Ka përfunduar me sukses, kuvendi i VI-të, zgjedhor i degës, së - TopicsExpress



          

Ka përfunduar me sukses, kuvendi i VI-të, zgjedhor i degës, së Rinisë Demokratike të Kosovës në Prizren. Në një ceremoni solemne dhe festive në mesin e më shumë se 900 të rinjëve pjesëmarrës , u ndanë librezat e anëtarësisë për 674 anëtarë të rinjë, të sapo aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Ky numër i madh i të interesuarve për të j’u bashkangjitur PDK-së, është garancia më e fort në rrugën drejt fitores së radhës së Partisë Demokratike të Kosovës.Pas kësaj ceremonie solemne, kanë vazhduar punimet e kuvendit të VI-të, zgjedhor, ku nga një proces demokratik është zgjedhur këshilli drejtues i degës së RDK-së në Prizren në përbërje prej 41 anatarëve.Të gjithë anëtarëve të këshillit drejtues dua t’u uroj suksese në angazhimet e mëtutjeshme politike në Rininë Demokratike të Kosovës. Me një falënderim të përzemërt du t’u drejtohem të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, me të cilët për vite me radhë punuam parreshtur, sepse ishim të palëkundur me besimin tonë në vizionin për fitore të PDK-së.
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 15:50:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015