtu, a fut në librin e vet shprehje akuzuese ndaj vetes? Kurse në Kur’an thuhet: “Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë! Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë. E pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës”. (Hakka 44-46) Në Kur’an Muhamedit a.s. i tërhiqet vërejtja për mospjesmarrësit e fushatës së Tebukut: “Pse u dhe leje atyre?”. (11) Në Kur’an tregohet për martesën me Zejnepen, gruan e Zejdit, gjë që vet Pejgamberi a.s. nuk kishte dëshirë që të martohej me të, por urdhëri qe i tillë që të martohej me të, që ti tregonte se Zejdi nuk është djali i Muhamedit a.s.. Pejgamberi i thoshte “bir” libertit të vet Zejdit, por Allahu xh.sh., me anë të një ajeti, e hoqi birësimin: “All-llahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e as nuk ua bëri gratë tuaja, prej të cilave largoheni me dhihar nëna tuaja, (duke krahasuar shpinën e gruas me atë të nënës), e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që po i adoptoni si të juaj). Këto janë vetëm thënie tuaja që i shqiptoni me gojët tuaja, e All-llahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë”. (Ahzab 4) Poashtu Pejgamberi a.s. do të qendronte për t’ia falur namazin e të vdekurit kreut të hipokritëve, Ibn Thelulit, meqë e njihte për musliman, por e la sepse e paralajmëroi Allahu, ku i thotë: “Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazës) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë”. (Tevbe 84) (12) Të gjitha këto urdhëra apo ndalime të ngjajshme tregojnë se ai kurrë nuk vreponte me kokë të vet, se ai ishte një përfaqësues që vetëm zbatonte urdhërat e Allahut xh.sh.. Edhe sjelljet nuk i ndryshonte sipas vetes, por pas paralajmërimit ose tërheqjes së vëmendjes së Allahut, ku thotë Allahu xh.sh. në Kur’an për Muhamedin a.s.: “Dhe ai nuk flet nga dëshira. Ajo nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet”. (Nexhm 3-4) Dallimi mė i madh midis Kur’anit dhe cilit do libėr tjetėr tė shenjtė tė ndonjė besimi specifik qėndron nė atė se Kur’ani vazhdimisht e pohon origjinėn e tij hyjnore nga Zoti i botės. Nė Kur’an ekzistojnė njė mori shembujsh tė tillė: “Ėshtė e vėrtetė se All-llahu u dha dhuratė tė madhe besimtarėve, kur ndėr ta nga mesi i tyre dėrgoi tė dėrguar qė atyre t’u lexojė shpalljen e Tij, t’i pastrojė ata, t’ua mėsojė Kur’anin dhe sheriatin, edhepse, mė parė ata ishin krejtėsisht tė humbur”. (Ali Imran 164) “A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kur’anin? Sikur tė ishte prej dikut tjetėr, pėrvreē prej All-llahut, do tė gjenin nė te shumė kundėrthėnie”. (Nisa 82) “O ju njerėz! Juve ju erdhi nga zoti juaj kėshilla (Kur’ani) dhe shėrimi i asaj qė gjendet nė krahrorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e mėshirė pėr besimtarėt”. (Junus 57) “Ne nuk tė shpallėm ty pėr tjetėr Kur’anin, vetėm qė t’u sqarosh atyre atė pėr ēka u pėrēanė, (ta zbritėm) qė tė jetė udhėzim e mėshirė