Komuna ime Kur isha i vogël e merrja hartën e Kosovës, e - TopicsExpress



          

Komuna ime Kur isha i vogël e merrja hartën e Kosovës, e shikoja ngadal, komunë pas komune, dhe shikimin e ndalja tek vendlindja ime – PODUJEVA. Gjithnjë i thosha vetes, nëse çlirohemi ndonjëherë nga okupatori me siguri se do të jemi një prej komunave më të zhvilluara, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Pse mendoja kështu? Çfarë ka të veçant Podujeva? Komuna e Podujevës përbëhet nga 78 fshatra, duke përfshirë edhe qytetin e Podujevës. Në aspektin komunikativ paraqet një transversale të rëndësishme përmes së cilës kalon magjistralja që lidh Kosovën me pjesët tjera të Gadishullit Ilirik (Ballkanik). Kufizohet me pesë komuna të tjera. Komuna ka një pozitë me të vërtetë strategjike dhe ka lidhje të rëndësishme transporti: autostradën dhe hekurudhën rajonale. Aeroporti është vetëm 40 km larg nga komuna, ndërsa në komunë është liqeni më i madh në Kosovë, Liqeni i Batllavës. Komuna e Podujevës ka sipërfaqe prej 633 km2 me mbi 85 mijë banorë. Shumica e banorëve i takojnë moshës së re nën 25 vjeçare. Shumica e popullsisë janë shqiptar. Podujeva është qytet i vjetër i Krahinës së Llapit, qendër administrative e Komunës së Podujevës. Shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës, ne fushëgropën e Llapit, nga pjesët kodrinore-malore të malit të Albanikut në perëndim dhe maleve lindore kosovare, në lindje. Dhe ky mendim e kjo dëshirë sikurse e imja ishte e të gjithëve, prandaj ndodhi lufta, sepse deshëm të jemi të lirë në tokën tonë, deshëm që për fatin tonë të vendosim vetë, e askush tjetër. Dhe ndodhi një organizim i mirëfillt ushtarak, nga njerëzit më të zot të Llapit, trima e trimnesha e derdhën gjakun për Kosovën e tyre, që NE ta gëzojmë lirinë që sot të jemi të lirë të qeverisim vetë. Në një vijë frontale prej 35 kilometrash Ushtria Çlirimtare e Kosovës konkretisht Zona Operative e Llapit, bëri betejat më të lavdishme të kombit. Nuk kishte medium botëror që nuk i shfaqte këto beteja që bëheshin në Llap. Erdhi çlirimi Gjithqka filluam nga e para. Gjithçka ishte shkatërruar nga pushtuesit por Liria ishte forca jonë, gjaku i derdhur për këtë tokë ishte inspirim për të gjithë ne, që ti përvishemi punës e të fillojmë rindëritimin e vendit. U mbajtën zgjedhjet e para lokale, dhe për habi çlirimtarët nuk fituan, ishte një lloj SUI GENERIS (lloj i veçant) që nuk kishte ndodh askund në botë. Fitojë Lidhja Demokratike e Kosovës, ajo që e kishte refuzuar luftën por jo anëtarësia e saj. Unë sapo kisha filluar gjimnazin dhe gjithëherë mendoja pse ndodhi kështu. Më vonë e kuptova, kur pata qëlluar edhe vet në disa fshatra se si propagandonte LDK-ja. Edhe sot turpërohem se si disa udhëheqës të LDK-s në Podujevë i quanin ushtarët e UÇK-s me lloj lloj emrash, frikësonin qytetarët se po fitojë ndonjë parti tjetër çdokush mund të bëhej kryetar komune por vetëm llapian jo – e tmerrshme... Çdo herë e luanin rolin e viktimës, kurse vet bëjnë lloj lloj gjërash pas shpine. Mund ta paramendoni se si në zgjedhjet e fundit lokale e qëndrore kryetari i LDK-s në Podujevë, Agim Veliu akuzonte kundërshtarët politik kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës pa asnjë fakt për kërcënime, kurse anëtarët e forumit rinor të LDK-s, të urdhëruar nga dega, dilnin natën i shqyenin posterët e partive tjera politike, billbordet e PDK-s i zhyllosnin me vajra, e shumë e shumë poshtërsi të tjera dhe prap e luanin rolin e viktimës, se kinse qenkan të kërcënuar. Por ti kthehemi qeverisjes 13 vjeçare të LDK-s në komunën e Podujevës. LDK-ja në Podujevë kishte ardhur