Keke te vegjel Përbërësit: 1 filxhan qumësht soje ose orizi - TopicsExpress



          

Keke te vegjel Përbërësit: 1 filxhan qumësht soje ose orizi 1 lugë çaji me uthull vere ose molle 1,25 gotë miell 2 lugë çaji me niseshte 1,5 lugë çaji me sodë buke 0,25 lugë çaji me kripë 1/3 gotë vaj luledielli ose ulliri 0,5 gotë sheqer 1,5 lugë çaji me sheqer vanilje 0,25 lugë çaji me esencë bajameje Udhëzimet Nxeheni furrën në temperaturë 175 °C dhe vendosni në tepsi format ku do ta hidhet brumi i kekeve. Përzieni qumështin e sojës ose orizit me uthull dhe lëreni të rrijë për disa minuta. Shto vajin, sheqerin, sheqerin e vaniljes dhe esencën e bajameve. Përziejini me mikser për disa sekonda. Shtoni miellin, niseshten, sodën e bukës dhe përzieni masën deri sa të bëhet e njëtrajtshme dhe pa kokrra. Mbushni format dhe lërini të piqen për 20-22 minuta. Lërini të ftohen pasi t’i nxirren nga furra dhe dekorojini me boronica apo fruta të tjera. Kjo masë është për 12 keke të vegjël.
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 08:06:53 +0000

Trending Topics



ht:30px;"> “Global Research is the leading research source on the

Recently Viewed Topics




© 2015