pėr njerėzit qė besojnė”. (Nahl 64) Ajete tė tilla janė me shumicė. Pothuajse ēdo sure e Kur’anit e pėrmban pohimin pėr vulėn e autorėsisė sė Allahut xh.sh. Dhe Ai jo vetėm qė e shpalli Kur’anin por edhe duke qenė se ai duhej tė mbetej si mesazh njerėzimit deri nė fundin e kohės, ai duhej tė ruhej ashtu siē ishte shpallur prandaj edhe premtimi i Tij ėshtė i mrekullueshėm: “Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij” (Hixhr 9) (13) Cdo fjalė e Kur’anit dhe jetės sė Muhamedit a.s. e dėshmon prejardhjen e Tij Hyjnore. Karakteri i sinqertė i Muhamedit a.s. nuk lė asnjė fije dyshimi pėr sinqeritetin e tij nė tė pohuarit se Kur’ani ėshtė fjalė e Allahut xh.sh.. Ai veēse kishte qenė i njohur si “i besueshmi- i sinqerti” edhe para se tė thirrej si Pejgamber. Edhe armiqtė e tij mė tė mėdhenj e pranonin ēiltėrsinė e personalitetit tė tij. Aq shumė e kishte fituar Muhamedi a.s. besimin e arabėve politeistė, saqė edhe armiku i pamėshirshėm i tij, Ebu Xhehli, i pati thėnė njė ditė: “O Muhamed, unė nuk po tė them se je gėnjeshtarė, por kėtė fe qė ke sjellė, s’e dua...”. (14) Megjithėse edhe armiqt mė tė tėrbuar me ndėrgjegje e pranonin se Muhamedi ishte profet i vėrtet, e patėn kundėrshtuar vetėm e vetėm pėr egoizėm! Kur’ani thotė kėshtu: “Ne dimė se ty tė brengos ajo qė thonė, e ata nuk tė gėnjejnė ty, por ata mizorė mohojnė argumentet e All-llahut”. (En Am 33) Megjithqė nuk ka nevojė pėr asnjė dėshmi mė tepėr se sa fjala e vetė Allahut xh.sh. qė e konfirmon origjinėn hyjnore tė Kur’anit, sikur edhe karakteri i dėlirė i Pejgamberit Muhamed a.s. i cili na pėrcolli atė. Ne do ti pėrmendim edhe disa fakte tė tjera tė cilat e bėjnė tė besueshėm Kur’anin si tė ardhur nga Zoti. Edhe pėrsa u pėrket njoftimeve tė dhėna kushtuar tė shkuarės e tė sė ardhmes, Kur’ani ėshtė i shkylqyer dhe kategorikisht s’mund tė jetė shprehje njerėzore. Sot, me anė tė zbulimeve tė reja, janė nxjerrė sheshit mėnyra e tė jetuarit tė pupujve tė kaluar, fundi i tyre i mirė apo i keq ashtu siē i pat njoftuar fjalė pėr fjalė shekuj mė parė Kur’ani i Madhėrueshėm. P.sh. te Pejgamberė tė tillė si: Nuhi, Salihu, Luti, Ibrahimi, Musai, Isai (Paqa e Zotit qoftė mbi ta), etj., popujt e tyre, dhe vendbanimet e tyre- secili mė vete nga njė dėshmi e shpalosur pėr tu marrė shembull! (15) Kur’ani na tregon ku thotė: “A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė shohin se si qe pėrfundimi i atyre qė ishin para tyre!?? Ata ishin edhe mė tė fortė se kėta, ata e lėruan tokėn dhe e rindėrtuan atė mė shumė se sa kėta, e rindėrtuan, atyre u patėn ardhur tė dėrguarit e vet me fakte tė qarta. Pra, Allahu nuk ishte qė t’ju bėjė tė padrejtė atyre, por ata vetvetes i bėnė tė padrejtė”. (Rrum 9) “A nuk e kanė tė qartė ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e kėta ecin nėpėr ato vendbanime tė tyre. Nė gjurmėt e atyre ka fakte pėr ata qė kanė arsye tė shėndoshė”. (TaHa 128) “Secilin prej