Kanë kaluar 11 muaj që nga dita kur Justin Timberlake dhe - TopicsExpress



          

Kanë kaluar 11 muaj që nga dita kur Justin Timberlake dhe Jessica Biel u martuan në Itali. Ceremonia ishte e përbërë vetëm nga miqtë e ngushtë dhe familjarët, por sipas burimeve ishte diçka e cila mund të cilësohet si madhështore. Çifti të cilët kishin një romancë prej 5 vitesh, pasi lidhën jetën bashkë, kanë dhënë intervista të shumta në të cilat kanë treguar se ndihen të lumtur dhe se dashuria e tyre është po e njëjta. Vetë krijuesi i hitit “Mirrors” këngë kjo e cila në MTV u vlerësua me një sërë çmimesh, ka deklaruar se ndihet shumë i lumtur. Ai shpjegoi me bindje se është mirë të martohesh me miken tënde më të ngushtë. Por, edhe pse Jessica kishte thënë se dëshironte të ndërronte mbiemër, tashmë pas një viti kjo është diçka zyrtare. “Edhe pse mbiemri i saj profesional do të jetë gjithnjë Biel , në çdo dokument ajo rezulton Jessica Timberlake”, ka shtuar një burim për “Life & Style”.
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 06:42:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015