Kapitulli 39 - Julia Ajo ngjarje u harrua brenda javes per te - TopicsExpress



          

Kapitulli 39 - Julia Ajo ngjarje u harrua brenda javes per te tjeret ndersa per mua jo, per mua vazhdonte vuajtja vazhdonte trishtimi te me mbyste dhe asgje nuk kishte me vlere, e vetmja arsye qe isha akoma gjalle ishte Ana dhe Babi qe kishin nevoje per mua por brenda vetes isha nje i vdekur ndersa jashte ecja ne kembe. Policia nuk gjeti asgje ne lidhje me autoret dhe ai tym u largua per nje muaj dhe hetimet u ndaluan ose u harruan fare! Franko ishte i "pafajshem" ishte thjesht pronari i nje lokali ku filloi tragjedia dhe askush nuk u interesua kush ishte apo se nga vinte vertete por kujtuan se ishte nje viktime. Ai u kujtua per mua mbas nje muaji, me erdhi ne shtepi, babi nuk e dinte se ai ishte vellai i personit qe i kishte dhene famijet, kujtonte se ishte pronari im! - Gabriel kam menduar te rihap dyqanin, kam nevoje te merrem me dicka dua te vish dhe ti te punojme bashke si ne fillim - me thote ai kur po qendronim ulur tek oborri - Asgje nuk do jete me si ne fillim, nuk kthehem dot atje madje as nuk kaloj dot me ne ate rruge - i them une dhe zeri nis te me dridhet sepse e dija qe syte do me shkonin tek xhami kafe Julia dhe do kerkoja ate me sy nese po luante ne piano apo po punonte - Jeta vazhdon, nuk ke cfare ben eja me mua Ne fakt ai kishte te drejte, asgje nuk e kthente kohen mbrapa asgje nuk mund ta rikthente Julian ne jete. - Si te duash por une do te pres, e ke gjithmone vendin gati, do te pres mos harro - me thote ai dhe largohet Kishte nje muaj qe jeta ime mori rruge tjeter, nuk isha me ai i pari, pija njesoj si babi, behesha aq tap sa nisja te qeshja, ishte e vetmja menyre qe une te qeshja. Rrija ne shtepi gjith diten nuk dilja fare. Vjeshta kishte zene vendin e Veres, koha kishte filluar te ftohej, malli per te me kishte marre aq shume sa doja te vrisja veten dhe te ikja ta shikoja dhe ne ferr nese vertet ekzistonte. U futa ne dush dhe nisa te lahem, u rruajta, u vesha dhe dola jashte, ndoshta kishte ardhur vertete koha per te ecur perpara por pa harruar te shkuaren, dikush duhet te paguante per vdekjen e saj dhe kjo gje nuk do perfundonte kaq shpejt dhe lehte, me kishin prekur aty ku me dhemb me shume. U nisa per tek varrezat, ne duar mbaja nje trendafil, lulja qe i pelqente asaj me shume. U futa ne brendesi te varrezave dhe shkova tek varri saj, vura gjunjt mbi mermer te ftohte dhe lotet me rreshkiten neper faqe. "Erdha, nuk durova dot, me mori malli per ty Julia. Shiko te kam sjellur nje trendafil tamam ashtu si e ke qef ti te kuq dhe te fresket, me mungon Julia nuk e di pse duhej te largonin nga une aq shpejt sa nuk me lejuan ta shijoj sadopak dashurine qe ndjeja per ty, nuk e dije ? Ke te drejt nuk te kam treguar doja ta thoja mbasi te mbaronim punen por nuk na lane kohe, e verteta eshte se te dua, rash ne dashuri me ty, u cmenda pas teje pas asaj vajzes me fustanet e ngjyrosuara. Me fal qe nuk ta tashe me pare, me fal. Qekur ti ike asgje nuk eshte me e njejte, cdo gje ka ndryshuar muzika jote nuk degjohet me tek Julia, nje here kam shkuar dhe nuk vajta me sepse nuk e duaroja dot ate heshtje qe mbizotronte atje, me mungojne buzeqeshjet e tua, perqafimet puthjet, me mungon zeri yt kur me therrisje ne emer. Julia pse ike kaq shpejt, rregulluam dhe shtepine e bem te bukur, pse duhej te ikjeee psee duhej te me leje vetem" vura koken mbi pllaken e mermerit dhe nisa te qaj derisa mu morr fryma, ngrita koken dhe i putha fotografine, vura trendafilin mbi mermer dhe u largova. Kaloi dhe nje jave deri kur shkova tek Franko te filloja pune serish. Bera nje pizze te quajtur Julia dhe ajo shitej me shume. Ditet kalonin por ajo nuk harrohej e kisha cdo dite perballe emrin e saj Julia. Po ikja ne shtepi! Nje zile biciklete me trembi - Largohu ore - u degjua zeri i nje vajze e cila me foli ashper. Per nje moment mu duk sikur ishte ajo, me mungonte aq shume sa e kerkoja ne cdo vend ku kishim kujtime.
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 20:21:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015