Kazani po zien ne Partine Socialiste Ne pamje te pare duket - TopicsExpress



          

Kazani po zien ne Partine Socialiste Ne pamje te pare duket sikur gjithcka ne mazhorance ecen per bukuri. Ashtu duket! LSI-ja mori cfare deshi dhe rri e qete ne qoshen e saj, duke pare se c’mund te ndaje ne sofren plot e perplot qe i ra nga puna e saj dhe nga qielli. Kurse ne PS, dora e forte e Edi Rames po firmos pa pare asnje ne sy ne seline e saj, apo ne grupin parlamentar. A thua se te gjitha votat erdhen nga e prej Edi Rames e jo prej deputeteve te saj, te cilet duken sikur rrine strukur, por qe flasin neper dhembe neper qoshet e ish-Bllokut dhe me pas votojne pa e ngritur koken ne parlament. Nese Ilir Meta njihet si njeri praktik e besembajtes me te tijte, duke shperndare ne shporten e posteve dicka per te gjithe, tek selia e PS-se duket sikur nuk shkon gjithcka me ate optimizmin e fasades se fillimit para berjes se qeverise. “Senatoret” ose ata qe kane shume e shume vite ne PS, te cilet kane ngrene balten e udheve te Shqiperise per seline roze e qe dajaku nuk iu ka munguar nga pushteti i Berishes, nuk u perfshine ne qeveri. Megjithate sikur u pertypen, hodhen nga nje “tymce” lart e poshte, e gjithsesi votoi per qeverite e tyre, pasi menduan se do dukej sikur jane me shume karrieriste se sa te shqetesuar per PS-ne e qeverisjen e saj, ne morine e premtimeve lume qe ajo beri e mori votat. Ata priten se do te pyeteshin per morine e emerimeve te rendesishme, jo per ndarje torte, sikurse thone, por se duhej pergjegjesia te ishte e perbashket edhe ne emerimet e dyta. As ketu nuk u pyeten, ndonese dihet qe eshte pergjegjesi ekskluzive e Kryeministrit cdo emerim ne administraten e larte, si ne tatime,dogana, KESH, CEZ, polici, etj. As nuk u pyeten dhe as iu moren mendime per keto emerime. Ne te vertete shume femra te reja ngjiten vrullshem shkallet e karrieres, aq sa ata vete nuk e kishin menduar. Mundet te jete mire si nje veprim per te sjelle rinine ne politike e ne administraten e larte; mundet te rezultoje mire moria e vajzave e grave te reja qe u ngriten me ashensor direkt e ne majen e administrates, sikurse mundet te jete pergjegjesi e plote e Kryeministrit, rezultati negativ i kesaj plejade te re, te cilen shumekush ne Grupin Parlamentar te PS-se ka filluar ta quaje si nje synim djallezor te Edi Rames per te larguar njehere e mire nga PS-ja e nga grupi i saj parlamentar, ne zgjedhjet e radhes te nje numri politikanesh si Dokle, Leskaj, Dade, porse edhe Klosi, Blushi, Fino, Xhafaj, duke mos harruar edhe Gramoz Rucin, i cili tashme eshte nje “ dele e urte” dhe nuk ndjehet. Kjo strategji, nese mbetet e tille, ka si synim qe t’ju prese cdo vote apo interes per keta emra ne bazen e PS-se, pasi duke mos qene ne gjendje te emerojne as edhe nje drejtor apo punetor, pikevarazhi i tyre zbehet e nuk iu flet njeri me goje. Kete gje e di mjaft mire Edi Rama, pasi po nuk paten interes per ty as komshiu nuk te thote me “miremengjesi”. Edi Rama, kush e njeh mire, eshte nje nga politikanet me te paparashikuar edhe me kryeneci. Por edhe me nje ambicie te jashtezakonshme per te bere epoke. Epoke ne sensin e historise apo te stilit te tij kjo mbetet te shikohet. Ndaj ai nuk pyet e as nuk do te pyese kerkend ne ate seli. Kushdo thote se ia njeh mendjen apo se ndikon ne vendimmarrjen e tij surprize e ka gabim. Ai do epoken e tij sic e beri Zogu, Enveri dhe Saliu. Dhe do ta beje, duke ndeshkuar me cdo menyre e pa asnje meshire cilindo qe i del perpara. Ne te vertete ate cka po ben Ministria e Brendshme me nje vale te papare ndeshkimi ndaj krimit e pisllekut, po i rrit kredencialet ne bazen e PS-se, ate cka Edi Rama po perpilon te shembe cdo ndertim pa leje, nese e con deri ne fund ne bregdet e kudo, prape se prape eshte nje kuote tjeter lartesimi per Edi Ramen. Nese gjen edhe euro per te shlyer borxhet ndaj biznesit si dhe nese mbledh parate ne buxhetin e shtetit, sic edhe po thote, atehere Edi fillon epoken e tij. Por nese i rreshqet paksa kemba, apo nese fillon te lejoje zevendesimin e nje kaste korrupsioni me nje tjeter kaste nga PS-ja, apo edhe nese nuk rezulton qe thesi i qeverise vijon te jete bosh edhe ne fund te vitit 2014, pra te vitit tjeter, atehere rrezimi do te jete si nje perplasje imagjinare e nje asteroidi me token ! Zemerimi dhe vala e te nxehtit jashtestinor ne PS-ja sikur po perbashkohet me nje fryme nga disa radhe te LSI-se, e cila mund te filloje te duket nga mesi i vitit te ardhshem, ndonese dikush mund te mendoje si me shaka se dimri ngrin cdo vale. Ne te vertete keshtu kane menduar edhe kryeministra te tjere paraardhes ne keto 23 vite, por fundi nuk ka qene aspak i lumtur per ata, ne momentin kur kane rene nga lartesia direkt ne sallen e parlamentit e duke mos patur me pas as edhe nje shok apo mik. Ka filluar keto dite vala e trete e emerimeve ne rangje me te vogla, por gjithsesi emerime quhen dhe zyrat qe emerojne, e njerez emerojne! Deputetet si rregull nuk perzihen ne keto emerime, por ne praktike e ne psikologjine shqiptare, votuesit turren tek deputeti e jo tek Kryeministri, pasi ky i fundit as nuk kapet e as nuk gjendet. Kesisoj trokitjet dhe zilet e telefonit bien cdo dite tek telefonat e deputeteve, te cilet kane kerkuar voten per PS-ne, por per te qene realist edhe duke iu premtuar vende pune. E ne kete katrahure deputeti ndjehet keq kur as telefonin nuk ia ngre ministri apo drejtori i pergjithshem, bile as drejtori rajonal. Po te jemi ne realitetin europian ku duam te shkojme eshte me se normale. Dhe keshtu duhet. Por ende jemi ne Shqiperi e duhet te kalojme prape nga Hani i Hotit apo Kapshtica per te shkuar andej, dhe ne kete udhe deputetin e kapin per menge te xhaketes qindra e qindra socialiste qe t’ju zgjidhe hallin. Dhe asnje hall nuk zgjidh deputeti, pasi askurrkush nuk e ka pyetur! E keshtu kazani zien nga pak e perdite dhe plas! Kur te pelcase, urojme te mos jete afer kazanit, Kryeministri ! Marre nga Koha Jone
Posted on: Sun, 20 Oct 2013 06:52:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015