Komuna e Pejës ne partneritet me ATB përmbyllën pilotprojektin - TopicsExpress



          

Komuna e Pejës ne partneritet me ATB përmbyllën pilotprojektin turistik Seenet Organizata ndërkombëtare joqeveritare “Asociacione Trentino Con il Balcani”(ATB) nga Italia, së bashku me Komunën e Pejës dhe organizatat vendore turistike kanë bërë sot mbylljen e pilotprojektit “Seenet” i cili për qëllim ka zhvillimin e turizmit në viset rurale, në katër fshatrat e zonës së Rugoves. Në kuadër të këtij pilotprojekti janë përfshirë objektiva që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve për një turizëm të duhur, duke ndërtuar shtëpi akomoduese për vizitorët turistë, shtigje të ecjes, muze me traditë rugovase, ngritje biznesesh dhe shenja orientuese. Me mjete të drejtëpërdrejta kanë kontribuar krahas organizates italiane edhe Komuna e Pejës, kurse lider implementues ishte “Rugova Experience”, ndersa partnere bashkeimplementuese edhe organizatat joqeveritare “Era Group” së bashku me “Marimangat e Pejës”. Në shpalosjen e të arriturave para publikut të interesuar rreth pilotprojektit “Seenet”, Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha ka çmuar kontributin e dhënë në bashkëpunimin dhe realizimin e këtyre të arriturave, duke mundësuar që kështu ta bëjmë Pejën vendin e parë botëror turistik, ndërsa është shprehur i bindur se me përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm nuk do të përfundojë bashkëpunimi i Komunës me organizatat ndërkombëtare sikurse është ATB. Nga ana tjetër, presidenti i organizatës së ATB-së, Mauricio Camin, ka thënë se projekti “Seenet” ka bërë që të lidhen këto dy vende, Peja dhe populli italian, ndërsa ka shtuar së bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me projekte tjera. Më pas, me një organizim të përbashkët ka vazhduar aktiviteti në terren, duke mundësuar qe praktikisht të vizitohen ndërtimet e bëra ne kuader të projektit Seenet në fshatrat e Rugovës.
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 11:24:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015