Kapitulli nr 25... "Kur engjejt qajne" Ne jete vetem te nje femer - TopicsExpress



          

Kapitulli nr 25... "Kur engjejt qajne" Ne jete vetem te nje femer kisha besim, Marcela e cila ma thyu ma beri copash, endrra te grisura te hedhura ne harresen e kujtimeve, premtime te pergjithmonta te shqyera ne pesqind copash dhe vjen nje moment qe une besoj serish, ndertoj endrra te reja, plane per jeten arrij ti besoj asaj dhe pse u zhgenjeva rende me pare nga nje femer i fal nje dashuri Violes e cila e refuzon duke e shtyre aty ku ishte me pare ne Mosbesim. Ndonjehere ndjen pranvere brenda vetes ndjen dashurine te lulezoj si mos me bukur pastaj re, shi, bubullima, fortuna qe marrin para gjithcka dhe ti mbetesh bosh si nje univers pa yje mbetesh zbuluar si nje endacak mes dimrit ne rruget e ftohta te jetes. Mos qenka gabim te duash ? Mos eshte e vertete ajo qe thone cdo dite se vajzat jane bere me keq se djemt duke luajtur me ndjenja !! Ndjenja, fjale qe mban pasterti brenda saj, por jo jo nuk eshte e vertete jane shpifje nuk ka mundesi qe engjejt te peshtyne qiellin, femrat jane ato qe ndjejne me shume dhe pse disa mund ti quajn kurva putana kucka ato perseri ndjejne sido qe te jene kane ndjenja me shume se cdo gje tjeter, ka dhe nena qe me pare kane qene kurvat me te shthurura ne bote dhe femijet i kane mbrojtur me jeten e tyre. Dhe Viola ndjen ndoshta jo per mua por ndjen. "Sa do doja ta puthja serish" - thoja me vete dhe vazhdoja ta shikoja ate teksa shkruante dy banga mbrapa meje ne rrjeshtin tjeter" - Klevi mendjen ne mesim - me terhoqi vemendjen mesuesja. - mendjemadhe dhe arrogante ja cfare eshte ajo - i thoja serish vetes dhe koken e ktheja perseri nga ajo. - tak tak tak - troket tavolina nga gjuajtjet e zyshes per te me terhequr vemendjen serish. - pse nuk e largon nga mendja boll u more me ate e shikon qe nuk po te kushton aspak vemendje ? Shiko para tani meso dhe lere ate fragment nis nje kapitull - me fliste vetja ime. - ate do bej - ju pergjigja vetes time qe me fliste cdo moment. Ra zilja dhe ora letersise mbaroj, zysha niset per te dal jashte dhe tek dera ndalon per pak sekonda - Klevi eja pak se kam nje fjale - thote ajo dhe del jashte. U ngrita dhe po dilja jashte, drejtori me kap nga faqa dhe me ndalon - Klevis ku po shkon kemi mesim bashke kete ore - me thote ai - me kerkoi pak zysha letersise - ju pergjigja une - aha dakort atehere - tha ai dhe u fut ne klas Dola ne oborr dhe me sy po kerkoja zyshen te cilen nuk po e shikoja askund, "nga humbi kjo tani dhe me thirri dhe zhduket" - peshperita nderkoh e kerkoja - ketu Klevi ketu - therret ajo duke ma bere me dore ulur ne stolin afer trungut te pishes qe gjendej ne oborrin e shkolles. Jashte nuk gjendej asnje nxenes, te gjithe ishin ne mesim vetem une gjendesha jashte duke ecur drejte pishes ku gjendej zysha e ulur kembe kryq duke pritur. Afrohem dhe ajo me ben shenje qe te ulesha prane saj tek stoli. Ulem dhe skuqem nga turpi duke ndjere nxehtesi perbrenda lekures, nuk kisha ndejtur ndonjehere aq afer me nje mesuese. - me thuaj Klev cfare po ndodh mes teje dhe Violes - me thote ajo dhe me vendos doren mbrapa qafes. - asgje zysh pse ? - e pyeta