Kapitalizmi global është një fenomen kompleks që ndikon në - TopicsExpress



          

Kapitalizmi global është një fenomen kompleks që ndikon në mënyrë të ndryshme tek vende të ndryshëm, por ajo që bashkon këto protesta është që janë të gjitha reagime ndaj aspekteve të ndryshëm të globalizimit kapitalist. Tendenca e përgjithme e kapitalizmit global të sotëm është drejt një zgjerimi të mëtejshëm të perandorisë së tregut, kombinuar me mbylljen progresive të hapësirave publike, reduktimin e shërbimeve (shëndetësi, arsim, kulturë) dhe një menaxhim gjithnjë e më autoritar të pushtetit politik. Në këtë kontekst duhen parë protestat e grekëve kundër superpushtetit të financës ndërkombëtare dhe kundër shtetit të korruptuar e klientelist, joeficient, dhe gjithnjë e më pak në gjendje të garantojë shërbimet socialë themelorë. Në këtë kontekst duhen parë protestat e turqve kundër komercializimit të hapësirave publike dhe autoritarizmit fetar; të egjiptianëve kundër një regjimi despotik e të korruptuar të mbështetur prej fuqive të mëdha perëndimore; të iranianëve kundër një fondamentalizmi fetar të korruptuar e joeficient, e kështu me radhë. Ajo që i bashkon të gjithë këto protesta është që asnjëra nuk mund të reduktohet në një temë të vetme, të gjitha përmbledhin të paktën dy: njërën të karakterit ekonomik (që nga refuzimi i korruptionit dhe joeficiencës, tek një antikapitalizëm i vërtetë) dhe tjetrën të karaketir politiko-ideologjik (nga kërkesa për demokraci, tek ajo e të shkuarit përtej demokracisë shumëpartiake tradicionale). E njëjta gjë vlen për Oçupy Wall Street. Prapa shprehjeve nga më të ndryshmet, shpesh herë konfuze, lëvizja i jepte zë dy rrethanave themelore: pakënaqësia ndaj kapitalizmit si sistem (sistemi në vetvete, jo episodet e veçantë të korrupsionit), si dhe vetëdijësimi që forma aktuale e demokracisë përfaqësuese nuk është e mjaftueshme për të luftuar teprimet e kapitalizmit, kështu që demokracia duhet ribërë.
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 07:29:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015