Ka ditë kur me vjen të them: "Jam e palumtur". E ke vërejtur - TopicsExpress



          

Ka ditë kur me vjen të them: "Jam e palumtur". E ke vërejtur se si menjëherë pason pyetja: "Ka ndodhur diçka apo e ke nga monotonia e përditshme?" Dhe nëse e shpjegon se nuk ka nevojë të ndodhë diçka e re, por thjesht, pa ndonjë arsye të prekshme, e ndien mërzinë në shpirt, e ndien dhimbjen e të jetuarit në teatrin e absurdit, ku maskat ndërrohen më shpesh se rrobat në trup, furishëm vjen dushi i ftohtë! "Kështu janë të gjithë. Mësohu!" Çfarë ironie!!.. "Të mësohem! Të mësohem me çfarë?" Dhe nëse këtë e thua me zë, menjëherë vjen tjetra. "Uli pritjet e tua për jetën dhe atëherë nuk do të zhgënjehesh". Kjo i bie që duhet ta zhveshësh veten nga ëndrrat dhe nga dëshira për një jetë ndryshe. Mos ëndërro, mos dëshiro asgjë dhe nuk do të zhgënjehesh. Dhe nëse nuk zhgënjehesh, sipas kësaj mendësie, atëherë nuk do kesh arsye të mërzitesh. Nuk kam fuqi as ta aktroj buzëqeshjen. Nuk kam fuqi, sepse kjo nuk është më ironi. Kjo është diçka patologjike. I vjen era vdekje. Të vdesësh për së gjalli. Nga dikush të shndërrohesh në diçka! Në diçka, që e harxhon kohën dhe që e shtyn ditën...
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 09:54:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015