Komunikata e sotme e federates se basketbollit kosovar : K O M U - TopicsExpress



          

Komunikata e sotme e federates se basketbollit kosovar : K O M U N I K A T Ë Federata e Basketbollit e Kosovës, edhe njëherë konfirmon dhe qëndron fuqishëm pas vendimeve të marra me datën 21.08.2013. Federata e Basketbollit e Kosovës si institucioni i vetëm i licencuar për zhvillimin e basketbollit është e hapur për bashkëpunim me çdo individë, shoqatë, klub lojtarë/e dhe vepron sipas Statutit dhe Rregulloreve në fuqi. Federata e Basketbollit e Kosovës është transparente dhe ka bërë publike se do të informohen të gjitha organet si MKRS, KOK dhe FIBA për zhvillimet e fundit në basketboll. FBK ka për obligim që të bëjë një informim të tillë, sidomos kur ka thyerje statutare të procedurave siç janë falsifikimet, kërcënimet dhe keqpërdorimet e dokumenteve zyrtare të FBK, gjë e cila është në kundërshtim me Rregulloren Disciplinore të FBK dhe ligjet pozitive në Republikën e Kosovës gjegjësishtë me nenet 398 dhe 399 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Zyrtarët e FBK jo vetëm tani por tashmë sa kohë ka theksuar se jemi nën monitorimin e vazhdueshëm të FIBA dhe ky informim vjen si rrjedhojë e marrëdhënies kontraktuale dhe obligimin statutar me FIBA jo si dëshirë e Bordit të FBK-së. Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrëdhënie kontraktuale dhe obligim Statutar t’i informoj këto organe për çka do që ndodhë në basketbollit të kosovës. Thyerja e fjalëkalimit të e-mail adresës zyrtare të FBK-së dhe vjedhja apo kopijimi i të dhënave zyrtare si dhe publikimi i tyre, fjalori i përdorur në media, rrjetet sociale, kërcënimet për Kuvend, falicifikimet të tëra këto janë pjesë e një fushate të egër, josportive, joetike e cila i tejkalon të gjitha kufijtë dhe suazat e arsyes dhe sportit. Këta persona të cilët kanë gojën plotë basketboll dhe mbajnë Kuvende zgjedhore ilegale ku zgjedhin organet joinstitucionle me premtime të llojllojshme “spastrimit dhe prerjes së kokave” dhe “ndryshimit të mëdha” janë autorë të veprimeve të lartëcekura. FBK edhe njëherë ftonë të gjitha klubet, shoqatat dhe delegatët që të marrin pjesë në Kuvendin STATUTAR ashtu siç e parasheh statuti i FBK-së që ky Kuvend të kaloj në frymë sportive dhe shoqërore e jo me mentalitet të “Kuvendeve” të qejfeve, dëshirave të individëve dhe grupeve të caktuara ku qëllimi kryesor i tyre nuk është promovimi dhe zhvillimi i basketbollit në Kosovës por e kundërta, promovimi i individëve dhe grupeve të caktuara e që janë skajshmërishtë të dëmshme për basketbollin e Kosovës. FBK qëndron pas të drejtës statutare që i jap Statuti dhe konfirmon fuqishëm që Bordi i FBK-së është funksional dhe legjitim si edhe të gjitha organet tjera të FBK-së dhe i mungon Kryetari dhe më pas pasonë plotësimi i vendeve vakante të cilët do të zgjedhet në kuvendin e rradhës. FBK edhe njëherë fton të gjitha klubet, shoqatat dhe delegatët që të veprojnë e punojnë në të mirë të klubeve dhe basketbollit të Kosovës e jo në interesa të ngushta individuale e grupore dhe me përfitime momentale. Ju përkujtojmë që Federata e Basketbollit të Kosovës nuk është pronë e askujt dhe se Federata e Basketbollit të Kosovës dhe basketbolli në Kosovë do të vazhdojnë aktivitetin e saj të mbarë pavarësishtë kush do ta udhëheqë, sepse ndërrimi i Kryetarëve, Bordeve dhe organeve tjera nuk ndodhë vetëm tek ne por të të gjitha federatat e të gjitha sporteve sepse është proces i përcaktuar me aktet normative të institucionit, por që duhet të respektohen procedurat paraprake ligjiore dhe e tëra kjo të kaloj në frym sportive siç na ka hije si sportistë që jemi. Ne ndihemi keq që në shoqërin tonë ka ende individë e grupacione që nuk përfillim mbarvajtjen dhe garimin legal, sportiv dhe shoqëror siç duhet të jetë, por përdorin forca të ndryshme si falsifikime, gënjeshtra të pafundme, e deri tek përdorimi jolegal i dokumentacioneve nga adresat zyrtare të FBK. Kjo mund të përmirësohet dhe FIBA të ketë prapë përshtypje të mirë të cilën e ka krijuar deri tani nëse ky Kuvend kalon pa këto procedura të cilat janë jo ligjore. Bordi i FBK dhe të gjitha strukturat tjera nuk kanë asgjë personale as me kandidatin e as me mbështetësit e tij sikurse po e bëjnë disa persona të cilët nuk i llogarisim si pjesë tjetër por me procedurën dhe me qasjen negative mediale dhe rrjeteve sociale, sepse me këtë opinioni po krijon përshtypje të gabuar dhe imponuese Shqetësimi i disave se do të dëmtohet FBK me njoftimin e FIBA-s apsolutishtë nuk kanë të drejt sepse këto kanë qenë vetëm një dëshmi ndërsa për rrjedhën e këtij procesi ata veq janë në dijeni edhe pa i informuar Ne, sepse sikurse e cekëm më lartë jemi nën monitorimin e tyre. Kjo nuk është bërë për kandidatin e as për ata të cilët e mbështesin por është bërë që njëherë e përgjithëmonë edhe tek ne si në cdo vend tjetër të respektohet institucioni, procedurat rendi dhe ligji. Edhe njëherë kërkojmë që të mbizotrojë arsyeja dhe ta kuptojnë të gjithë se kjo nuk duhet të merret si personale për akomodim sipas dëshirës së dikujt por duhet të kuptohet se jemi në shërbim të basketbollit e për këtë duhet ta bëjmë më të mirën. Me respekt, Federata e Basketbollit e Kosovës Prishtinë, 24.08.2013 .
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 14:23:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015