une padashur te ve ne dukje sikur ka dicka mes nesh - po duket shume qarte qe ka dicka por dua te ma thuash ti pa pyetur violen se ajo do me tregonte - thote zysha dhe filloi te levizte gishtat leht mbrapa qafes time - disa zenka te vogla asgje tjeter thjesht hatermbetje pa arsye - ju pergjigja une dhe ajo e mbeshteti shputen e dores saj plotesisht ne qafen time pastaj e terhoqi nga aty leht duke e hequr. - ke rene ne dashuri apo jo ? Mos ki turp me thuaj - mu drejtua ajo ate buzeqeshjen si prej dhelpre dinake. - nuk e di por ndjej dicka - ju pergjigja une duke zbuluar fare pak misterin - e di kur isha une ne moshen tuaj dashuria ishte e ndeluar per arsyen se prinderit ishin shume fanatik dhe njoha nje djale ne gjimnaz i cili cdo dite vinte te shkolla me biciklete dhe priste derisa te dilja une nga shkolla dhe e di cfare ? Per nje vit e gjysem ne vetem shiheshim por ai nuk u lodh kurre duke ardhur aty cdo dite derisa nje dite me ndaloj - hej vajze mund te flasim bashke - me tha ai dhe zbriti nga bicikleta - po patjeter - i thashe une dhe ndalova - kam rene ne dashuri me ty - me tha ai dhe me kapi doren Une e leshova doren e tij dhe bera mendjemadhen duke u larguar dhe sa me shume ecja me shume largohesha nga ai duke kthyer koken mbrapa por ai vazhdonte te qendronte po aty ku e lash une, te nesermen e pash serish kur erdhi la bicikleten dhe priste jashte te me shikonte, nuk u lodh kurre me mua derisa me fitoi dhe sot jemi bashke te lumtur dhe kemi nje femije. Prandaj keshilla ime eshte qe mos hiq dore por lufto nese e do vertet sepse sot jane te pakte djemt qe dashurojne dhe heret ose vone viola do e kuptoj kete. Fjalet e zyshes me mbushen me shpres dhe pse isha i pashprese nga sjellja e saj e ftohte acar, kishim 45 minuta qe qendronim jashte ulur dhe koha kishte fluturuar pa kuptuar. Zilja ra dhe ika brenda te merrja canten per te ikur ne shtepi. Kapitulli nr 26... "Kur engjejt qajne' Futem ne klasen e boshatisur dhe shkoj drejt banges time per te marre canten kur syte me zune Violen qe po shkruante, sa doja te ulesha me te dhe te flisja per nje kohe te gjate ta shikoja tek fliste dhe te me shikonte me syte e saj te zinj por ishte e pamundur apo duhet te degjoj zyshen mos heq dore ? - cfare po ben ? - e pyeta dhe u afrova te banga saj. - po bej detyrat se me duhet ti jap librin Eldes - u pergjigj ajo pa e ngritur koken. - do qe te pres te ikim me motorr ? - e pyeta serish - jo jo se do iki ne kemb se do i jap librin Eldes sic te thashe me pare - u pergjigj serish ajo - dakort kalojm me motorr nga rruga per te shpia Eldes - i thashe une - ajo ngriti koken dhe me shikoi pastaj tha - jo se do vonohem - dakort po te pres deri kur te mbarosh - i thashe dhe u ula tek banga para saj - nuk do vi pra jo do iki ne kembe - tha ajo dhe nisi serish te shkruaj - po ty mami me qumesht me krip te ka rritur ? - e pyeta une - jo pse ? - tha ajo - po ja qe je kaq e hidhur sikur cdo mengjes ha 1 kg kripe - ajo qeshi duke me shikuar dhe u pergjigj - jo nuk ha kripe por sdua te vi me ty ne motorr - aha domethene nuk eshte se nuk do qe te vish por nuk do qe te vish me mua - i thashe une duke pritur cfare do thonte ajo - ngriti koken