Karta e laicitetit ne shkollen franceze (R.Meidani) 1) Franca - TopicsExpress



          

Karta e laicitetit ne shkollen franceze (R.Meidani) 1) Franca është një republikë e pandashme, laike, demokratike e sociale. Ajo garanton barazinë para ligjit, në të gjithë territorin e saj, për të gjithë qytetarët, duke respektuar të gjitha besimet. 2) Republika laike realizon ndarjen e feve me shtetin. Vetë shteti është neutral ndaj bindjeve fetare e shpirtërore. Franca nuk ka fe shtetërore. 3) Laiciteti garanton lirinë e ndërgjegjes për të gjithë dhe çdo njeri është i lirë të besojë apo të mos besojë. Ai mundëson shprehjen e lirë të bindjeve të individit, në respekt të bindjeve të të tjerëve dhe brenda kufijve të rendit publik. 4) Laiciteti zhvillon qytetarinë, duke pajtuar lirinë e gjithsecilit me barazinë e vëllazërinë me të tjerët në funksion të interesit të përgjithshëm. 5) Republika siguron respektin e këtyre parimeve në institucionet shkollore. 6) Karakteri laik i shkollës u ofron nxënësve kushte për të çimentuar personalitetin e tyre, për të ndërtuar lirinë në arbitrim e gjykim, për të mësuar e ushtruar qytetarinë. Ai i mbron ata nga çdo zell detyrues e propagandistik (proselitizëm) apo trysni që do t’i pengonte ata për të bërë zgjedhjet e veta. 7) Karakteri laik u siguron nxënësve mundësinë e marrjes së një kulture të përbashkët dhe të shpërndarë në mënyrë të ndërsjellë. 8) Laiciteti bën të mundur ushtrimin e lirisë së shprehjes të nxënësve brenda kufijve të mirëfunksionimit të shkollës në respektim të vlerave republikane dhe pluralizmit të bindjeve. 9) Karakteri laik i kundërvihet dhunës e diskriminimit, garanton barazinë midis vajzave e djemve, mbështetet mbi një kulturë respekti dhe të kuptuarit të ndërsjellë. 10) I takon personelit mësimdhënës t’u transmetojë nxënësve kuptimin dhe vlerën e laicitetit, si dhe të parimeve të tjera bazë të Republikës. Ai duhet të vigjilojë për zbatimin e tyre brenda shkollës. Po ashtu, ai duhet t’u transmetojë prindërve përmbajtjen e kësaj karte. 11) Një neutralitet i qartë është detyrim i anëtarëve të personelit. Në kryerjen e funksioneve të tyre, ata nuk duhet të manifestojnë bindjet e tyre politike dhe fetare. 12) Mësimdhënia është laike. Për t’u garantuar nxënësve një hapje sa më objektive të mundshme ndaj larmisë së vizioneve të botës apo shtrirjes e saktësisë së njohjes, asnjë subjekt nuk mund të përjashtohet a priori nga të shtruarit e pyetjeve në mënyrë shkencore e pedagogjike. Asnjë nxënës nuk mund niset nga një bindje fetare e politike për të kundërshtuar një mësues nga e detyra e tij për të trajtuar një çështje të programit. 13) Nisur nga përkatësia fetare, nuk i lejohet askujt refuzimi për t’iu bindur rregullave të zbatuara në Shkollën e Republikës. 14) Në institucionet arsimore publike, rregullat e jetës në hapësira të ndryshme, të përcaktuara në rregulloren e brendshme, janë të tilla që respektojnë karakterin laik të këtyre institucioneve. Është e ndaluar mbajtja e shenjave apo e veshjeve, nëpërmjet të cilave nxënësit manifestojnë qartësisht përkatësitë fetare. 15) Nxënësit, sipas refleksioneve dhe aktivitetit, japin kontributin e tyre në mbajtjen gjallë të karakterit laik në gjirin e institucionit të tyre.
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 07:59:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015