tyre e kemi dėnuar pėr shkak tė mėkatit tė vet; disa prej tyre Ne i goditėm me furtunė plot rėrė, disa i shkatėrruam me krismė nga qielli, kurse disa tė tjerė i sharrum nė tokė dhe disa pėrmbytėm nė ujė. All-llahu nuk u bėri atyre ndonjė padrejt, por ata vetės sė tyre i bėnė padrejtė”. (Ankebut 40) Kur’ani kur flet pėr popujt edhe Pejgamberėt e tjerė, Allahu xh.sh. ja bėnė me dije Muhamedit a.s. pėr ti treguar masės dhe njerėzve nė pėrgjithėsi se ti as qė ke marr pjesė nė ato ngjarje, as qė ka ditur gjė mbi ta gjer atėher: “Kėto janė nga lajmet e fshehta (tė hershme) qė po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndėr ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do tė bėhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranė tyre as kur ata ziheshin mes vete”. (Ali Imran 44) “E ti nuk ishe nė anėn perėndimore (tė vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljėn (e bėmė pejgamber dhe dėrguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pran”. (Kasas 44) “Kėto janė disa rrėfimet e panjohura (pėr ty), qė po t’i shpallim ty, e qė para kėtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra tė jeshh i durueshėm se pėrfundimi (i lavdishėm) ėshtė pėr tė devotshmit”. (Hud 49) Njė njeri qė ska ditur tė shkruaj as tė lexoj, (Kur’an: Ankebut 48) qė ska prekur libėr me dorė, qė natyrisht, ska marrė pjesė nė ngjarjet e sė shkuarės, qė ska dėgjuar dhe mėsuar gjė nga tė tjerėt, nėse njė njeri i tillė, pra jep tė dhėna shumė tė prera, qė shkenca dhe teknologjia i ka zbuluar kohėve tė fundit, a nuk tregon kjo se ai person ėshtė i dėrguari dhe pėrfaqėsuesi i Allahut xh.sh., njohėsit tė sė fshehtės? Aq sa janė kategorike dhe tė drejta njoftimet e Kur’anit kushtuar tė shkuarės, dhe informacioni pėr tė ardhmen ėshtė po nė atė nivel i rėndėsishem dhe njė mrekulli nė vete. Njė fakt tjetėr qė e argumenton origjinėn Hyjnore tė Kur,anit e dėshmojnė dhe profecitė e bėra atij tė cilat saktėsisht u pėrmbushėn. Nė Kur’an nė surėn El-Feth ajeti 27, besimtarėt pėrgėzohen se do tė hyjnė nė Meke, vite mė parė se tė ndodhte nė fakt, qe lajmėruar nė Kur’an. Meka atėher ishte nėn sundimin e paganėve, dhe disa kohė mė vonė ndodhi pikėrisht ashtu siē ishte profetizuar: “All-llahu ėndrrėn e tė dėrguarit tė Vet e vėrtetoi me realitet: se me vullnetin e All-llahut do tė hyni nė xhaminė e shenjtė (nė Qabe) tė siguruar, tė rruani flokėt e kokave tuaja, t’i shkurtoni e nuk do tė keni frikė! Pra Ai ka ditur atė qė ju nk e dinit, para kėsaj ju dha njė fitore tė shpejtė (Hajberin)”. (Feth 27) (16) Poashtu profecia tjetėr e cila gjithashtu u pėrmbush ėshtė ajo rreth fitorės sė Bizantit e bėrė nė kohėn kur jo vetėm qė nuk kishte as edhe njė shenjė tė vockėl se do tė ndodhte ashtu siē po profetizohej por nė atė kohė nė fakt Bizanti sapo kishte pėsuar humbje tė thellė. Kėshtu rreth vitit 620 pas Isait a.s. u shpallėn kėto ajete Kur’anore: “Bizantinėt (rumėt) u