KiE, asistencë për integrim në BE Bashkëpunimi me - TopicsExpress



          

KiE, asistencë për integrim në BE Bashkëpunimi me Këshillin e Evropës do të vijojë të ofrojë asistencë me qëllim përafrimin e legjislacionit dhe institucioneve shqiptare me praktikat dhe standardet evropiane në fushën e të drejtave të njeriut, shtetit ligjor dhe demokracisë. Kjo u nënvizua gjatë takimit që Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi me Drejtorin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Marco Leidekker. Zyra e shtypit e MPJ-së bën të ditur se z.Leidekker përgëzoi Ministrin për detyrën dhe vlerësoi veçanërisht dinamizmin e qeverisë së re, si dhe u shpreh se Këshilli i Evropës do të vijojë të ofrojë asistencën e tij bazuar në prioritetet që qeveria ka vendosur në përmbushje të agjendës së integrimit evropian. Ministri Bushati vlerësoi asistencën teknike të ofruar nga Këshilli i Evropës, realizuar përmes implementimit me sukses të një sërë programesh bashkëpunimi, në partneritet me institucionet shqiptare, mbështetur në Dokumentin e Bashkëpunimit Shqipëri – KiE për vitet 2012 – 2014.
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 10:34:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015