Ka nisur në Vlorë ceremonia e festimit të 101-vjetorit të - TopicsExpress



          

Ka nisur në Vlorë ceremonia e festimit të 101-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Presidenti Bujar Nishani , Kryeministri Edi Rama , kryeparlamentari Ilir Meta dhe kabineti qeveritar ndodhen në Vlorë për ceremoninë që nisi me vendosjen e kurorave me lule dhe ngritjen simbolike të flamurit. Kurorën e parë te varri i Ismail Qemalit e vendosi Presidenti Nishani, i ndjekur nga Kryetari i Parlamentit Ilir Meta si dhe nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa kurorën e fundit me lule e ka vendosur Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Të pranishëm në aktivitetin e Vlorës janë edhe autoritete nga Kosova. Pas ceremonisë, kryeministri Edi Rama në një prononcim të shkurtër është shprehur: “Falenderoj të gjithë ata që na janë bashkuar sot në Vlorë, ne si qeveri jemi të angazhuar ta çojmë shtetin përpara. I uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar këtë festë të madhe!”. Presidenti i Republikës,Bujar Nishani, Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kanë program të përbashkët vetëm në nisjen e ceremonive të festimit të Ditës së Flamurit në Vlorë. Në orën 11:00, ata ishin bashkë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit dhe më pas vendosjes së kurorave me lule te varri i Ismail Qemalit. Më pas, programi i festimeve mes Presidentit dhe Kryeministrit Rama ndahet. Festohet sot në të gjithë vendin, 101-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Një axhendë e ngjeshur aktivitetesh janë parashikuar në kryeqytet dhe veçanerisht edhe në Vlorë, aty ku 101 vite më parë Ismail Qemali i shoqëruar dhe nga 83 delegatë shpalli pavarësinë e vendit. Ndërkohë që mjaft aktivitete janë programuar nga Bashkia e Tiranës, teksa në orën 19:00 është njoftuar dhe pritja e organizuar nga presidenca me rastin e 101-vjetorit të Shqipërisë. Ashtu sikundër edhe ne vitet e mëparshme Dita e Pavarësisë pritet të festohet edhe në Kosovë, Maqedoni e shtete të tjera ku jetojnë shqiptarët.
Posted on: Thu, 28 Nov 2013 11:23:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015