mundėn, nė tokėn mė afėr (tokės arabe), po pas disfatės sė tyre, ata do tė ngadhėnjejnė, brenda pak viteve. Ēėshtja ėshtė vendim i All-llahut, fillim e mbarim (pėr disfatė dhe pėr fitore). E atė ditė (kur do tė fitojnė bizantinėt) besimtarėt do tė gėzohen, pėr ndihmėn e All-llahut. Ai ndihmon atė qė do dhe Ai ėshtė i gjithėfuqishėm, mėshirues. Premtimi i All-llahut ėshtė (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerėzve nuk po dinė”. (Rrum 2-6). Gjithēka tregonte pėr njė shkatrrim tė pėrjetshėm tė Bizantit dhe tė pėrmendėsh njė fitore pėr tė ishte diēka shumė e palogjikshme nė atė kohė, por Zoti i cili ėshtė njohės i tė tashmės dhe tė ardhmes e di mė sė miri. Ndodhi qė rreth shtat vite pas thėnies sė kėsaj profecie Perandoria Bizantine njėmend fitoi pas njė beteje tė pėrgjakshme me Persėt. Fjala e Allahut edhe njė herė u bė realitet. (17) Argumenti tjetėr qė e argumenton Kur’anin si fjalė tė Allahut, ėshtė se ka fundi I Kur’anit sureja 111, El-Mesed, ekziston njė sure e cila i kushtohet xhaxhait tė Pejgamberit Muhamed, Ebu Lehebi dhe gruas sė tij. Aty nė mėnyrė kategorike ėshtė thėnė se Ebu Lehebi do tė digjej nė zjarrin e ferrit, pra nuk do tė pranonte Islamin. Kjo ishte thėnė rreth 10 vite para vdekjes se Ebu Lehebit dhe ai shumė lehtė mund tė pranonte Islamin pėr sy e faqe vetėm pėr ta diskredituar Pejgamberin Muhamed, por kjo kurrė nuk u bė sepse ato fjalė nga sureja 111 ishin thėnė nga Krijuesi i Botėrave, i cili di ēdo gjė dhe ato nuk mund tė zbeheshin nė asnjė mėnyrė. (18) Allahu xh.sh. nė Kur’an thotė: “A nuk e i ti se ē’bėri Zoti yt me Ad-in? Me banorėt e Iremit me ndėrtesa tė larta?”. (Fexhr 6-7) Nė kėtė ajet pėrmendet njė popull dhe njė qytet tėrėsisht i panjohur pėr historinė e deri disa dekadave mė parė. Deri nė vitet e shtatėdhjeta tė shekullit XX. Ky qytet ishte inekzistent pėr historinė. Mirėpo nė atė kohė gjatė gėrmimeve nė Siri u zbulua njė qytet i quajtur Elba. Qyteti besohet tė jetė nja 43 shekuj i vjetėr dhe gjėja mė e mrekullueshme ėshtė se nė disa pllakat e gjetura nė mbeturinat e kėtij qyteti pėrmenden emrat e qyteteve mė tė cilat Elba kishte pasur kontakte tregtie. Dhe Iremi ėshtė njė ndėr qytetet. Prandaj ėshė mrekulli se si nė shekullin VII kur po shpallej Kur’ani dhe kur nuk dihej asgjė rreth qytetit tė vdekur, pėrmendet me emėr Iremi. (19) Pėrveē kėtyre, Kur’ani ka mjaft veēori tė tjera tė mrekullueshme, tė cilat vėrtetojnė se ai ėshtė mė tė vėrtet libėr hyjnorė. Njė prej kėtyre veēorive ėshtė fakti se njė numer i konsiderueshėm i fakteve shkencore, tė cilat njeiru mundi ti zbulonte vetėm me ndihmėn e teknologjisė sė shekullit XX, janė shpallur nė Kur’an 1400 vjetė mė parė. Sigurisht qė nuk mund tė pretendojmė qė Kur’ani ėshtė njė libėr shkencor, por ėshtė njė udhėzim i njerėzve drejt sė vėrtetės. Megjithatė, nė Kur’an gjejmė shumė fakte shkencore, tė cilat janė zbuluar nė mėnyrė tė plotė vetėm nė saje tė fjalės