Karakteristikat e Dashi Mashkulli ★ Deshira me e madhe: Te - TopicsExpress



          

Karakteristikat e Dashi Mashkulli ★ Deshira me e madhe: Te jeni ju qe te drejtoni. Burri dash: i pjekur dhe i mbushur me energji do t’ju udhëheqë me entuziazmin e tij. Do t’ju përfshijë në emocion dhe veprime të menjëhershme. Dashi është një nga njerëzit më egoistë, krenarë dhe shtrëngues. I shpreh mendimet e tij prerazi dhe shpeshherë ka prirjen të jetë i drejtpërdrejtë që e çon deri në sulmueshmëri (mund të evitohet duke i mbjtur anën). Me të nuk do të ndjeni kurrë paqendrueshmëri. Do t’ju mbrojë dhe sillet me shpirt kalorsiak. Do të marrë përsipër udheheqjen dhe shumicën e përgjegjesive. Kur rrezikoheni nga një inat i dashit është mirë ti vini frena gjuhës. Përballojini me qetësi shperthimet e inatit të tij, dhe pasi të qetësohet mund ti thoni se do të ishte më mirë sikur të përpiqej të mos inatosej kaq. Në dashuri dashi e konsideron veten të pamposhtur. Nuk janë nga ata qe të shëtisin në yje. Dashi hyn menjëherë në temë. Ky mashkull nuk zotëron romantizmin që do të pritej prej tij. Orekset dhe kapacitetet seksuale të tij janë të mëdha kështu që lereni të marrë iniciativën. Entuziazmohet lehtë dhe mund t’ju kërkojë martesë. Mirë do të ishtë që ky vendim të mos ishte i momentit. Lerni të kalojë pak kohë deri sa të jeni e sigurt për ndjenjat tuaja. Nuk është e lehtë të bashkëjetoni me të; do të vijnë momente që do të bëhet i padurueshëm. Mos i jepni shkase për ta xhelozuar sepse reagon dhunshëm në raste të tilla. Nuk do të ngurojë t’ja nxi syrin atij qe po flirtoni apo ju flirton. Vetë ai do të flirtojë. Mos u frikësoni, nuk do ta humbni ekskluzivitetin mbi të. Thjesht herë pas here këron të nënvizojë egoizmin e tij. Nuk është një menaxhues i mirë i ekonomisë. Dashit i përshtatet roli i babait. Dotë punojë shumë edhe po të nevojitet do të ndërrojë punë që të mos i mungojë asgjë shtëpisë së tij. Mirë është ta këshilloni të mos ketë sjellje shtrënguese me fëmijët. Lejeni të marrë iniciativën duke i përmirësuar qëndrueshmërinë. Mashkulli i lindur në shenjën e Dashit ka tendencë që të jetë në çdo rast autoritar dhe të irritohet lehtë. Pa dyshim, ka një temperament të rrëmbyer, impulsiv, kurajoz, optimist dhe shumë rrallë u jep rëndësi hollësirave. Shpesh ai vihet në telashe serioze, sepse është shumë i bindur që ka të drejtë dhe ky qëndrim e pengon t’u verë veshin këshillave që mund ta ndihmonin. Megjithatë edhe kur mendon se ka dështuar në iniciativat e tij nuk ndalet për tu qarë apo penduar. Përkundrazi rifillon menjëherë kokëulur drejt synimeve të reja. Burri i kësaj shenje i do shumë dhe gjithmonë ndryshimet e çdo lloji dhe është mendërisht shumë i hapur. Në gjykim tregohet pak sipërfaqësor dhe këmbëngulës, kokëfortë dhe orvatet të zvogëlojë vështirësitë deri në mohim. Mashkulli i Dashit në miqësi Edhe mashkulli e ka të theksuar ndjenjën e miqësisë edhe pse shumë më të dobët se ajo e femrës së kësaj shenje. Është një mik ideal dhe bujar, që megjithatë nuk duron ta kundërshtojnë. Me miqtë ai është mjaft sedërmadh dhe i mbetet hatri shpejt. Një mashkull i kësaj shenje nuk e tradhëton kurrë mikun, por gjithnjë largohet pa idhënë shpjegime për sjelljen e tij, në qoftë se do të ndihet i zhgënjyer dhe kur vë re se nuk e kanë kuptuar duke krijuar një mur që do të mbetet i parrëzueshëm. Femra ideale për mashkullin e Dashit Mashkulli i kësaj shenje do të parapëlqejë të ketë përkrah një shoqe të jetë elegante por që të mos bjerë shumë në sy. Përkundrazi të jetë e matur, e devotshme, inteligjente por që të mos e pëlqejë polemikën. Partnerja e tij nuk duhet kurrë t’i vejë në dukje aftësitë e saj intelektuale. Për mashkullin e Dashit ka shumë rëndësi të jetë e sigurtë për besnikërinë absolute të gruas që ka zgjedhur, ai nuk do ta falë gruan e tij as për “zbavitjen” më të vogël. Ai do që të ketë edhe një raport miqësor me gruan e tij.
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 18:19:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015