Komunikatë për media LDK-së i pengon pse Komuna po - TopicsExpress



          

Komunikatë për media LDK-së i pengon pse Komuna po punon! Ndonëse është e kuptueshme që në këtë vit zgjedhor, të ketë komunikata, deklarata e qëndrime që opozita akuzon poziten në këtë vit zgjedhor për çfarëdo teme, kësaj radhe në deklaratën e fundit të LDK-së dega në Pejë kishte një risi ku Komuna e Pejës sulmohej pse po punonë shumë. Në këtë deklaratë të subjektit politik LDK thuhej se Kryetari Ali Berisha po përvetësonë dhe është prezentë në secilit takim, në secilës ngjarje që ka të bëjë me pritjen e diaspores. Komuna e Pejës që nga viti 2008 kur z.Ali Berisha morri përgjegjësitë për udhëheqjen me Komunën e Pejës për herë të parë në Komunën tonë por edhe në Kosovë ka realizuar projektin ,,Peja pret Diasporën” , projekt ky nga atëherë është tradicional dhe është organizuar në secilin vit, siq po ndodhë edhe këtë vit. Në këto organizime që nga viti 2008 komuna në secilin vit dhe jo vetëm në vitin 2013, ka organizuar manifestime kulturore e argëtuese krejt kjo me qëllim që qytetarët tonë që jetojnë në mërgim të kenë mundësinë e përjetimit sa më të mirë të këtyre ditëve të pushimit të tyre. Sigurisht se aktivitetet në secilin vit janë shtuar me qëllimin e begatimit të mikpritjes së mërgimtarëve,. Shqetësimit tuaj, që Kryetari i Komunës z. Ali Berisha me bashkëpunëtorë po merë pjesë në takimet që organizohen për diasporen por jo vetëm për ta, është i paarsyeshëm ngase pjesënmarrja e zyrtarëve Komunal në këto aktivitete është detyrë Institucionale, është nderim për organizatorët , dhe është tendencë që këtyre manifestimeve tu jipet sa më shumë vlerë dhe rëndësi. Të gjitha këto manifestime kulturore që keni përmendur si Festivali I filmit te animuar “Anibar”, Lojërat e Rugovës, In to the Park, Festivali nderkombetar I filmit “Shqip film fest” e shume te tjere, janë organizuar nga Komuna apo janë përkrahë nga buxheti i Komunës. Sigurisht se në të gjitha këto aktivitete kemi marrë pjesë me shumë dëshirë aqë më parë pasi që kemi qenë akterë në organizimin e ngjarjeve. Akuza e juaj pse ne po marrim pjesë është qesharake dhe mendojmë se ishte dashur të bëhej ndonjë akuzë se pse spo organizojmë apo pse spo marrim pjesë në tubime për diasporen e jio të akuzohemi pse po marrim pjesë. Pse ky vit është vit zgjedhor në punën e Komunës dhe në kryerjen e detyrave të Kryetarit nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të zbatojmë projekte ngase me këtë detyrë qytetarët kanë ngarkuar Kryetarin e Komunës dhe zyrtarët e tjerë dhe sigurisht se në emër të qytetarëve të Pejës si gjithkund në botë flet dhe do të flas Kryetari i Komunës. Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë tendencë që të emrren merita për këto punë ngase këto do ti vlerësojnë qytetarët e jo partitë poltike, nuk ka pasur as njëherë tendenca margjinalizimit të të tjerëve. Komuna e Pejës është e përkushtuar të zbatoj objektivat dhe detyrat e veta normalisht si gjithnëj duke mos u marrë asnjë datë të zgjedhjeve apo data të tjera, ngase preukopimi ynë është të kryejmë përgjegjësitë që kemi nga besimi I qytetarëve. Datave të caktuara të zgjedhjeve do tu vij shpejtë koha dhe atëherë do të flasim e punojmë për ato data. Asnjëherë nuk e kemi bërë dhe as që do ta bëjmë zhvillimin e aktiviteteve për diasporen me qëllime tjera përveq të ndjenjava të sinqerta dhe mirënhjohjes dhe respektit së thellë që kemi për mërgimtarët tanë që bënë shumë për ne në të gjitha periudhat. Ne sigurojmë mërgimtarët tonë por edhe të gjithë qytetarët e tjerë që me gjithë këto akuza të pakuptueshme Komuna e Pejës do të vazhdonë edhe në vitet në vijim të organizon ngjarje dhe aktivitete për diasporen, duke shtuar në secilin vit ngjarjet dhe pjesëmarrjen.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 20:22:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015