Komuna e Pejës organizoi pritje solemne për Majlinda Kelmendi - TopicsExpress



          

Komuna e Pejës organizoi pritje solemne për Majlinda Kelmendi Kampione e Botës ne Xhudo Nën patronatin e Kryetarit Ali Berisha,Peja ka organizuar befasinë më të këndshme për pritjen solemne të Kampiones së Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendit, xhudistes Nora Gjakova dhe trajnerit botëror Driton Kuka.Në pranin e mijëra qytetarëve të figurave politike të prirë nga Kryetari Berisha,nënkryetari Lajçi të autoriteteve sportive e kulturore,me ovacione e duartrokitje frenetike është pritur krenaria e vendit tonë, Majlinda Kelmendi, e cila erdhi ne qytetin e lindjes pas triumfit të saj historik në kampionatin botëror të xhudos ku ajo e fitoi medaljen e artë. Suksesi i juaj është suksesi i të gjithë Kombit, i shtetit dhe qytetit tonë. Peja tashmë po e vërteton se është vatër e kampionëve. Ju, Majlinda dhe i gjithë ekipi juaj jeni udhërrëfyes i kësaj rinie të suksesshme Pejane dhe Kosovare si dhe jeni krenaria jonë. Fitorja e juaj është kolosale dhe shembullore për t’u pasuar nga pasardhësit tuaj. Komuna e Pejës ka qenë dhe vazhdimisht, zotohem sonte para jush, do të jetë në përkrahjen tuaj dhe klubit “Ippon”. Ju falëminderit, Majlinda, ju faleminderit Driton dhe ju Nora për sukseset e juaja, ka thënë ndër të tjera Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha para mijëra qytetarëve që kishin dalur për të madhështuar pritjen e Kampiones së Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendit. Unë po e shohë se fitoreja ime ju ka gëzuar më shumë juve se sa mua, e kjo më bën edhe më të lumtur që i gjithë populli gëzohet me të arriturat e mija dhe të klubit tim, ju faleminderit të gjithëve, ngase edhe unë jam një prej jush, ka thënë ndër të tjera Kampionja e Xhudos, Majlinda Kelmendi e shoqëruar nga trajneri Driton Kuka dhe Nora Gjakova, para publikut të Pejës. Mbrëmja ka vazhduar me një koncert festiv në sheshin e qytetit “Shkelzen Haradinaj” në Pejë.
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 20:29:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015