Ka filluar Albaniada, në të cilën po marrin pjesë qytetarë - TopicsExpress



          

Ka filluar Albaniada, në të cilën po marrin pjesë qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës, për t’u sfiduar në sporte dhe lojëra të ndryshme tradicionale shqiptare. Albaniada po mbahet në fshatin Kukaj të Prishtinës dhe lojërat do të vazhdojnë edhe në ditën e nesërme. Deri në hapjen zyrtare të pranishmit janë argëtuar nga ansamble të Rugovës dhe Komuna e Kamenicës, të cilët kanë luajtur valle dhe inskenuar lojërat të ndryshme tradicionale. Hapjen e bëri Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe organizatori i Albaniadës, Ekrem Tahiri, me ndezjen e zjarrit. Ministri Memli Krasniqi, është zotuar për mbështetje të vazhdueshme aktiviteteve që kanë si pjesë kryesore të aktivitetit ruajtjen, mbrojtjen, kultivimin dhe promovimin e traditës kulturore dhe shpirtërore. “Është qëllimi dhe objektivi ynë që në vitet e ardhshme të Albaniadës të ketë edhe më shumë sporte edhe lojërat, të ketë edhe më shumë pjesëmarrës, dhe ekipe dhe që tradita jonë dhe sportet dhe lojërat tradicionale, të përfaqësohet këtu edhe nga një numër më i madh i rajoneve të trojeve shqiptare, duke kaluar Kosovës, duke përfshirë edhe rajonet nga Shqipëria, nga Lugina e Preshevës, nga Maqedonia, nga Mali i Zi dhe kudo ku frymojnë dhe kanë frymuar për shekuj me radhë shqiptarët, pra pjesëtarët e kombit tonë”, është shprehur Krasniqi. Sportet dhe lojërat tradicionale në strukturën përmbajtjesore, përmbajnë lojëra nga më të ndryshmet nga fusha e gjuetisë, luftës, bujqësisë apo blegtorisë, janë trashëguar edhe sporte dhe lojëra që paraqesin beteja të improvizuara luftarake, që zhvillohen për të rinj me aftësi taktike. Organizatori i Albaniadës, Ekrem Tahiri, ka falënderuar pjesëmarrësit dhe mbështetësit e këtij manifestimi. “Me ndihmën e ekspertëve të tjerë që kanë ndihmu në këto fusha, pa ta do të ishte e pamundur të organizohej ky eveniment, kështu që në veçanti dëshiroj të falënderoj tre persona të cilët kanë ndihmu më shumë”, është shprehur Tahiri. Të shtunën janë mbajtur lojëra në kategori të ndryshme si vrapim me thes në këmbë, marrja e shamisë, thyerje e duarve, thyerje e këmbëve. Rrasash, filxhana, tërheqje e litarit, kut e klincë, shigjetarët, hedhja e gurit me një krahë, hedhja e gurit papa dhe hedhja e gurit me dy duar
Posted on: Sat, 14 Sep 2013 14:35:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015