Kompania kineze e internetit Alibaba Group posedon një numër të - TopicsExpress



          

Kompania kineze e internetit Alibaba Group posedon një numër të mirë të bizneseve, duke përfshirë faqet e famshme për tregti elektronike, një sistem të pagesave dhe një motor të rëndësishëm kërkimi. Dhe kjo nuk është e tëra, pasi që kompania kineze njihet edhe si investitor i bizneseve të reja. Motori më i ri i kërkimit për aplikacione - Quixey, sot ka njoftuar se ka arritur të marrë financim prej 50 milionë dollarëve nga Alibaba. Dhe kjo marrëveshje tregon qartë se Alibaba po e shtrin ndikimin e saj në edhe Luginën e Silikonit. Për ta dalluar veten nga motorët e tjerë të kërkimit, Quixey i lejon përdoruesit që të kërkojnë fraza që përshkruajnë një detyrë të veçantë, si "rezervimin e një fluturimi". Pas kërkimit me fjalët e caktuara, motori i kërkimit më pas i shfaq të gjitha aplikacionet mobile dhe softuerët për desktop të cilat janë në dispozicion për shkarkim, dhe të cilat ua mundësojnë përdoruesve që ta kryejnë veprimin apo detyrën e caktuar. Kohëve të fundit, Quixey ka filluar një program për t’i lejuar kompanitë të paguajnë që t’i kenë aplikacionet e tyre të sponsorizuara, duke i dhënë atyre vendosje më të mirë gjatë kërkimeve.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 06:50:59 +0000

Trending Topics



dy" style="min-height:30px;">
So now we must not wash our chicken. Is this the silly season
Terryville Chevrolet is looking for a night/weekend
A great two appointment implant case by Dr. Carlos Repullo, using
Caballeros parece que porque me toca , estaré de vacaciones como
TLC ❤️ December 29, 1966 Again Elvis bought a horse this
Greg Koch: my daughter laughs at me because I tell her how I like
PSL Was a classroom...... - Platinum Stars would be the boy who

Recently Viewed Topics




© 2015