Komuna e Pejës ka mbajtur akademi mortore për ish Drejtorin e - TopicsExpress



          

Komuna e Pejës ka mbajtur akademi mortore për ish Drejtorin e Urbanizmit Ukë Kelmendi Në një ceremoni mortore të organizuar nga Komuna e Pejës, i është dhënë lamtumira e fundit aktivistit dhe ish Drejtorit te Urbanizmit në Komunën e Pejës,Ukë Kelmendi nga Rugova e Pejës. Ukë Kelmendi ishte një njeri intelektual që doli nga nje familje e shkolluar dhe intelektuale Rugovase nder breza i cili dha kontribut të çmuar për çështjen kombëtare.Pranoni ngushellimet e Institucioneve të Pejës dhe të qytetarëve të saj me porosin që të jeni të fortë për familjarin që keni humbur, ju familje e nderuar Kelmendi dhe ju bashkeveprimtarë të tij tha ndër të tjera Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha drejtuar të pranishmëve.
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 20:40:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015