Kaskë speciale për Fernando Alonson Në Çmimin e Madh të - TopicsExpress



          

Kaskë speciale për Fernando Alonson Në Çmimin e Madh të Monakos piloti spanjoll i Ferrarit Fernando Alonso do të mbajë në kokë kaskën e tij të re. E ndërtuar në disa pjesë të saj edhe me ar, kaska e re ka të gdhendura 32 fitoret e arritura në karrierën e spanjollit, që prej Çmimit të Madh në Hungari në vitin 2003 dhe deri tek e fundit, e fituar disa javë më parë në Barcelonë. Imazhet e para të kaskës i ka publikuar vetë Alonso në profilin e tij në Twitter.
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 09:33:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015