Kivanc Tatlitug, Princ Selimi në serialin “Sulejmani i - TopicsExpress



          

Kivanc Tatlitug, Princ Selimi në serialin “Sulejmani i Madhërishëm” Aktori i famshëm turk Kivanc Tatlitug i njohur per rolet e suksesshme në serialet ‘Gymysh’, ‘Ezel’ dhe së fundmi në “Kuzey Guney”, do të jetë pjesë e serialit më të ndjekur turk të momentit Sulejmani i Madhërishëm. Ai do të luaj rolin e Princ Selimit në moshë të rritur. Kivanc Tatlitug, ka arritur nënshkrimin e kontrates me ‘TIMS Production’ për sezonin e katërt të serialit që ka arritur një audiencë të konsiderueshme në shumë shtete të Ballkanit, Emirateve të Bashkuara dhe në Europë. Kivanc do jetë prezent me rolin e Princ Selimit gjatë gjithë sezonit të fundit të Sulejmanit të Madhërishëm, personazhi i të cilit do të bëhet edhe Sulltani i Turqisë. Lajmi u bë i ditur nga gazeta të ndryshme turke, ndërsa xhirimet e sezonit të katërt dhe të fundit do të fillojnë nga muaji shtator, në ‘cast-in’ e të cilit pritet të jenë edhe dy aktorë të tjerë të famshëm. #Meyrem
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 20:42:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015