sė fundit tė teknologjisė bashkohore. Kėto fakte shkencore as qė mund tė pėrceptoheshin apo imagjinoheshin nė kohėn e shpalljes sė tij, gjė qė vėrteton akoma mė tepėr prejardhjen e tij hyjnore. (20) Allahu thotė: “Ne do t’u bėjmė atyre tė mundshme qė tė shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre deri qė t’u bėhet e qartė se ai (Kur’ani) ėshtė i vėrtetė. A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr ēdo gjė?” (Fussilet 53) Njė autorė jep mė shumė vepra nė fushėn e vet. Veēanėrisht sot kur specialitetet janė shtuar dhe ngushtuar tejet, secili ėshtė njeriu i fushėn sė vet tejet tė ngushtė. Kurse Kur’ani parashtron parime nė sociologji, ekonomi, drejtėsi juridike, psikologji, politikė, ushtri, mjekėsi, fizikė, biologji, shkurt nė ēdo fushė, flet pėr tė vėrtetat themelore tė asaj fushe dhe diskuton pėr tė shkuarėn e pėr tė ardhmen. Cila mendje e pranon se njė libėr tė tillė e ka shkruar njė person pa shkrim dhe lexim e pa asnjėren prej mundėsive tė sotme teknike e shkencore? Askush me mend nė kokė nuk mund tė pėrdorė nė emėr tė Allahut shprehjet qė kanė tė bėjnė me krijimin, me dhėnien e jetės dhe tė vdekjes, akte, kėto, qė i pėrkasin Pozitės Hyjnore, nuk mund tė flasė kurr mbi krijimin e qiejve, tokės, yjeve, maleve, pemėve, kafshėve dhe njerėzve, si dhe mbi jetėn e cila ende qėndron si njė enigmė mė vete para shkencėtarėve. Edhe nėse flet, nuk mund tė mbledhė asnjė pėrkrahės dhe fjalėt kurr nuk mund t’i kenė jetė tė gjatė. Njė autor cilido nė veprėn e vet, pėrgjithėsisht mbetet nė ndikimin e kushteve dhe tė mjedisit ku jeton si dhe tė ngjarjeve tė jetuara pa mundur tė dalė jashtė njė kuadri kohor tė ngushtė. Kurse kur shohim nga Kur’ani, vėmė re se ai pėrdorė shprehje kategorike mbi fillimin dhe fundin e gjithėsisė, mbi krijimin e njeriut dhe jetėn e tij tė ardhshme dhe, duam apo s’duam, mbetemi tė detyruar tė themi se “kjo s’mund tė jetė fjalė njeriu”! (21) Kur’ani ėshtė libri me i lexuar nė botė.Vargjet e tij janė recituar me dashuri e respekt dhe janė memorizuar e zbatuar nė praktikė nga besimtarėt myslimanė nė mbarė botėn qe prej shekullit tė shtatė kur Kur’ani iu shpall Muhamedit a.s. prej Zotit si shpallja e fundit hyjnore dhe dėshmi deri nė Ditėn e gjykimit. Besimtarėt frymėzohen,gjejnė ngushėllim dhe shpesh impresionohen nga stili letrar,harmonia dhe imagjinata poetike e Kur’anit,sidomos kur e lexojnė atė me zė.Pėrveē kėsaj,Kur’ani ėshtė unik mes shpalljeve tė tjera pėr vėrtetėsinė dhe saktėsinė e pėrmbajtjes sė tij. Nė tė nuk gjendet asnjė informacion shkencor i cili nuk ėshtė vėrtetuar nga shkencėtarėt si i saktė. E njėjta gjė ėshtė provuar edhe me kontekstin historik tė tij.Megjithatė, ajo ē’farė e bėn Kur’anin tė qėndrojė bindshem nė krye tė shpalljeve hyjnore ėshtė fakti qė fjalėt e tij janė ruajtur tė pa ndryshuara dhe jane pėrcjell me mbarė botėn Islame nė gjuhėn origjinale tė zbritjės(ne Arabisht). Kur’ani