Kalifi Harun Reshid, solli një mësues për djalin e tij, i cili - TopicsExpress



          

Kalifi Harun Reshid, solli një mësues për djalin e tij, i cili duhej ti mësonte mbi të gjitha, edukatën dhe virtytet e larta. Të nesërmen, mësuesi e mori djalin e kalifit dhe e futi në një qeli gjithë ditën. E la brenda qelisë pa ngrënë e pa pirë. Në mbrëmje, djali i kalifit vajti tek i ati dhe iu ankua për trajtimin e keq që i kishte bërë mësuesi. E kishte mbyllur në qeli, duke e lënë pa ngrënë e pa pirë gjithë ditën, pa asnjë faj. Menjëherë kalifi i dërgoi fjalë këtij mësuesi të çuditshëm dhe e pyeti gjithë nerva:”Çfarë ke bërë more?! Unë të solla ta edukosh tim bir, e jo ta mbyllësh një ditë në qeli, pa futur gjë në gojë!” Mësuesi ia ktheu:”Kalifi ynë i nderuar! Nuk kam bërë më shumë se detyrën!” Kalifi Harun i tha:”Çfarë detyre more?! Ta mbyllësh në qeli dhe ta lësh pa ngrënë e pa pirë, pa bërë asnjë gabim?! Detyrë qenka kjo?!” Mësuesi iu përgjigj:”Vërtet që ishte një mësim i rëndë, por uroj që t’ia ketë vlejtur. Nesër, ai do të mbahet kalif (mbret) dhe nëse dikush nga populli i ankohet për urinë, duhet ta dijë çdo të thotë uri, ta ketë provuar dhe vetë. Nëse dikush nga populli burgoset padrejtësisht, ai duhet ta dijë si ndihet një i burgosur padrejtësisht.”
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 22:03:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015