Ketu ndodhet nje Punim ,ne formen e nje vendimi gjyqesor ! (Lexim - TopicsExpress



          

Ketu ndodhet nje Punim ,ne formen e nje vendimi gjyqesor ! (Lexim te kendshem ,nese keni nerva ) :D Nr. 077/19 i Regj.Themeltar. Nr. 130 i Vendimit VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga : Francesk Ganaj Kryesues Luan Dogjani Anetar Ne seancen gjyqesore te dates 19.03.20013 mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.077/19 qe i perket: TË PANDEHURIT: Erenik Boboci , i biri i Arifit dhe i Arjanes0, i datelindjes 1980, banues ne Tirane,me arsim te mesem i pa denuar me pare. A K U Z U A R: Per vepren penale te Vrasjes me dashje mbetur ne tentative dhe te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga nenet 76_22 e 278 “2” te Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.179, date 19.3.2012, ka vendosur: Deklarimin fajtor te te pandehurit Erenik Boboci per vepren penale te vrasjes mbetur ne tentative duke e denuar me 12 vjet burgim. Deklarimin fajtor te ketij te pandehuri per krimin e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe duke zbatuar nenin 278 “2” te K.Penal, denimin e tij me 4 muaj (kater) burgim. Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, i pandehuri Erenik Boboci u denua, perfundimisht me 12 vjet burgim Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.328, date 26.06.20012, vendosi: Ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles pare Tirane ,sa i perket mases se denimit per vepren penale te vrasjes mbetur ne tentative ,duke e denuar me 11 vjet burgim. Lenien ne fuqi te vendimit per krimin e mbajtjes pa leje te armeve luftarake. Ne zbatim te nenit 55 te K.Penal, i pandehuri Erenik Boboci u denua perfundimisht me 11 (njembedhjete ) vjet burgim. -Kunder ketij vendimi kane paraqitur rekurs ne Gjykaten e Larte, mbrojtesit e te gjykuarit avokatet Nuredin Islamaj dhe Arben Doci , me te cilin kerkon prishjen e vendimit te dy gjykatave dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim me tjeter trup gjykues , duke parashtruar shkaqet e meposhteme: - Gjate gjykimit ne Gjykaten e Shkalles pare si dhe ne Gjykaten Apelit, gjykatat kane vepruar ne shkelje te nenit 158 “2” K.pr. Penale , duke mos ia bere te njohur Deshmitares ,bashkshorte e te pandehurit te drejten per te mos deshmuar dhe duke mos e pyetur nese do te perfitojne nga kjo e drejte . KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË Pasi degjoi relacionin e Gjyqtarit Francesk Ganaj, prokurorin ......... , qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te dy gjykatave , mbrojtesin e te pandehurit, avokatet Nuredin Islamaj dhe Arben Doci qe kerkuan prishjen e vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim me tjeter trup gjykues , dhe si analizoi çeshtjen ne teresi, V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane ne pjesen me te cilin eshte deklaruar fajtor dhe eshte denuar i pandehuri Erenik Boboci per vepren penale te vrasjes mbetur ne tentative ,parashikuar nga neni 76_22 i Kodit Penal dhe te mbajtjes pa leje te armeve luftarake parashikuar nga neni 278 “2” i kodit penal dhe ai i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte vendosur deklarimi fajtor i te pandehurit per vepren penale te vrasjes mbetur ne tentative parashikuar nga neni 76_22 i Kodit Penal dhe vepren penale . te mbajtjes pa leje te armeve