në pushtet me premtime të mëdha, e sot 13 vjet pas, Podujevaa është ndër komunat më të varfura. Sot Podujeva ka shkolla të mbyllura, edhe pse për një mandat, Agim Veliu ka qenë Minister i Arsimit. Podujeva nuk ka zhvillim ekonomik, edhe pse votat më të shumta për LDK-n, kanë shkuar nga kjo komunë. Të vetmen gjë që LDK-ja e ka bërë në Podujevë është asfaltimi i disa rrugëve dhe ku 80 % kanë participuar banorët, 20 % komuna. Edhe asfalti është aq i holl, sa që brenda 6 muajsh rruga shkatrrohet. Është e vetmja komunë që ka aq shumë zona turistike malore, e nuk e ka asnjë turist. Unë po i përmend vetëm zonën e Kaqandollit rruga për Shalë të Bajgorës, që përfshinë një territor shumë të madh dhe zonën e bjeshkëve të Orllanit. Në bashkësinë lokale të Orllanit që përfshihet edhe liqeni më i madh, ai i Batllavës, shkojnë për ta vizituar me mijëra e mijera njerëz, por aty fitojnë vetëm 4-5 restaurante, askush tjetër. Prej fillimit deri në fund të mbysin mbeturinat. Ndërtimet vend e pa vend. Shkatërrimi i mijëra hektarëve me pisha. Aty bëhen gjërat më të tmerrshme nga keqpërdoruesit, thujase nuk ekzistonë inspekcioni komunal, apo se këtu nuk ekzistonë Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Unë kam paguar shpesh herë kur kam shkuar në liqen, dhe bileta që kushtonte nga 2 euro për vetura deri në 10 euro për automjete të rënda, mbrapa kishte nënshkrimin e Agim Veliut si kryetar komune, kurse ky ishte Ministër i Arsimit, pastaj deputet. Mund ta paramendoni vet lexues të nderuar se për çfarë keqpërdorimi bëhet fjalë dhe për çfarë shumash kemi të bëjmë. Kjo ka zgjat shumë vite. Komuna e Podujevës ka pas marrëveshje bashkëpunimi me krahinën e Tirolit (Austri) që shquhet për turizëm veror dhe dimëror, për ndërtimin e një spitali të mushkërive dhe ndërtimin e teleferikut në bjeshkët e Kaqandollit. Kërkesat e investitorit kanë qenë të thjeshta dhe të përballueshme por komuna nuk i ka plotësuar apo më mirë të themi i ka neglizhuar, çka ka sjell edhe largimin e investitorit. Komuna e Podujevës është e binjakëzuar me qytetin e Manchester –it në Angli, por komuna ka qenë e pa aftë për të sjell diçka nga ky binjakëzim, përpos vizitave “zyrtare” që i quan kryetari i komunës, asgjë tjetër. Shumë më shumë kanë bërë iniciativat qytetare, të cilët kanë arritur edhe ndërtimin e një parku të paqes tek pishat. Ky park sot po shkatërrohet nga mos kujdesi komunal. E po për këtë park, sot gënjen para mediumeve drejtori i Drejtorisë për Kulturë kur thotë se parku mirëmbahet nga komuna. Po kjo drejtori i ka shkatërruar qendrat rinore duke bër politizimin e tyre, ku qendrën rinore në Podujevë e udhëheq forumi rinor i LDK-s. Pse këta zyrtar, që e kanë formuar edhe Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik nëse nuk dinë si të veprojnë, nuk e marin si shembull sa i përket turizmit, komunën e Pejës. E po këtë komunë nuk e udhëheq partia në pushtet, po një tjetër parti. Me që pika kufitare në Merdarë është në komunën e Podujevës, aty hyjnë e dalin shumica e mallrave që vijnë nga jashtë. Por nga kjo nuk fiton asgjë komuna. Sepse ishte e pa aftë që ta bënte një gjë siç e bëri komuna e Lipjanit, ku bizneseve të mëdha u’a dha pronën publike për 20 vjet duke mos i paguar tatim komunës, por kushti ishte që punëtorët të ishin vetëm nga Lipjani. Kurse komuna e Podujevës e kishte zonen ekonomike që nuk e shfryetëzojë kurr në Shtedim dhe Livadicë, e që as tani nuk ka asgjë prej asaj zone, sepse ajo as në letër nuk egzistonë, por vetëm në mendjen e kryetarit të komunës dhe Drejtorit të Kadastrit dhe Gjeodezisë. Kështu shkruante para pak kohe një medium, që nuk është