dhe plot seriozitet me thote - pikerisht - dakort pra kalofsh mire viola z i thashe une dhe mora canten dola jashte Ika nxorra motorrin, vesha xhupin dhe u nisa per ne shtepi, "nuk dashka te vinka me mua ajo mendjemadhja dreqit kushedi cfare i duket vetja tja hash turinjte fare sa e mire eshte, he se do e shohi qe neser ajo" - flisja me vete duke ecur me shpejtesi Aty nga gjysma rruges nje shi litar me pika si kokrra kumblle nis te bjere dhe qefi mu be aq shume sa nuk behej me, doja ta shikoja te lagur te bere qull nuk me interesonte nese do lagesha vete edhe pse bente ftohte. Ndaloj motorrin dhe kthehem mbrapa per tek shkolla, ishte nga ato shirat qe bien per disa minuta dhe permbysin gjithcka, nga ato qe nuk te lene vend pa lagur. Pa arritu te shkolla shoh ate si pul te lagur duke ecur me vrap ne tortuar, zura te qeshja me te madhe nderkohe ktheva serish motoerrin dhe e ndiqja me shpejtesine e vrapit saj. - te thashe te vije me mua sdoje ti rri behu qulle tani - i thashe duke bertitur qe te me degjonte nderkohe qeshja ik zhdukuuuuuuu - bertiste ajo nga tortuari dhe ndaloi vrapin e lodhur - do vishhh ? - e pyeta dhe bertisja - harrojeee une u laga qe u laga dhe me ty nuk vij kurre - tha ajo dhe filloi te ecte serish me vrap - dakort si te duash une po te shoqeroj duke shijuar kete moment te bukur - vazhdova une dhe ecja njelloj me te - te urreeeejjjjjj - bertiti ajo dhe duke ecur me vrap rreshkiti duke u rrezuar Ndalova motorrin dhe zbrita direkt poshte duke shkuar tek ajo qe mbante gjurin me dore dhe mbeshteste koken duke qare, ju afrova dhe doja ta ngrija por me shtyu duke refuzuar, ju afrova serish dhe e kapa nga duart qe mos me shtynte pastaj e mora ne krah dhe e hypa ne motorr, hoqa xhupin duke e mbuluar dhe u nisa drejt shtepise saj, ecja ngadale pasi mund te rreshqisnim ne asfalt dhe mund te vritej akoma me shume. Ajo me shtrengonte me duart e saj ne barkun tim dhe mbahej fort derisa arritem tek pallati saj, e zbrita dhe e mora ne krah deri ne kat te dyte tek sheshi pushimit shkallve dhe e zbrita - faleminderit - tha ajo dhe me zgjati xhupin i cili kullonte - asgje - ju pergjigja duke marre xhupin dhe nisa te zbres shkallet Hypa lart ne motorr dhe u nisa per ne shtepi i bere qull dhe dridhesha si qeni ne debore, me kishte hyre i ftohti ne palce. Futem ne shtepi duke kulluar dhe i bere i bardhe nga te ftohtit, gjyshja vuri duart ne faqe si ato plakat e urta dhe te mira ashtu si ishte dhe ajo - ku je bere keshtu more bir re ne ndonje kanal ? - me pyeti ajo - po ku ka kanale ne qytet o gjyshe ca thua dhe ti a nuk e degjon ate shi qe bie jashte - i pergjigjem une duke ecur per tek dhoma si i ngrire - po ku degjoj une e shkreta - tha ajo dhe u ngrit hapi dritaren per te shikuar Nuk me hiqej nga mendja momenti kur ajo u rrezua, me shume me dhembi mua se asaj qe u vra, nuk e krahasoja dhimbjen qe ndjeva kur ajo ra me dhimbjen qe me shkaktoi marcela, fytyra saj e lagur dhe floket e mbeldhura nga shiu, pikat qe i ridhnin ne buzet e bukura, harrova te ndrrohesha duke e imagjinuar serish gjithe skenen.
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 20:15:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015