luftarake parashikuar nga neni 278 “2” i kodit penal ,duke e denuar perfundimisht me 11 vjet burgim , JANE MARE NE PERPUTHJE ME DISPOZITAT LIGJORE PROCEDURIALE. I- FAKTET E CESHTJES 1. Eshte pranuar nga gjykata e rrethit Tirane se i pandehuri Erenik Boboci ka konsumuar vepren penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative , parashikuar nga neni 76_22 dhe ai i armbajtjes pa leje parashikuar nga neni 284 “2” i Kodit Penal. Arsyetohet se me daten 26.4.2001, i pandehuri pasi eshte rikthyer ne shtepi ka filluar te debatoje me bashkshorten e tij ,ku ne grindje e siper i pandehuri ka mare armen te cilen e posedonte pa leje te organeve kompetente duke e goditur ne koke ,dhe shkaktuar plage te renda ,te rrezikshme per jeten dhe shendetin ne momentin e shkaktimit te tyre . 2. Ne proces verbalet e seancave gjyqesore rezulton se gjykatat ,si ajo e shkalles pare edhe ajo e apelit ,gjate procesit te marjes se provave ,e llojit deshmi ,nuk e ka njohur te demtuaren ,deshmitare ne proces , e cila ka bere edhe kallzimin penal , njekohesisht bashkshorte e te pandehurit , nese kerkon te perfitoje nga “perjashtimi i detyrimit per te deshmuar” ,parashikuar nga neni 158 i kodit procedures penale ,shkak per te cilin kerkuesi kerkon prishjen e vendimit te dy gjykatave . II. NË LIDHJE ME PRETENDIMET . 3. Avokatet e të pandehurit argumentojnë se vendimi i gjykatave të faktit është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedurial penal ,duke parashtruar : 4. Në nenin 158 të kodit të procedurës penale ,ligjvënësi ka parashikuar “përjashtimin nga detyrimi për të dëshmuar” . Në paragrafin e parë thuhet se nuk janë të detyruar të dëshmojnë gjinia ose krushqia e afërt sipas përcaktimeve të nenit 16 ,me përjashtim të rasteve kur këto subjekte shfaqen ne procesin penal me statusin e personit kallëzues, ankues ,apo të dëmtuar nga vepra penale . 5. Rrjedhimisht këto subjektë detyrohen të dëshmojnë ,duke u barazuar me cdo dëshmitar të mundshëm ,kur shfaqet në pozitën e personit ,ankues ,kallzues apo dëmtuar nga vepra penale . 6. Në interpretimin fjalë për fjalë të normës nuk rezulton se bashkshorti i cili është i dëmtuar ,ankues ,apo kallzues nga vepra penale detyrohet të dëshmojë kur ka cilësit proceduriale të mësipërme ,cka do të thotë se gjykata është e detyruar ta njoh me të drejtën për të mos dëshmuar dhe pyetur nëse kerkon të përfitojë ,detyrim kjo për gjykatën i shprehur në paragrafin dy të këtij neni 7. Kjo zgjidhje ,pra ,mos përfshirja e bashkshortit në subjektet e detyruara për të dëshmuar kur shfaqet si ankues ,kallzues apo i dëmtuar nga vepra penale ,na duket e arsyeshme sepse duke ia bere të njohur gjykata këtë të drejtë e vendos të mendojë edhe një herë rëndësinë që kanë mardhëniet familiare ,dhe se nëse nuk dëshmon ,kjo mund të cojë në zgjidhjen e cështjes me pasoja sa më të pakta për ambientin familiar ,deri në pushim cështje . II- NË LIDHJE ME PRANUESHMËRINË 8- Ne nenin 158 te k.pr.p ligjvenesi ka parshikuar rastet se kur dhe kush ,perfiton nga e drejta e perjashtimit nga detyrimi per te deshmuar ,ku thuhet “ nuk jane te detyruar te deshmojne” , a. gjinia ose krushqia e afert e te pandehurit ,sipas percaktimeve te nenit 16 te kodit penal ,me perjashtim te rasteve kur kane bere kallzim ose ankim ,ose kur ata apo nje i aferm i tyre jane demtuar nga vepra penale . b. bashkshorti per faktet e mesuara nga i pandehuri gjate jetes bashkshortore , c. bashkshorti i ndare nga i pandehurit d. ai qe edhe pse nuk eshte bashkshort i te pandehurit bashkjeton ose ka bashkjetuar me te e. ai qe eshte i lidhur me te pandehurin me mardhenie biresimi . 