Katanec shpall listën: U trembem tifozëve shqiptarë.. Trajneri - TopicsExpress



          

Katanec shpall listën: U trembem tifozëve shqiptarë.. Trajneri i Sllovenisë, Sreçko Katanec, ka vlerësuar si shumë interesante ndeshjen kundër Shqipërisë, që do të luhet më 6 shtator në Lubjanë. Kjo përballje është e vlefshme për Grupin E të eliminatoreve për Botërorin “Brazil 2014″. “Ndeshja me Shqipërinë do të jetë interesante dhe e bukur, pasi për të dy palët primare është fitorja. Fizikisht ata janë mirë të përgatitur për të bërë lojë agresive dhe, nëse nuk luajmë me të njëjtin agresivitet dhe nuk jemi kompaktë, atëherë mund të paraqiten probleme. Ata dëshirojnë të sulmojnë, ndoshta për faktin se shohin një mundësi për të arritur diçka për herë të parë. Por, në anën tjetër, nëse ne nuk paraqitemi mirë, atëherë nuk jemi për Botëror. Shqipëria ka disa mangësi, të cilat i kemi analizuar”, – ka thënë Katanec për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Sllovenisë. Ai të premten publikoi listën me emrat e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Shqipërinë dhe atë me Qipron, që luhet katër ditë më vonë. Shqipëria e kishte mposhtur Slloveninë në Tiranë me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë pas gjashtë ndeshjeve mbajnë pozitën e dytë me 10 pikë, katër më pak se Zvicra që kryeson. Sllovenia gjendet në vendin e pestë me gjashtë pikë. Për ndeshjen në Lubjanë pritet të udhëtojnë mbi 2000 tifozë shqiptarë. Këtij fakti i druhet edhe përzgjedhësi slloven. “Nuk dua të përsëritet ajo ndeshje e mëparshme me Bosnjë- Hercegovinën, kur stadiumi ishte përgjysmë i mbushur me tifozët e kundërshtarit. Edhe tifozë shqiptarë do të ketë me bollëk. Tifozët e Shqipërisë ishin me bollëk në Norvegji dhe i dhanë përparësi shtesë përfaqësueses së tyre”, – ka përfunduar Katanec. Katër ditë pas ndeshjes me Slloveninë, Shqipëria do të luajë në udhëtim kundër Islandës.
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 12:54:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015