Kapitulli 29 "Kur engjejt qajne" Arritem te vollgat, deti ishte - TopicsExpress



          

Kapitulli 29 "Kur engjejt qajne" Arritem te vollgat, deti ishte si i terbuar dhe perplasej fort ne mur. Ulemi diku ne nje stol dhe ajo gjendej perballe meje me fytyren e saj te imet dhe te bukur si lulet pas shiut te lara dhe me arome te mire. doja te isha bleta asaj lule ti merrja nektarin por jo vetem nje here por cdo dite te jetes time. Nderkoheqe e shikoja me vinte ndermend shija e buzeve te saj, doja ta puthja serish dhe po ta dija qe do largohej pas asaj puthje nuk do ja hiqja buzet kurre nga te sajat. E doja dhe per kete gje nuk kisha me dyshime, ajo me shkeputi nga bota ime bardh e zi e me hodhi ne nje bote plot ngjyra dhe plote ylbere dashurish qe shtoheshin ne cdo shikim. - cfare ke ? - me pyet me ledhe - humba duke te shikuar ty. Je kaq e bukur - i them une me buzen ne gaz - posi pra cne une e bukur, ka plot vajza te tjera te bukura si ke pare ato qe kemi ne klas qe tregojne hiret e trupit, ato jane te bukura - thote ajo dhe koken e mbante ulur - i ve gishtat tek mjekra duke i ngritur koken dhe i them - jo ti je e bukur jo ato, ato duan te tregojne dicka kurse ti nuk ke pse tregon asgje sepse je e bukur vete - faleminderit por nuk erdhem per kete apo jo ? - me thote ajo duke ndryshuar komplet muhabetin - ke te drejte - i thashe une dhe qesha Ajo ndihej ne siklet, kishte turp kur e prekja. Skuqej. Me shikonte dhe nuk dinte cfare te thoshte. Ishte bllokuar e gjitha. Heshtje. - po kemben si e ke ? - e pyeta une duke thyer heshtjen - me mire po ate dite mu mpi kemba nuk ngrihesha dot - tha ajo duke hedhur syte tek kemba - me erdhi shume keq kur pash qe u rrezove te betohem nuk e desha me veten - vertet ? - pyet ajo - po vertet - vazhdova une - je shume i mire, me fal qe ndonjehere sillem keq por kam frike - vazhdoi ajo duke folur dhe uli serish koken - per cfare ke frike ? - e pyeta une - po ja nga keto qe shoh cdo dite me shoqet e mija qe meshkujt tallen me to dhe me jane bere cunat gogola - me tregon ajo per friken e saj - prandaj me largove ? - e pyes - po sepse nuk ishte pak ajo puthje nejse me trego pak per veten tende ke dashuruar ndonjhere ? -Pyet ajo - Po cdo dite - aha, po per tu lenduar je lenduar sepse dukesh shume i trishtuar dhe rralle here te shoh te qeshur - nje here para pak kohesh, njoha nje vajze qe quhej Marcela dhe.... - vazhdova i tregova gjithe histotine time dhe perfundoi duke me thene se "i vjen keq per mua" ne fakt per te ardhur keq isha. Deshiroja ta puthja serish, e ndjeja ta beja. Kur e shikoja ne sy me dukej sikur me thoshte z me puth te lutem. Sikur e deshironte dhe ajo nje gje te tille por Frika nuk e lejonte te leshonte veten dhe me te drejte. - si thua te ikim ? U be vone - me thote ajo dhe ngrihet - mund te dalesh sonte jashte te flasim ? - e pyes me mendimin se naten mund ta beja per vete me lehte, erresira te heq turpin. - jo jo nuk mundem - thote ajo duke lene te kuptoj se eshte e pamundur - dakort po nuk dole do te bej nje serenate ta marri vesh gjithe pallati - i them une dhe ajo e merr me shaka pa ditur koken time te cmendur - haha se bsn ti jo - thote ajo duke qeshur - vertet ? ok ja do e shohim Hypem ne motorr dhe i vura kasken ne koke. Qeshte kur shikohej ne pasqyre. Kur arritem para pallatit saj i mora nr e celularit me justifikimin qe per mesimet te me tregonte ndonje gje. U ktheva ne shtepi dhe u lava hengra buke dhe dola jashte pasi sot eldi kishte ditlindjen dhe do e festonim. Ikem te nje lokal porositem per te pire dhe kujtonim gjithe momentet e femijrise qe nga zenkat me njeri tjetrin qe perfundonin me nje kryqzim te gishtave te vegjel, pastaj ato thyrjet e xhamave te lagjeve tjera naten vone dhe plot kujtime te tjera qe na benin te mbanim barkun me dore nga te qeshurat. Ora 22:30 Tap te tre, Eldi dhe une si mos me keq ndersa Aldo mbahej disi. Rrugeve kapur ne qaf duke ecur nga nje cep rruge tek cepi tjeter, rruga rrotullohej - ejj kam nje mendim ikim te shoqa ime dhe kendojme si thoni ? - thashe une dhe mbahesha te Eldi - jo jo - tha aldo - po po - tha eldi dhe e terhoqi aldon nga bluzja duke u nisur per te lagja Violes.
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 20:24:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015