Kanë votuar rreth 23% e votuesve - Lista serbe pret fitore në - TopicsExpress



          

Kanë votuar rreth 23% e votuesve - Lista serbe pret fitore në rundin e parë të zgjedhjeve Mitrovicë e Veriut, 17 nëntor Pikrisht në prën 19,00 janë mbyllur të tri qendrat e e votimit në Mitrovicën e veriut, siq dihet kQZ pas sulmit dhe dëmtimit të procesut më 3 nëntor kishte marr vendim përseritjen e tyre. Votimi në shkollat e mesme teknik edhe ate të medicinës si dhe ajo në shkollën fillore Sveti Sava u mbyllën në kohën e parashikuar fiks në orën 19;00 kanë njoftuar zyrtarë të OSBE-së që kishin rolin mbikqzrës edhe lehtësues të zgjedhejve në veriun e Mitrovicës. Ndonëse qendrat janë mbyllur përreth tyre shihen ende forca të shumta të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it që mbajnë të blinduar zonat perreth, ndërsa në largësi jo të madhe shihen edhe qytetarë serbë që besohet s ejanë të të ashtuqujturës Mbrojtja civile serbe. Aktualisht nuk ka informacione nëse kutitë do të hapen e numrohën në vetë qendrat e vendvotimeve, apo për shkaqe të sigurisë dhe numrimit në kushte më optimale do dergohen në Prishtinë. Më herët në Mitrovicë kanë qarkulluar zëra se KQZ ka kërkuar që votat të numrohen nëpër vendvotime ku është votuar, sikurse edhe qëndrimi i vet OSBE-së e cila ka rekomanduar që kutitë e votimit të transportohen në Prishtinë me percjellje të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës dhe atje të bëhet numërimi. Burime nga Demokricia në veprim që ka mbikqyr dhe vëzhguar nga afër procesinb e votimit në veriun e Mitrovicës kanë theksuar se sipas informatave që kanë nga vëzhguesit procesi zgjedhor megjithë parregullësitë siq janë votimi grupor, prania e pamfleteve në vendvotime, tentimi për votim të dyfishtë mund të vlerësohet se ka kaluar mirë. në procesin zgjehdor kanë marr pjesë rreth 23% e trupës prej 23 mijë qytetarëve që kanë patur të drejtë vote, ndërsa pritet që kutitë dhe materiali të dergohet në Prishtinë. Te shkolla e mjekësisë një komisioner shqiptar ka hasur në disa persona që kanë dashur të votojnë nga dy herë. Edhe vëzhgues të tjerë kanë thënë se parregullsi të shumta janë duke e përcjellur procesin e rivotimit në pjesën veriore të Mitrovicës. Nga shkeljet tjera numrohen edhe manipulime filluar nga presioni mbi votues duke ju dhënë lista me njerëz të cilët duhet ti votojnë, prania e personave të paautorizuar në afërsi dhe në vendvotime. Njëri tjetër rast ishte shoqërimi në votim, në shkollën e Mjekësisë në pjesën veriore, ishte kur një person u drejtua drejt kutive të votimit, së bashku me një “asistente”, e cila i tregoi se ku dhe si duhet të votojë.Prezenca e materialeve propaganduese të subjekteve politike afër qendrave të votimit, raste të votimeve familjare, probleme me listat e votuesve, gjithashtu në shumicën e vendvotimeve janë identifikuar shumë raste, ku votuesit nuk kanë arritur t’i gjejnë emrat e tyre në listën e votuesve dhe të njëjtit janë detyruar të votojnë me kusht.OSBE nuk ka raportuar, së paku jo publikisht për ndonjë parregullsi, mirëpo, komisionerët nëpër vendvotime, thonë se ka shumë persona që shkaku i numrave personal të dhënë nga UNMIK, nuk po mund të gjenden në listat votuese, ndërsa lejohen të votojnë me letënjoftim të Serbisë. Gjithnjë bazuar në të dhënat e vëzhguesve të DnV-së, vlerësimi i përgjithshëm është që procesi i rivotimit në Mitrovicën e veriut, përkundër disa parregullsive të vogla, deri në këtë periudhë raportuese ka qenë një proces zgjedhor i qetë, dhe i rregullt. mitrovicatoppress
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 19:41:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015