demantuar asnjëherë nga komuna, e që i bije se është e vërtetë. Po ta lexojmë raportin e auditimit që i bëhet çdo vit komunës së Podujevës, aty gjeni keqpërdorime që fillojnë nga 50.000 euro e deri në 300.000 e 700.000 mijë euro. Komuna bënë pagesa me faktura pa vulë dhe pa datë. Aso faktura që në librari shitësi të pyet e doni me TVSH apo pa TVSH. Dukuria shqetësuese është ajo me veturat zyrtare. Ne çdo ditë e shohim edhe vet, se si në vikende parkingu i komunës është i zbrazët dhe ne i shohim se si keqpërdoren veturat zyrtare. Është e vetjma komunë që veturat e komunës nuk kanë llogo. PSE? Sepse kështu keqpërdoren më leht. Kjo do të thotë se Drejtoria e Administratës ekzistonë vetëm formalisht. E dini se si u investua parku në qytet e si krenohej ish kryetari Ilaz Pireva se po ndertohet një park i mrekullueshëm, e që ky park kushtojë hiç më pak se 100.000 euro. Sot është i shkatërruar plotësisht. Sa që tani edhe e kanë në plan ta rrënojnë tërsisht. Parku i ”RI” në qytet që po krenohet kryetari në largim, ka filluar të shkatërrohet nga mos kujdesi dhe pishat janë tharë të gjitha. Rregullimi i shtratit të lumit Llap që kushtojë qindra mijëra euro me sezonin e pranverës ka filluar të shkatërrohet. Nuk i duhet shumë, mjaftojnë shirat e vjeshtës dhe të quhet shëmtia e qytetit, sepse edhe tani kanë shpërthyer ujrat e zeza. Lexues i nderuar. Qeverisja komunale, asnjëherë nuk i përmend investimet që janë bërë në komunën e Podujevës nga Qeveria e Kosovës sidomos investimet e mëdha që janë 50 milon euro. Janë mbi 100 kilometra rrugë të shtruara deri në zonat më të thella malore. Janë investimet për nderitmet e objekteve kolektive, kanalizim, shkolla, objekte për nevoja të qeverisjes lokale, ndertimi i burgut të sigurisë së lart në Gërdofc etj. Të gjitha këto LDK, i quan para qytetarëve (me përjashtim të burgut) investime të saja. E turpshme. Deponit e bërllogut janë në mes të qytetit, shërbimet komunale janë në gjendje të mjerueshme. Shumicën e zyrave në komunë i gjenë të mbyllura gjatë orarit të punës. Korrupcioni ka mbuluar çdo nivel të qeverisjes komunale. Delegacionet e huaja thuajse nuk e njohin këtë qeverisje, askush nuk i viziton, me përjashtim tek tuk ndonjë. Prandaj, ti lexues i nderuar, sot ka ardh koha që t’i themi mjaf kësaj qeverisje. Unë, sinqerisht nuk kam asgjë personale me këto që i thash më lart, por duke pasur një ëndërr, endërr që duam ta bëjmë realitet, që komuna e Podujevës të jetë model për vendin, unë ju bëj thirrje, që ta shkëpusni kontratën me këtë parti, sepse është e lodhur dhe e dërrmuar. Ju e dini se në çdo vend demokratik të botës, maksimumi i qeverisjes janë dy (2) mandate, prandaj edhe këta janë lodhur dhe nuk kanë më ide se si ta zhvillojnë komunën, ashtu të pa zhvilluar. Këtë ëndërr që unë, ti dhe të gjithë NE e kemi për komunën tonë, që e duam shumë, do ta bëj realitet Partia Demokratike e Kosovës. Do ta bëjë realitet kryetari i ardhshem i Podujevës z.Naim Fetahu. Partia Demokratike e Kosovës – PDK, sot në radhët e saj në Podujevë ka ekspertët më të mirë, ka njerëzit që dhanë gjithëçka për këtë vend e nuk kursyen asgjë, ka vizionin më të mirë, ka elitën më të mirë politike, ka projektin më të mirë zhvillimor ekonomik, e ka RININ. Dhe krejt këtë e bën duke i pasur primare tri gjëra: PRONA, SHTETI, FAMILJA. Mos përto. Bashkangjitju projektit të Partisë Demokratike të Kosovës, PËR PODUJEVËN EUROPIANE. Më beso. Do të jesh shumë krenar. Ktheja dinjitetin komunës. Këtë nuk e bëj vetëm unë, këtë e bëjmë së bashku. Besart REXHEPI
Posted on: Sun, 27 Oct 2013 23:20:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015