mbetet i vetmi libėr i cili mund tė memorizohet i gjithi prej njerzėve tė tė gjitha moshave dhe niveleve intelektuale (prej arabėve dhe jo arabėve). Ky fakt e bėn atė tė quhet me tė vėrtetė njė nga mrekullitė qė shoqėruan Muhamedin a.s. nė profecinė e tij. Ky libėr i mahnitshėm me pėrsosmėrinė e tij tė lartė gjuhėsore letrare si dhe me precizitetin shkencor arrin tė depėrtojė thellė nė zemrat e tyre qė e lexojnė dhe tė memorizohet prej tyre pavarėsisht nga niveli intelektual apo gjuha tė cilėn ata flasin. A ėshtė shkruar gjerė mė sot, vallė, njė libėr i cili t’i pėrshtatet njeriut tė ēdo shtrese, moshe e niveli, qoftė ai me shkollė, universitarė, mendimtarė, njeri i thjeshtė, fizikant, kimist apo ēoban, dhe nga i cili tė kuptojė e pėrfitojė kushdo? Kur’ani ėshtė libri i vetėm qė shfaqet nė ēdo vend, qė shpėrndan dritė si dielli tė cilin e lexojnė duke pėrfituar prej tij dhe te i cili gjejnė parime e zgjidhje pėr rrugėn dhe profesionin, shėrim pėr hallet dhe shkėlqim pėr idetė e tyre poeti, oratori, sociologu, ekonomisti, juristi, administratori, politikani, edukatori, nxėnėsi, lutėsi etj. etj. (22) Ndoshta nuk ka libėr tjetėr veē Kur’anit qė mund tė lexohet disa herė pa u mėrzitur, kurse Kur’ani lexohet me herė tė tėra, plotėsohet vazhdimisht, kėndohet nė namaze dhe me pretekse tė ndryshme pa shkaktuar kurr ngopje, lodhje dhe mėrzitje. Sa e sa vepra tė zgjedhura, shkrime ideore dhe poezi e humbin origjinalitetin dhe vlerėn, sa e sa vepra aktuale durojnė a s’durojnė vetėm disa vite, madje disa muaj. Ato e humbin edhe vlefshmėrinė, edhe vlerėn aktuale dhe hidhen e grisen si njė gazetė. Kurse Kur’ani jo vetėm qė nuk zbehet e vjetrohet as si fjalė, as si lexim, as si pėrmbajtje e kuptim, as si origjinalitet e aktualitet dhe as si drejtėsi e vleshmėri, por ēdo ditė qė kalon, shpirtėrave, ndėrgjegjeve, mendjeve dhe zemrave u fryn frymėzime tė reja, u ofron ide dhe njohuri tė njė niveli mė tė pėrparuar dhe e ruan rininė e freskinė duke u bėrė ēdo ditė mė i ri e mė i freskėt. (23) Kėto ishin disa nga argumentet qė Kur’ani ėshtė fjala e Allahut xh.sh., shpallje dėrguar tė dėrguarit tė Tij, e jo vepėr e Muhamedit a.s. Ndėrsa atyre qė akoma vazhdojnė tė besojnė se Kur’ani ėshtė vepėr e dikujt tjetėr pos Allahut, u kėshilloj tė lexojnė ajetin Kur’anorė: “A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kur’anin? Sikur tė ishte prej dikut tjetėr, pėrvrē prej All-llahut, do tė gjenin nė te shumė kundėrthėnie”. (Nisa 82) E nėse akoma vazhdojnė tė jetojnė nė botėn e ankthit dhe tė dyshimit: Zoti i udhėzoftė! Kėtė artikull po e pėrfundoj me fjalėn e Allahut xh.sh. nė Kur’anin e Madhėrishėm: “E edhe ai (kur’ani) ėshtė shpallje (zbritje) e Zotit tė botėve”. (Shuara 192) “E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vėrtetėsinė e tij”. (Sad 88)
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 02:50:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015