Kapitulli nr 26 "Kur ëngjëjt qajnë' Futem ne klasen e - TopicsExpress



          

Kapitulli nr 26 "Kur ëngjëjt qajnë' Futem ne klasen e boshatisur dhe shkoj drejt banges time per te marre canten kur syte me zune Violen qe po shkruante, sa doja te ulesha me te dhe te flisja per nje kohe te gjate ta shikoja tek fliste dhe te me shikonte me syte e saj te zinj por ishte e pamundur apo duhet te degjoj zyshen mos heq dore ? - cfare po ben ? - e pyeta dhe u afrova te banga saj. - po bej detyrat se me duhet ti jap librin Eldes - u pergjigj ajo pa e ngritur koken. - do qe te pres te ikim me motorr ? - e pyeta serish - jo jo se do iki ne kemb se do i jap librin Eldes sic te thashe me pare - u pergjigj serish ajo - dakort kalojm me motorr nga rruga per te shpia Eldes - i thashe une - ajo ngriti koken dhe me shikoi pastaj tha - jo se do vonohem - dakort po te pres deri kur te mbarosh - i thashe dhe u ula tek banga para saj - nuk do vi pra jo do iki ne kembe - tha ajo dhe nisi serish te shkruaj - po ty mami me qumesht me krip te ka rritur ? - e pyeta une - jo pse ? - tha ajo - po ja qe je kaq e hidhur sikur cdo mengjes ha 1 kg kripe - ajo qeshi duke me shikuar dhe u pergjigj - jo nuk ha kripe por sdua te vi me ty ne motorr - aha domethene nuk eshte se nuk do qe te vish por nuk do qe te vish me mua - i thashe une duke pritur cfare do thonte ajo - ngriti koken dhe plot seriozitet me thote - pikerisht - dakort pra kalofsh mire viola z i thashe une dhe mora canten dola jashte Ika nxorra motorrin, vesha xhupin dhe u nisa per ne shtepi, "nuk dashka te vinka me mua ajo mendjemadhja dreqit kushedi cfare i duket vetja tja hash turinjte fare sa e mire eshte, he se do e shohi qe neser ajo" - flisja me vete duke ecur me shpejtesi Aty nga gjysma rruges nje shi litar me pika si kokrra kumblle nis te bjere dhe qefi mu be aq shume sa nuk behej me, doja ta shikoja te lagur te bere qull nuk me interesonte nese do lagesha vete edhe pse bente ftohte. Ndaloj motorrin dhe kthehem mbrapa per tek shkolla, ishte nga ato shirat qe bien per disa minuta dhe permbysin gjithcka, nga ato qe nuk te lene vend pa lagur. Pa arritu te shkolla shoh ate si pul te lagur duke ecur me vrap ne tortuar, zura te qeshja me te madhe nderkohe ktheva serish motoerrin dhe e ndiqja me shpejtesine e vrapit saj. - te thashe te vije me mua sdoje ti rri behu qulle tani - i thashe duke bertitur qe te me degjonte nderkohe qeshja ik zhdukuuuuuuu - bertiste ajo nga tortuari dhe ndaloi vrapin e lodhur - do vishhh ? - e pyeta dhe bertisja - harrojeee une u laga qe u laga dhe me ty nuk vij kurre - tha ajo dhe filloi te ecte serish me vrap - dakort si te duash une po te shoqeroj duke shijuar kete moment te bukur - vazhdova une dhe ecja njelloj me te - te urreeeejjjjjj - bertiti ajo dhe duke ecur me vrap rreshkiti duke u rrezuar Ndalova motorrin dhe zbrita direkt poshte duke shkuar tek ajo qe mbante gjurin me dore dhe mbeshteste koken duke qare, ju afrova dhe doja ta ngrija por me shtyu duke refuzuar, ju afrova serish dhe e kapa nga duart qe mos me shtynte pastaj e mora ne krah dhe e hypa ne motorr, hoqa xhupin duke e mbuluar dhe u nisa drejt shtepise saj, ecja ngadale pasi mund te rreshqisnim ne asfalt dhe mund te vritej akoma me shume. Ajo me shtrengonte me duart e saj ne barkun tim dhe mbahej fort derisa arritem tek pallati saj, e zbrita dhe e mora ne krah deri ne kat te dyte tek sheshi pushimit shkallve dhe e zbrita - faleminderit - tha ajo dhe me zgjati xhupin i cili kullonte - asgje - ju pergjigja duke marre xhupin dhe nisa te zbres shkallet Hypa lart ne motorr dhe u nisa per ne shtepi i bere qull dhe dridhesha si qeni ne debore, me kishte hyre i ftohti ne palce. Futem ne shtepi duke kulluar dhe i bere i bardhe nga te ftohtit, gjyshja vuri duart ne faqe si ato plakat e urta dhe te mira ashtu si ishte dhe ajo - ku je bere keshtu more bir re ne ndonje kanal ? - me pyeti ajo - po ku ka kanale ne qytet o gjyshe ca thua dhe ti a nuk e degjon ate shi qe bie jashte - i pergjigjem une duke ecur per tek dhoma si i ngrire - po ku degjoj une e shkreta - tha ajo dhe u ngrit hapi dritaren per te shikuar Nuk me hiqej nga mendja momenti kur ajo u rrezua, me shume me dhembi mua se asaj qe u vra, nuk e krahasoja dhimbjen qe ndjeva kur ajo ra me dhimbjen qe me shkaktoi marcela, fytyra saj e lagur dhe floket e mbeldhura nga shiu, pikat qe i ridhnin ne buzet e bukura, harrova te ndrrohesha duke e imagjinuar serish gjithe skenen.
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 07:04:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015