Kapitulli 29 Erdhi nje dite e re dhe nje tjeter mengjes i ri - TopicsExpress



          

Kapitulli 29 Erdhi nje dite e re dhe nje tjeter mengjes i ri . Ajo hyri ne sallen e leksioneve me kufje ne vesh e me kapucin e bluzes se njerit prej te dashurve te saj ne koke. Bluze brenda se ciles kishte humbur e tera. Ende nuk i ishin hapur syte, dhe me veshtires ishte zgjuar. Koka vazhdonte i rrotullohej nga alkoli i nje nate me pare. Pse nuk kishte shkolla naten? Pse duhet te zgjoheshin qe ne 7 per te shkuar ne nje vend kaq te padobishem. Zakonisht nuk i ndiqte leksionet por ate mengjes cdo vend ishte me mire se ajo strofull qe ndante me babain e saj. Mes veshtrimeve te vajzave ziliqare, dhe djemve lakmitar cau mespermes salles dhe u ul ne nje karrige ne fund te auditorit. Fiku muziken qe buciste mes kufjeve te vogla dhe mbeshteti koken mbi banke. - E pate se cfare kishte veshur? – degjoi nje nga vajzat e grupit te sorrave qe ishin ulur prane saj. I quante grupi i sorrave sepse merreshin vetem me llafe, sajonin, zmadhonin cdo histori qe degjonin, e sikur te flisnin me magnetofon e tere shkolla te nesermen njihte versionin e tyre te cdo historie. - Po. Kjo vajze eshte anormale. - Betohem qe ia kam pare ate bluze veshur Markos. - Thua? Epo s’eshte cudi, ka fjetur me gjysmen e djemve ne kete auditor dhe rri tere diten me djem te ndryshem . - Une se kuptoj se cfare i pelqejne. Ka trup te mire, por ne futyre nuk eshte shume gje. Kushedi sa e shemtuar eshte pas tere atij make up. Dhe nese shumicen e koheve nuk do vishej aq provokueshem, as pastruesi nuk do tia hidhte syte. - Haha, cudi qe sot qenka mbuluar. Duhet te jete zgjuar nga ana gabuar e shtratit. - Cunat perfundimisht jane budallenj. Marilyn Monroe ka thene qe meshkujt perlqejne bjondet, epo ia ka fut kot. Lenkan koken pas k*** Ema u lodh duke i degjuar, jo se i behej vone se cfare thonin. Ajo ndihej mire me veten dhe kaq i mjaftonte por donte tia mbyllte gojen sorrave plaka, sidomos Sidoreles, kryetares se tyre, prandaj u cua dhe duke ecur ngadale e provokueshem iu afrua Markos. Marko ishte djali i bukur i shkolles. Ai qe mbante veten si me te bukurin, ai qe niste cdo sherr. Ai qe bente ligjin. Qendronte mbeshtetur tek nje banke bashke me disa cuna te tjere. Po shikonin tere vajzat qe hynin e dilnin nga salla, duke menduar per tere menyrat se si mund te kalonin netet me to. Ema iu afrua dhe i hodhi krahet ne qafe, duke e puthur ngadale, e teksa e puthte shikonte nga sorrat qe nuk po ia ndanin syte…. -Vazhdon pas pak shperndaje ta lexojne dhe Miqte e tu :) -Pjeset e meparshme mund ti lexoni te faqja--> Dite te Mbare
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 14:20:00 +0000

Trending Topics



style="min-height:30px;">
Just listening to Hon. Haruna Iddrisu on Kwasi Pratts Hot Issues
Since Chedda Niko Hettingbere asked..... what I mean by genre
What was the name of the God of your ancient Africans ancestries

Recently Viewed Topics




© 2015