KUSH E VRAU AZEM HAJDARIN ? Lideri i Dhjetorit, Azem Hajdari, do - TopicsExpress



          

KUSH E VRAU AZEM HAJDARIN ? Lideri i Dhjetorit, Azem Hajdari, do të zhvarroset nga Sharra. Ceremoni shtetërore në 15-vjetorin e vrasjes 5 Shtator, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Politika | Shkruar nga: TemA Në 15-vjetorin e vrasjes së “Heroit të Demokracisë ” Azem Hajdari, më datën 12 shtator eshtrat e tij do prehen nga Sharra tek Varrezat e Dëshmorëve. Me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, një komision i posaçëm do të merret me zhvendosjen e tij nga varrezat e Sharrës drejt varrezave të Dëshmorëve të Kombit. GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995 FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 07:26:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015