Kalorësi dhe gjarpri 30.07.09 0 Comments - Në një proverb - TopicsExpress



          

Kalorësi dhe gjarpri 30.07.09 0 Comments - Në një proverb pohohet se : “Kundërshtimi i njeriut të zgjuar është më i preferuar se aprovimi i budallait” Unë, Selim Abdali, pohoj se ky proverb është i vërtetë si në sferat e larta ashtu edhe në ato të ulta të ekzistencës. Kjo e vërtetë gjendet qartësisht e shprehur në traditën e njerëzve të urtë, të cilët kanë transmetuar rrëfimin e kalorësit dhe gjarprit. Një ditë, një kalorës, pa nga kali i tij një gjarpër helmues të futej në gojën e një burri të që po dremiste dhe menjëherë u ndërgjegjësua për faktin se nëse ai njëri do të vazhdonte të flinte, helmi me siguri do ta kishte vrarë. Si rrjedhojë ai filloi ta fshikullonte njeriun që po flinte deri sa e zgjoi. Duke mos pasur kohë për të humbur e tërhoqi me dhunë poshtë një peme, në këmbë të së cilës gjendeshin disa mollë të prishura. Kalorësi e detyroi atë që ti hante ato, më pas e detyroi edhe të pinte shumë ujë, nga një burim që ndodhej aty pranë. Ndërsa përpiqej ti shpëtonte kalorësit, njeriu i hakërrehej kavalierit duke thënë: “Çfarë të kam bërë o armik i njerëzimit për të më trajtuar kështu?” Kur u ngrys, njeriu, të cilit i kishte hyrë gjarpri në stomak ,u lodh dhe duke rënë përdhe volli mollët, ujin dhe gjarprin. Kur pa se çfarë po dilte nga trupi i tij kuptoi se çfarë kishte ndodhur dhe i kërkoi falje kalorësit.Njeriu që ishte shpëtuar i tha kalorësit: “Nëse do të më kishe paralajmëruar unë do ta kisha pranuar me gjithë qejf atë që më bëre”. Kalorësi iu përgjigj: “Nëse do të kisha paralajmëruar, ti nuk do të më kishe besuar, ose do të ishe shtangur nga frika, do t’ia kishe mbathur me të katra, ose do të kishe rënë prapë në gjumë në përpjekje për të harruar atë që ndodhi, dhe nuk do të kishte pasur kohë për të të shpëtuar. Duke hipur sërish në kalin e tij, kalorësi i mistershëm u largua.
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 20:36:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015