2- Gjykata u ben te njohur personave te mesiperme te drejten per te mos deshmuar dhe i pyet nese duan te perfitojne nga kjo e drejte .Mosrespektimi i ketij rregulli e ben deshmine te 9- Ligjvenesi ne funksion të ruajtjes së marrëdhënieve shoqërore të fondamentale , (more uxorio) sic janë ato mes gjinisë ose krushqisë së afërt, bashkëshortit ose bashkëjetuesit me të pandehurin, e ka përjashtuar këtë kategori subjektesh nga detyrimi për të dëshmuar gjatë gjykimit që zhvillohet në ngarkim të të afërmit të tyre. Ligjvënësi i ka vendosur ne pozicion procedurial te favorshem ketyre personave , duke parashikuar detyrimin për gjykatën që, në momentin e administrimit të dëshmisë, t’iu bëjë atyre të njohur të drejtën për të mos dëshmuar . 10- Ky perjashtim njihet ne doktrine si “ privilegji deshmitarit ne procesin penal” Edhe pse ky është rregulli, Kolegjet vën re se parashikimi i nenit 158/2 të KPP-së shfaqet jo si pengesë absolute për të dëshmuar, por si nje mundësi reale me karakter thellesisht personal për të hequr dorë nga dhënia e dëshmisë e cila ka në thelb autonominë e zgjedhjes personale, të dëshmitarit. Në çdo rast i takon subjektit të interesuar (dëshmitarit) të vlerësojë nëse do përfitojë ose jo nga kjo e drejtë. Në rast se subjekti nuk përfiton nga kjo e drejtë, pra ai vendos të dëshmojë, ai merr cilësinë e dëshmitarit si çdo subjekt tjetër, me të gjitha detyrimet ligjore, dhe dëshmia konsiderohet e marrë në mënyrë të ligjshme. 11- Ne kete kuptim nisur nga nje interpretim literal qe i behet nenit 158 “a” te K.pr.Penale ,rezulton ,se te drejten e perfitimit te perjashtimit nga “detyrimi per te deshmuar” e kane gjinia ose krushqia e afert sipas percaktimeve te nenit 16 te K.pr.Penale me perjashtim te rasteve kur keto persona kane bere kallzim apo ankim ,ose kur i demtuar nga vepra penale jane ata ose te afermit e tyre . 12- Ne kete kontekst dhe ne referenc te nenit 16 te K.pr.Penale me persona ne “gjini dhe krushqi te afert ” do te kuptohen ( te paralindurit ,paslindurit ,vellezer , motra ,ungjer ,emta ,niper,mbesa ,femije te vellezerve dhe te motrave ) ndersa me krushqi te afert ,( vjeherr ,vjehrre, dhender ,nuse ,kunate .thjeshtri ,thjeshtra ,njerku ,njerka) 13- Sa me lart perjashtimi i bere nga ligjvenesi nen termat “me perjashtim te rasteve kur keto persona kane bere kallzim apo ankim ,ose kur i demtuar nga vepra penale jane ata ose te afermit e tyre” tregon faktin se keto subjekte nuk perfitojne nga e “drejta e perjashtimit nga detyrimi per te deshmuar” kur ato jane si ankues,kallzues apo te demtuar nga vepra penale . 14- C’ka do te thote se gjykata gjate shqyrtimit gjyqesor , kur operon per marjen dhe administrimin e provave ne zbatim te nenit 158 te K.pr.Penale , personave ne gjini ,krushqi te aferm ,kur shfaqen si ankues, kallzues ,apo te demtuar nga vepra penale nuk i ben te njohur ekzistencen e nenit 158 “2” K.pr.Penale me te cilen do te perfitonin te drejten e perjashtimit nga detyrimi per te deshmuar ,duke i trajtuar ato si cdo subjekt tjeter qe shfaqen si deshmitar ne procesin penal ne ngarkim te se cileve qendron detyrimi per te treguar te verteten mbi faktet e njohura ne menyre te drejtperdrejte apo indirekte , dhe ne rast se nuk thote te verteten mund te akuzohet per vepren penale te deshmise se rreme . 