KUSH ISHTE KLEOPATRA ???? E re, e bukur, provokative dhe fatale, - TopicsExpress



          

KUSH ISHTE KLEOPATRA ???? E re, e bukur, provokative dhe fatale, janë epitetet të cilat i shtohen njërës nga gratë më të zojat e botës, e cila sundonte me Egyptin dy mijë vjet më parë. Kleopatra ishte faraoni i fundit i Egjyptit, e dy mijë vjet mbas vdekjes, jeta e sajë është inspirim i filmave të shumët, veprave letrare dhe shfaqjeve të cilat në mënyra të ndryshme tentojnë ta shprehin, trajtojnë dhe tregojnë jetën e kësajë grueje fascinante. Në vitin 48 para Krishtit, duke shfryëzuar bukurinë e vet dhe mashtrimin si aftësi diplomatike, arriti që Gaj Jul Cezarin ta kthejë për vehte dha ta fusë në luftën e vet diplomatike, kështu që i siguron vehtes sundimin në Egjypt. Kleopatra jetën e vet të shkurtër dhe të bujshme e përfundon me vetëvrasje, në atë mënyrë përfundon edhe dinastia mbretërore dhe e kthen Egjyptin në provincë rromake. Zonja Kleopatra hyn në histori dhe fiton simpati dhe adhurues. Për të gjithë adhuruesit e Kleopatrës në Rromë mbahet ekspozita kushtuar Kleopatrës në Chiosto del Bramante, e cila do të jetë e hapur deri më 02. 02. 2013. Nga muzetë më eminent sidhen rreth 180 eksponate nga e tërë bota, të cilët japin njohuri mbi jetën e bujshme, luksoze dhe plot aventura të kësajë mbretëreshe të papërsritshme. Nga eksponatet muzeale të shumëta shquhen urnat, skulpturat e saja dhe eksponate eksklusive nga Luvri dhe muzeu Britanik i Londtës. Adhurues të Kleopatrës keni rastin e papërsritshëm ti shifni veprat artistiek, eksponatet muzeale më reprezentaive dhe origjinale kushtuar Faraones misterioze, KLEOPATRËS.
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 19:16:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015