Kam kaq kohe dhe me ka marre malli te shkruaj nje leter.... Doja - TopicsExpress



          

Kam kaq kohe dhe me ka marre malli te shkruaj nje leter.... Doja ne stili e vjeter ta filloja, dikujt tja dergoja . Ah, u kujtova, do ja nisa nje kushurires sime, e ajo tja jape mamase time. E dashur kushurire, jam mire.......... te kujtohet se cpoezi kishin letrat, sapo e hapje kuptoje qe letershkruesi ishte dikushi, apo ishte kurrkushi, letrat ishin si nje cope e jetes, nje cope e asaj se si i kishe perjetuar ato kohe per te cilat shkruan shiko si ishin.... Kete leter pot a nis ty, por eshte per mamane time, jepja te lutem, mos perto! E dashur Mam Ma, oj mami, kisha kaq dite qe skisha ngrene kaq mire, sot ai derri , kuzhinieri, kishte gatuar fasule, sot erdhi uje ne repart, u lame, vetem te na shihje, si pellumba u beme.....sot paska mjegull, pse me merr malli kaq shume per ty? Sot ra shi gjith diten, sdilnim dot jashte, corapet qe me prure me rrine kaq mire, edhe pecet mi mbajne ngrohet kembet, zot ta dish qe edhe naten kur rri me pushke ne dore, per ty mendoj, ufffffff moj mam sa te duuu Degjo, sot me hyri nje gjemb ne kembe, oh... sa me dhembi, ju luta zotit te te kisha aty, tma merrje kemben, e ashtu avash avash duke e vene kemben ne prehrin tend, te gjeje ku ishte ai dreq gjemi, qe i kishte hyre cunit, e pastaj te mundoheshe si nje kirurge e mire tma nxirrje, o dreq o pune me dhemb kemba apo me ka marre malli per ty... Ma, moj mami, ta shkruaj kete leter qe ta dish, qe dhe pse sot nuk ka letra, une nje te tille do ta beja, dikujt do tja nisja,dikujt qe neser kur ti te jesh nisur per larg, larg, atje ku nuk ta arrij dot tani, por te betohem qe nje dite do te gjej. Kete leter po tja nisja me te bukures ne bote, tbetohem qe do tme besonte qe une e dua, qe gjith jeten e kam dash dhe asgje nuk e ben te vone apo te heret dashurine per ty, ajo do te habitej, do te perkulte koken e do te thoshte, ky eshte cuni im, ky eshte drita ime, kjo eshte dashura qe me ka mbajt gjalle, e me ka dhene force qe te mos dorzohem, te mos jepem ne dite te veshtira, ti caj baltrat e Suloves e ta ushqej me buke e me dashuri, .... Ma, moj mam, kur rri me ty, nuk e ndjej kete boshllek, kete gje me shtrengon fytin, kur jam me ty ditet jane te qeta, e sdi pse kur ste kam ti me rri mu aty te dera , kthehem te te kap e ti me iken, perpiqem te te gjej dhe oh, tani e kuptoj, kam qene i vogel, i ri, ajo, ajo Mami, ajo gruja me floke te zeza e te gjata, ajo gruaja qe sja gjeje shoqen , ajo qe ma mbushte diten e mallin ma bente sa nje mal, ajo ishte mami im. Kete here mam, sdo ta shkruaj ty letren, pamvarsisht qe ti do ja lexosh. Do ja shkruaj babit,atij qe vetem punon, atij qe sdi gje tjeter vetem te levize e te mos pushoje se punuari. Si eshte babi, i ka dhemb stomaku, gjeti duhan kete vit? I kam gjet nje pale cizme te mira, qe te mos i caje te gishtat, mam, sa here dua ti them qe e kam mu ketu ne zemer... Po si nuk ma mbajti nje here qe tja them, qe e kam xhan shume dhe qe do me mungoje gjithe jeten fjala e tij, qe do me marre malli tme ngreje heret ne mengjes qe te ikim per ne pune,qe do me marre malli per zhurmen qe bente kur hynte ne shtepi.. Thuaja te lutem, thuaja qe ai eshte fari im, ai eshte idhulli i burrerise sime, ai eshte ajo cka e ben nje burre te rrije drejt, Oh sdo ta besoje, por ti thuaja, thuaja qe edhe kur jam merzitur me te, kurre se kam marre inat, por sec ishte nje lloj ndjenje qe sikur i trembesha, sikur sdoja qe tme bertiste akoma.... ahu,,, Thuja qe e dua fort, se kurre nje dashuri te tille sdo e provoj me, ky eshte babi immm......
Posted on: Tue, 27 Aug 2013 07:07:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015