15- Sic edhe rezulton ,ne pamje te pare,( prima facie) dhe nga nje interpretim literal, fjale per fjale , bashkshorti si subjekt perfitues nga “ e drejta e perjashtimit te detyrimit per te deshmuar , nuk perfshihet ne ato subjekte apo rastin perjashtimor, qe per shkak te ankimit ,kallzimit apo te qenurit i demtuar ,nuk perjashtohen nga detyrimi per te deshmuar . 16- Por interpretimi i nje dispozite ligjore eshte komplekse , sidomos , ne rastet kur interpretimi fillestar gramatikor mund te coje ne nje non sens , perparesi merr interpretimi logjik dhe i zgjeruar . 17- Ne kete kontekst , duke u nisur nga fryma e dispozites ,nga qellimi qe vet ligjevenesi ka mbi modulimin e kesaj mardhenie , dhe duke bere nje interpretim logjik e te zgjeruar te dispozites dhe mos kufizuar ne kuptimin letrar (ad literam) te saj , kuptim i cili nuk tregon qellimin e vertet te legjislatorit , na dergon ne perfundimin se edhe bashkshorti konsiderohet si subjekt i cili duhet te perfshihet ne kategorine e subjekteve te detyruara per te deshmuar kur shfaqet si ankues ,kallzues apo i demtuar nga vepra penale . 18- Ne veshtrimin kushtetues ,problematika behet e qarte nese i referohemi nenit 32 te Kushtetutes ku thuhet se “Askush nuk mund te detyrohet te deshmoje kunder vetvetes ose families se vet ..........”. Ne doktrinen kushtetuese ,parimet kushtetuese apo rregullat kushtetuese te cilat aplikohen ne procesin penal mund ti nenshtrohen kufizimeve juridike ,ose duke krijuar perjashtim nga rregulli , permes ligjeve speciale qe rregullojne kete mardhenie juridike . 19- Ne kete kuptim fakti qe ligjvenesi ka bere nje perjashtim nga rregulli sa i perket te drejtes per te mos deshmuar ,ku te afermit detyrohen te deshmojne nese shfaqen si ankues ,kallzues apo demtuar nga vepra penale ben qe ne deduksion logjik te nenit 32 te kushtetutes ky perjashtim te shprehet nen termat “ ...familiaret jane te detyruar te deshmojne ,brenda kufijve te nenit 16 ,kur jane ne rolin e kallezuesit ,ankuesit apo demtuarit nga vepra penale” . 20- Ne kete kuptim referuar edhe koncepteve te se drejtes familiare ku me familie ne kuptimin e ngushte perfshihet ,bashkshorti dhe femijet ,ben te dalim ne perfundimin se ,qellimi i ligjvenesit ne nenin 158 eshte te perfshije edhe bashkshortin ,pavaresisht se kjo nuk del ne menyre te shprehur . 21- Pretendimi i ngritur nga kerkuesi se duhet te ishte pyetur deshmitarja nese kerkon te perfitoje nga e drejta e perjashtimit nga detyrimi per te deshmuar , nuk mund te pranohet si nje argument juridik kur ai (argumenti) bie ndesh me logjiken njerezore dhe juridike (non sens) , ku ne rastin konkret ,kur bashkshortja shfaqet si kallzuese , apo e demtuar bga vepra penale gjykata nuk ka pse te pyes nese do te deshmoje ,sepse fakti qe ka bere kallzim ,apo eshte e demtuar , kerkon qe ndaj bashkshortit te filloje nje procedim penal , ku dihet se qellimi i kallzimit eshte fillimi i procedimit penal dhe ndeshkimi i personit te kallzuar ,dhe jo mbrojtja e te pandehurit dhe sekretit familiar, qe perben qellimin primar te nenit 158 te K.pr.Penale . 