Kete tekst po e postoj ketu enkas per kusherinen time,Mirjeta - TopicsExpress



          

Kete tekst po e postoj ketu enkas per kusherinen time,Mirjeta Rugova. -Podguri shtrihet në Dukagjinin Verior. Kjo krahinë gjeo-etnografike së bashku me disa të tjera siç janë: Reka, Lugu i Drinit, Lugu i Leshanit, Lugu i Baranit etj., bëjnë pjesë në makrokrahinën e Rrafshit të Dukagjinit. Njësi të tilla takon në mbarë arealin gjeoetnografik shqiptar, të cilat kanë paraprirë rrugën e zhvillimit kombëtar, siç e thekson me të drejtë edhe autori i librit që kemi në dorë. Ato, ndonëse janë një realitet me karakter historik, çka nënkupton se sa më shumë kohë që kalon nga koha e ngjizjes dhe ajo e konsolidimit, vijnë natyrshëm duke u zbehur, apo më saktë duke e humbur domethënien fillestare, mbeten një faktor me rëndësi për ndriçimin e rrugës historike të zhvillimit të gjithanshëm kombëtar, thekson, ndër të tjera, Ukë Xhemaj. Rëndësia e njohjes së këtyre bërthamave, vë në dukje ai, qëndron edhe në fushën e studimeve linguistike, antropologjike, historike, sociologjike etj., pa e përjashtuar aspak studimin kompleks etnografik, do të shtonim ne, përçka një dëshmi bindëse shënon edhe monografia kushtuar krahinës së Podgurit që kemi në dorë. Duke u marrë me shtrirjen dhe përkufizimin e Podgurit (të cilit i kushtohet një syth i veçantë në f.12-14), mbështetur në gjurmime vetijake dhe në citime nga literatura, autori na bën të ditur se, Podguri sot shtrihet në dy komuna administrative e ka 47 vendbanime me rreth 65 mijë banorë (sipas regjistrimit të vitit 1981). Këtu përfshihen edhe katër qendra urbane, siç janë Peja, Istogu, Ilixhja dhe Gurrakoci. Dendësia e popullsisë, sidomos ajo agrare, është relativisht e madhe, ku secilit banor i takon rreth 23ar tokë e punuar, çka përbën një nga rrethanat vështirësuese, që zvogëlon mundësitë e një jete më të organizuar dhe më rentabile nga bujqësia, e cila këtu është veprimtari primare ekonomike. Veçse, thekson më tej autori, faktori gjeografik-natyror është mjaft i volitshëm për zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë. Po ashtu, konfiguracioni i relievit, kushtëzoi tipin e vendbanimeve të grupuara (të dendura) dhe me lagje (mahallë).
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 12:17:53 +0000

Trending Topics



ey had sent away the multitude, they took
ss="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Many times Ive tried to tell you, many times Ive cried alone
Lula morreu, e Deus e o Diabo brigam porque nenhum dos dois quer
Are you hosting an October/November fundraiser event? I would LOVE

Recently Viewed Topics




© 2015