Kapitulli nr 45 Pres te vish serish me vjeshten E perqafova - TopicsExpress



          

Kapitulli nr 45 Pres te vish serish me vjeshten E perqafova fort dhe nga syte me rrodhen lor por i fshiva para se ajo ti shikonte, nuk doja te dukesha i dobet para saj edhe pse ajo e dinte qe isha i tille. Ajo ishte personi i vetem qe me njihte deri ne palce, njihte te mirat dhe te keqiat e mija ashtu sic njihja dhe une te saj! Sa e kisha deshiruar kete moment qe ta kisha serish ate ne perqafimin tim, kur ndodhesha ne mal kisha frike se ky moment nuk do ndodhte me, ajo qe me trembte me teper kur isha atje ishte se nese vdisja nuk do shikoja me syte e saj te bukur dhe nuk do degjoja zerin e saj si melodi harpash engjejsh! E shtrengova fort, aq fort sa kur e leshova ajo mori fryme thelle sepse gati u mbyt pastaj e leshoi ate dhe ngriti koken duke me shikuar ne sy, e gjithe bota ime ndodhej aty brenda atyre syve ndodhej ne rrahjet e zemres saj e gjithe bota ime ishte ajo me perfeksionin qe e perndiqte! Me preku tek qafa me gishtat e saj te holle e te bute pastaj duke me perkedhelur i dergoi gishtat tek buzet, fryma filloi ti shpeshtohej ndersa zemra saj me godiste gjoksin si nje bubullime qiellin bum bum bum cdo here me fort e me shpejt. Filloi te afrohej ngadale duke mu ngjeshur ne trup afroi buzet e saj tek buzet e mia ne te cilat mbante gishtat, i fura doren ne faqe dhe i buzeqesha duke ia afruar koken me teper afer vetes, ajo me kapi nga faqet dhe me ngjeshi buzet e saj tek te miat me pas filloi ti puthte si e marre, nderkoheqe e puthja per nje moment hapa pak syte dhe pash se ajo po qante me syte mbyllur gje qe ndodh rralle here! E shtrengova pas vetes dhe per nje moment ndjeva se si lotet e saj pikonin ne qafen tim duke u fshire! E mbajta ashtu perqafuar per disa momente, heshtem per pak kohe pastaj ngriti koken dhe fshiu syte! - Pse qave ?! ...- e pyes une duke ja hedhur floket mbrapa veshit - Ashtu kot Joann, do qe te flesh ? Do te iki ? - Nuk qan njeriu kot asnjehere edhe atehere kur mendon se qan kot eshte nje arsye qe do tia mbash dhe vetes te fshehte, dhe nuk dua te ikesh nese dua te fle dua te fle me ty prane ...- i thashe dhe e perqafova - Atehere do qendroj ketu me ty deri kur ti te merzitesh me mua - Nuk do merzitesha kurre me ty - Do merziteshe, une jam e merzitshme - Jo nuk je, shikom po buzeqesh dhe mendo pak ckam kaluar nje dite me pare! Shikon sa efekt ke mbi mua ...- i them une dhe ajo ngriti koken pastaj buzeqeshi, ne ate moment e putha serish por kete here ngadale ashtu sic celin gonxhet e trendafilave! - Do me tregosh pse po qaje ? Je ndare nga i fejuari dhe serish po ngushellohesh tek une ? - Jo idiot jo, nuk e kuptoj pse ju meshkujt jeni kaq qorra dhe te paafte - Pse e thua kete gje ?! ...- e pyes une i cuditur - Sepse te tille jeni, nuk jam ndare nga asnje i fejuar dhe as nuk po ngushellohem tek ty - Atehere cfare eshte ? - Eshte se te dashuroj Joann, kam kohe qe ndjej per ty dhe nuk jam e fejuar ajo unaze ishte nje justifikim qe te mbaja ty larg vetes sepse ti nuk je per mua, ti je nje donzhuan qe pelqen femra te cilat jane te gateshme te jepen per nje nate ndersa une dua per gjithe jeten por sado mundohem te rri larg teje aq me e veshtire behet, qaj sepse dorzohem kaq lehte kur ti me perqafon me prek me shikon, qaj sepse ti me ben te dobet dhe kam frike nga ty ...- me thote ajo dhe per nje moment e humba fillin e gjithckaje vetem buzeqeshja dhe e shikoja. - Pse buzeqesh ? ...- vazhdoi ajo - Sepse ti me dashuron! Te duket pak si arsye ? ...- i them une dhe e perqafova serish
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 20:18:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015