22- Ne doktrinen juridike shqiptare ,pranohet se Kodi yne i Procedures Penale eshte nje inkorporimim I kodit te procedures penale Italiane , dhe nese do ti referoheshim per analize ,argument shtues (shiko Vendim unifikues nr 4 date 15.04.2011) por jo si legjislacion qe meret parasysh nga Gjykata Lart ,dhe Gjykatat e faktit ne zgjidhjen e ceshtjeve konkrete , rezulton se ne nenin 199.3 dhe reference te nenit 307.4 te ketij kodi parashikohet detyrimi per te deshmuar kur bashkshorti shfaqet si subjekt ankues ,kallzues apo i demtuar nga vepra penale dhe vendoset ne stad te njejte procedurial me deshmitaret e tjere duke e zhveshur ate nga privilegji ne procedim . 23- Ne kete kuptim dhe kontekst te normatives 158 “b” , te K.pr.Penale ku parashikohet bashkshorti , si subjekt qe perfton nga e drejta e “perjashtimit nga detyrimi per te deshmuar” eshte e detyruar per te deshmuar kur shfaqet si ankues, kallzues ,apo i demtuar nga vepra penale . 24- C’ka ben qe gjykata gjate shqyrtimit gjyqesor , , “kur operon per marjen e nje prove ,te parashikuar nga neni 158 dhe si subjekt shfaqet bashkshorti ne pozicionin procedurial te ,ankuesit ,kallzuesit ,ose te demtuarit nga vepra penale , nuk eshte e detyruar ne zbatim te paragrafit 2 te kesaj dispozite ta njoh me te drejten “ e perjashtimit nga detyrimi per te deshmuar” dhe te pyes nese do te perfitojne nga kjo e drejte” . 25- Nisur sa me lart ,fakti qe si Gjykata e Shkalles pare Tirane ,edhe ajo e Apelit ,nuk e kane pyetur deshmitaren ,bashkshorte e te pandehurit ,me statusin e personit kallzuesit penal ne procedimin penal ,ben qe deshmia te jete mare ne perputhje me nenin 158 “a” te K.pr.Penale , si rrjedhoje e saj , vendimi ne vecanti dhe procesi ne pergjithesi eshte mare dhe zhvilluar ne konformitet te plote me dispozita e K.pr.Penale. PËR KËTO ARSYE Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/a te K.Pr.Penale, V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.179, date 19.3.2012 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe te vendimit nr.328, date 26.6.2012 te Gjykates se Apelit Tirane, mos pranimin e rekursit per shkaqe te pa bazuara ne ligj . Tirane, me 19.3.2013 MENDIM PAKICE 1. Un gjyqtari ne pakice ,nuk jam dakord me argumentimin dhe interpretimin e bere nga ana e shumices ,duke e perfshire bashkshortin ne ato subjekte te cilat per shkak te ankimit ,kallzimit apo se eshte I demtuar vete ose I aferm nga vepra penale te detyrohet per te deshmuar ,e per rrjedhoje te mos njihet me te drejten e perjashtimit nga detyrimi per te deshmuar dhe pyetur nese kerkon te perfitoje. 2. Ky qëndrim është I gabuar dhe vjen se rezultat I një keq interpretimi të nenit 158 te K.pr.Penale . Në një analizë të hollësishme të nenit 158 paragrafi parë , del se bashkshorti nuk përfshihet në kategorine e subjekteve që detyrohen për të dëshmuar kur janë ankues kallzues apo dëmtuar nga vepra penale , për rrjedhoje nuk kërkohet të bëhet interpretim I gjërë duke shtuar element . 3. Vendimi I shumicës bie në kundërshtim me natyrën e Vendimeve Unifikuese të Kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë ,natyra e së cilës nuk është shtimi I normës por interpretimi I saj ,dhe fakti që shumica e shton bashkshortin në një kohë që ligjvënësi nuk e përmend bëm të shkelet natyra e vendimarrjes. LUAN DOGJANI . Benula Lame :)
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 21:38:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015